Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.
Ministria e Turizmit njofton se aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore.
Sipas saj, vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.
Për këtë arsye, ministria bën të ditur se do të vendoset bileta me çmim 50 lekë.
“Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.
Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.
Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.
Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.
Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.
Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.
Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë”, thuhet në deklaratën e mijistrisë./ B.A. – CNA.al
Mirel Mërtiri, është shpallur në kërkim për aferën me ...
Deputeti Dashnor Sula, ka folur në Kuvend për projekti...
Filozofja dhe politologia, Lea Ypi ka folur për librin...
Filozofja Lea Ypi ka zbuluar se jeta e saj si emigrant...
Gazetarja e BIRN, Sandra Bogdani ka hedhur dritë mbi prapa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e ...
Kryeministri Edi rama i është përgjigjur sërish opozitës l...
Ditën e sotme qytetarët e Divjakës kanë zhvilluar një prot...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dosja hetim...
Një sherr i nisur në ambjentet e një gjimnazi në Dibër...
Rëndohet pozita e ish deputetit Alqi Bllako tashmë i pande...
Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer...
Partisë Lirisë, ka denoncuar shkeljen e ligjit për ndërtim...
“Ky takim në kohë lufte kur bien bomba dhe godasin dikë di...
Një pyetje që e shtrojmë që në titull, më poshtë do të...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës pë...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar nga debate të shumt...
Mbrojtja e ish-deputetit Alqi Bllako, është paraqitur këtë...
Deputeti i PD Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...