web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndjekjet penale për korrupsion dhe pasuritë e sekuestruara/ Sa janë shifrat për vitin 2024 sipas raportit

27 Tetor 2025, 13:31, Aktualitet CNA

Ndjekjet penale për korrupsion dhe pasuritë e sekuestruara/ Sa

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, po raporton në Kuvend veprimtarinë e institucionit për vitin 2024.

Çela bëri me dije se në vitin 2024 janë filluar kryesisht 155 procedime penale që përbën rritje 12.32 % të numrit të procedimeve të filluara kryesisht krahasuar me vitin 2023.

“Rritja e numrit të çështjeve të filluara kryesisht është kërkesë e vazhdueshme, e cila pavarësisht se nuk është ende në nivelin e duhur nga viti në vit ka pësuar rritje. Një nga arsyet kryesore vijon të mbetet mbingarkesa, e cila kufizon prokurorët në ushtrimin e këtij diskrecioni ligjor.

Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për vitin 2024 kanë kryer hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 405 procedimeve penale. Ky proces i ka shërbyer si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 354 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm.

Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 538 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2361 pajisje fundore në përdorim të 2159 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.

Hetimi gjithëpërfshirës i kryer nga prokurorët e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm në kuadër të hetimit dhe ndjekjes penale për vepra në kompetencë lëndore të tyre, si dhe vlerësimi i të dhënave/indicieve të përftuara nga përdorimi i mjeteve të posaçme të hetimit, ka çuar në zbulimin e veprave penale të kryera në kuadër të krimit të organizuar dhe veprave penale të korrupsionit, në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posaçme. Të dhënat statistikore tregojnë se për vitin 2024, në zbatim Kodit të Procedurës Penale dhe të Aktit të Koordinimit Institucional, datë 15.12.2020 'Për rritjen e eficiencës nëpërmjet, bashkërendimit të Prokurorisë së Përgjithshme me Prokurorinë e Posaçme', prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë transferuar 67 procedime/referime penale, prej të cilave në Prokurorinë e Posaçme janë pranuar 61 procedime/referime ose 91,04 % e procedimeve të transferuara për grupvepra kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose të lidhura me detyrën, në kompetencë lëndore të asaj prokurorie”, tha Çela.

Më tej, Çela ka raportuar për të dhënat mbi procedimet për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën.

“Referuar të dhënave statistikore të vitit 2024, për grupveprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën në kompetencë të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur janë dërguar për gjykim. Gjithashtu vihet re një rritje prej 4.84% të të pandehurve të dënuar për 2024, krahasuar me vitin 2023.

Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 19 procedime penale dhe në kryerjen e hetimeve proaktive, në 34 procedime penale. Ky proces ka çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me juridiksion të përgjithshëm.

Nga 61 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 39 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën.

Të dhënat statistikore për vitin 2024 tregojnë progres në hetimin dhe ndjekjen penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 287 dhe 287/b të Kodit Penal, ku rezulton se janë regjistruar 251 procedime penale dhe 14 të pandehur. Ndërkohë 17 procedime me 33 të pandehur u dërguan për gjykim dhe 19 të pandehur rezultojnë të dënuar, Në këtë periudhë vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenit 287 të Kodit Penal, 13 procedime me 21 të pandehur janë dërguar për gjykim”, tha Çela.

Kryeprokurori Çela tha se për vitin 2024 në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm janë regjistruar 185 verifikime pasurore. Në kuadrin e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të Kodit Penal si dhe në zbatim të nenit 36 të Kodit Penal dhe neneve 274 dhe/ose 210, 190 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe në zbatim të ligjit nr. 10192/2009, pas kërkesave të prokurorëve gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive/aseteve kriminale në total, në kuadrin e 14 çështjeve dhe sekuestrime pasurie/asete kriminale në kuadrin e 35 çështjeve.

Më tej foli për pasuritë e konfiskuara në vitin 2024 ku rezultojnë sipas shifrave mbi 234 pasuri të sekuestruara në total me vlerë të përcaktuar mbi 290 milion lekë dhe 48 milion euro, ndër të cilat 125 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 314,679 m² dhe vlerë mbi 280 milionë lekë dhe 37 milionë euro, 62 pasuri të luajtshme rreth 1 milion euro dhe 67 llogari bankare mbi 10 milionë euro.

Treguesit e konfiskimeve gjatë vitit 2024 dëshmojnë për mbi 89 pasuri të konfiskuara, me vlerë mbi 163 milionë lekë, ndër të cilat 79 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 20,542 m² dhe vlerë mbi 90 milionë lekë, 3 pasuri të luajtshme, 4 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare, 1 titull pronësie dhe para kesh./ CNA





Lajmet e fundit nga