Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në parlament ku është diskutuar për projektligjin për “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.” .
Peleshi nuk nguroi të falenderonte ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, pasi ka qenë i interesuar të vazhdonte dhe të çonte përpara këtë projekt.
“Është e vërtetë që trashëguam një kredi të negociuar nga ministri i Financave i qeverisë së kaluar për të cilin nuk kam asnjë hezitim ta falenderoj sepse mendoj që ka qenë i interesuar edhe për shkak se përfaqësonte politikisht atë zonë ta çonte përpara këtë projekt. E kam fjalën për ministrin Ridvan Bode. Ama deri këtu se përtej kësaj çdo gjë që trashëguam ishte shkaku i vërtetë i vonesës së deritanishme të realizimit të atij projekti”, tha Peleshi.
Ndër të tjera, Peleshi ndau detajet që duke thënë se prjekti është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Korçën por për të gjithë Shqipërinë.
Ai ka ndarë lajmin e mirë që sot është negociuar me sukses dhe miratohet sot në parlament financimi i munguar për shkak të punimeve të paparashikueshme.
Sipas ministrit, ky projekt është i rrëndësishëm, i jep gjallëri një rajoni tjetër të fjetur por me shumë potencial për agroturizmin, pasuritë historike , kulturore , trashëgiminë pra që është zona e Mokrës, me një popullsi të shkëlqyer por që kanë qenë afër dhe larg.
“Trashëguam një projekt i cili ishte një projekt elektoral. Ju keni futur në fjalorin idomatik të Shqipërisë disa togfjalësha si asfalti elektoral është shpikur në kohën tuaj. Edhe ai ishte një projekt elektoral. Ne duhet të përshëndetemi për këmbënguljen jo për vonesën për hir të së vërtetës. Fatura e vonesës ju takon ju. Sepse projekti që trashëguam ishte një projekt i cili kishte pasaktësi ekstreme, diferenca nga një lot te loti tjetër në lartësi ishte jo me centimetra por me dhejtëra metra. Kështu që na u desh që të merrnim kohën të rishikonim projektin me procedura të cilat kanë burokaracinë e tyre dhe që na çuan në vonesë. Po sot vjen lajm i mirë që është negociuar me sukses dhe miratohet sot në parlament financimi i munguar për shkak të punimeve të paparashikueshme për shkak të projektit që trashëguam.
Megjithatë të jemi pozitiv. Ky projekt është i rrëndësishëm, i jep gjallëri një rajoni tjetër të fjetur por me shumë potencial për agroturizmin, pasuritë historike , kulturore , trashëgiminë pra që është zona e Mokrës, me një popullsi të shkëlqyer por që kanë qenë afër dhe larg.
Afër në distancë kilometrike por larg në distancë kohore për shkak të akseve të munguara të një rrugë normale”, tha Peleshi.
Ministri i Mbrotjes, theksoi se pas kësaj vjen një tjetër lajm akoma më i mirë, që ka të bëjë me korridoret që po marrin jetë.
Peleshi tha se është diskutuar, për mundësi alternative për të shkurtuar, për ta lehtësuar dhe për ta bërë akoma më komod këtë territor dhe të përshkueshëm në sa më pak orë, aty ku ndahet rruga Qukës Qafë Plloqë , afër Qukësit përtej Qukësit do të jetë me shumë gjasa dhe pika e lidhjes me korridorin që vazhdon pastaj në Maqedoni, në Bullgari dhe përfundon në Detin e Zi.
“Po ta vendosim në hartën e disa zhvillimeve të tjera shumë të rëndësishme besoj se lajmi bëhet akoma më i mirë për Shqipërinë dhe për kolektivitetin shqiptar , për korridoret shqiptare që sot po marrin jetë. Para pak ditësh ne ishim në Shkup në takim të përbashkët mes dy qeverive, ku morëm disa vendime të rëndësishme, të cilat kishin të bënin me jetësimin e disa projekteve pjesëbërëse të korridorit 8, korridori energjetik tashmë i ndërtuar me gazsjellësin TAP që kalon në këtë gjurmë dhe me linjën e intrekonjeksionit me Maqedoninë por edhe korrifor rrugor i cili do të gjejë dritën e zbatimit në segmentet e mbetura shumë shpejt. Kemi folur edhe për mundësi alternative për të shkurtuar për ta lehtësuar dhe për ta bërë akoma më komod këtë territor dhe të përshkueshëm në sa më pak orë, aty ku ndahet rruga Qukës Qafë Plloqë , afër Qukësit përtej Qukësit do të jetë me shumë gjasa dhe pika e lidhjes me korridorin që vazhdon pastaj në Maqedoni, në Bullgari dhe përfundon në Detin e Zi.
Kjo dalje e bën këtë korridor të rëndësishëm tani edhe për një gjë më madhore për sigurinë. Ky nuk është më një Korridor kontektivteti mallrash dhe njerëzish, nuk është thjesht një infrastukturë rrugore por kjo është një infrastrukturë e sigurisë. E kam thënë dhe një herë në këtë foltore. Vendet e Detit të Zi për shkak të luftës në Ukrainë ju është vështirësuar komunikimi, qarkullimi, tregtia dhe patjetër do të kërkojnë dalje të tjera', u shpreh Peleshi.
Më tej, Peleshi ka kritikuar opozitën për akuzat për Portin e Durrësit , duke thënë se po përpiqen të ndosin këtë projekt duke rezervuar një tjetër betejë boshe.
“Porti i Durrësit është alternative por nga Deti i Zit në Portin e Durrësit duhet korridori 8 , i cili do të lidhë vendet përreth Detit të Zi me Portin e ri të Porto Romanos në Durrës që është një lajm tjetër që ju doni ta ndosni dhe keni rezervuar një betejë tjetër boshe.
Doni të godisni pikërisht ngjarjet më madhore dhe historike të Shqipërisë. Doni ti ndosni e të mos i lini te kthehen në lajm dhe optimizëm për shqiptarët. Pra doni të vrisni hspresën e shqiptarëve. Nuk jeni në qeveri, nuk jeni në pushtet,nuk keni mundësi të bëni projekte dhe programe por ama mund të kontribuoni për të ardhmen e Shqipërisë duke mos vrarë shpresën. Të bëni politikë duke mos vrarë shpresën. Duke i dhënë alternativa qeverisë, duke dhënë ide zhvillimore jo duke vrarë çdo ide që del në horizont”, tha Peleshi./ CNA.al
Thellohet skandali me aferën e inceneratorit të Tiranë...
Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombët...
Mirel Mërtiri, është shpallur në kërkim për aferën me ...
Deputeti Dashnor Sula, ka folur në Kuvend për projekti...
Filozofja dhe politologia, Lea Ypi ka folur për librin...
Filozofja Lea Ypi ka zbuluar se jeta e saj si emigrant...
Gazetarja e BIRN, Sandra Bogdani ka hedhur dritë mbi prapa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e ...
Kryeministri Edi rama i është përgjigjur sërish opozitës l...
Ditën e sotme qytetarët e Divjakës kanë zhvilluar një prot...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dosja hetim...
Një sherr i nisur në ambjentet e një gjimnazi në Dibër...
Rëndohet pozita e ish deputetit Alqi Bllako tashmë i pande...
Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer...
Partisë Lirisë, ka denoncuar shkeljen e ligjit për ndërtim...
“Ky takim në kohë lufte kur bien bomba dhe godasin dikë di...
Një pyetje që e shtrojmë që në titull, më poshtë do të...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës pë...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar nga debate të shumt...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...