Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar këtë të hënë se ka filluar hetimin disiplinor në bazë ankese nga drejtuesi i Prokurorisë, ndaj magjistrates B. S., me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Hetimi disiplinor ka nisur prej ankesës për shkeljen disiplinore të parashikuar si “Shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me kryetarin, si edhe me personelin e administratës gjyqësore”, gjatë vitit 2024.
Sipas notës informative nga ILD:
Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor ndaj prokurores rezulton se:
Veprimet e magjistrates B. S. në kundërshtim me Standardet e Etikës janë sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personel të administratës gjyqësore. Shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e saj profesionale, e mund të jenë të rëndësishme vetëm me qëllim vlerësimin etik dhe profesional të saj, por janë të natyrës, që magjistratja duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore.
Sjellja dhe veprimet e prokurores, kryer me dashje direkte kanë sjellë si pasojë diskreditim të pozitës dhe figurës së magjistratit, si dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia. Fakti se kjo sjellje është kryer në zyrën e drejtuesit të prokurorisë, si dhe në zyrat ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre oficerë të policisë gjyqësore, pra brenda ambientit ku prokurorja ushtron funksionin, ekziston rreziku që të ndiqet edhe nga magjistratë të tjerë të së njëjtës zyrë prokurorie apo dhe më gjerë, pasi brenda së njëjtës godinë ndodhet edhe gjykata, çfarë nënkupton rëndësinë thelbësore që ka sjellja e magjistratit jo vetëm në ambientet e prokurorisë, por dhe jashtë saj.
Duke pasur parasysh natyrën e shkeljes disiplinore dhe ekzistencën e rrethanës lehtësuese, si shkelje për herë të parë, përvojën e pakët 2 vjeçare të magjistrates në funksionin e prokurores, ILD konkludon se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates B. S., përbëjnë “Shkelje të lehtë disiplinore”.
Qëllimi thelbësor i masës disiplinore është mbrojtja e interesit publik nëpërmjet deklarimit të përgjegjësisë disiplinore të magjistratit dhe marrja e masave aktive për edukimin e magjistratit, nëse një gjë e tillë është e mundur. Masa disiplinore përmbush edhe dy qëllime parandaluese: 1- parandalimin e posaçëm, pra që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe 2- parandalimin e përgjithshëm, d.m.th. që magjistratët e tjerë të kuptojnë, se një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates B.S., me detyrë prokurore e Prokurorisë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për shkeljen disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 2 shkronja “dh” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dh prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Vërejtje publike”./CNA
Komiteti i Organizimit të Maturës Shtetërore (KOMSH) ka ni...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka mbërritur ...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci ka bërë një...
Në Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës situata e ...
Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do ...
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dend...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortl...
Këtë javë u zhvillua faza e tretë e vlerësimit të kandidat...
Moti i keq që përfshiu vendin këtë të diel krijoi një sërë...
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, e hënë,...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me si...
Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Themeluesja e "Alehandro Group", Erjola Braho e ftuar në p...
Reshjet e orëve të fundit kanë bërë që përroi Glinë në Vau...
Sot janë bërë 70 ditë të plota nga mashtrimi publik i Erio...
Një letër e dërguar nga Sandro Pertini, ish-president i It...
Reshjet e shiut dhe përmbytjet vijojnë në Vaun e Dejës. Si...
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Edhe Ulqi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...