“Shkollat do të jenë me turne”/ Mehmeti: Do të ulet niveli i sigurisë për nxënësit
Analisti Ndriçim Mehmeti ka folur për vitin e ri shkol...

Pak ditë më parë është ndarë nga jeta Mehmet Karakushi, një personalitet i njohur në Durrës, i cili më parë ka qenë ndihmës i Ramiz Alisë për shtypin.
Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta, ka dhënë një mesazh ngushëllimi Luan Rama. Ai e cilëson Karakushin një mik prej atyre që gjenden rrallë, e kur ke fatin t’i gjesh, të bëhen të çmuar e të pazëvendësueshëm.
Rama tregon se me Mehmet Karakushi është njohur tridhjetë e ca vjet më parë, kur ka qenë gazetar në “Zërin e Popullit” dhe ai Sekretar i Komitetit të PPSH për propagandën në rrethin e Durrësit.
Sipas tij, Karakushin nuk e bënte detyra të rëndësishëm, por thjeshtësia dhe dashuria e respekti për njerëzit, ndjenja e përgjegjësisë përballë tyre.
“Fjalë lamtumire:
Mirësia e fisme e Mehmet Karakushit
Edhe pse Mehmet Karakushi ishte pothuaj moshatar me babanë tim, unë e kisha mik. Madje mik e çfarë miku, prej atyre që gjenden rrallë, e kur ke fatin t’i gjesh, të bëhen të çmuar e të pazëvendësueshëm.

I tillë pra, i çmuar dhe i pazëvendësueshëm që e do të mbetet për mua Mehmet Karakushi, i cili me mirësinë e tij të fisme, të pazhurmë, por me peshë dhe përmasë imponuese që ia jepte karakteri i tij i veçantë si bartës i vlerave më të qenësishme të Hasit ku qe lindur e rritur, i bëri vend nderi vetes gjithkund ku punoi e drejtoi me devocion prej atdhetari dhe përkushtim e ndershmëri shembullore.
E kam njohur tridhjetë e ca vjet më parë; unë gazetar në “Zërin e Popullit” dhe ai Sekretar i Komitetit të PPSH për propagandën në rrethin e Durrësit. Por, ndryshe prej shumë sekretarëve që puna e gazetarit më mundësoi të njoh, Mehmet Karakushin nuk e bënte detyra të rëndësishëm, por thjeshtësia dhe dashuria e respekti për njerëzit, ndjenja e përgjegjësisë përballë tyre.
Fjalëpak dhe i matur, burrë fjale dhe shembull mirësie, përherë i qeshur e asnjëherë i yshtur të dukej ndryshe prej sa ishte, ndershmëria qe padyshim ajo që i dha vlerën e veçantë jetës së tij sa qe gjallë, dhe që e bën emrit të tij tash e mbrapa, një referencë përherë të nderuar dhe respektuar në memorien e të gjithë atyre që e njohën, që punuan me të apo që kanë dëgjuar prej të tjerëve për të.
Unë nuk besoj në jetën e përtejme, por besoj në mirënjohjen e përjetshme, të cilën, jam i bindur se Mehmet Karakushi e meriton plotësisht.
Lamtumirë e të ndrittë shpirti Mehmet Karakushi!”, shkruan Luan Rama./ B.A. – CNA.al
Analisti Ndriçim Mehmeti ka folur për vitin e ri shkol...
Në Shqipëri kamerat e sigurisë publike janë të një cil...
Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani, ka denoncuar ndër...
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëru...
Ekspertët e energjetikës kanë paralajmëruar se përpara...
Rikthimi i emisionit “Stop” në sezonin e ri televiziv do t...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar a...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po shkon në rrugën ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Mjafton t'u hedhim një sy të shpejtë fotove të liderit rus...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka folu...
Në vazhdën e të zgjedhurit si kreu i grupit parlamentar të...
Fotot e deputetit të video-skandalit erotik nga dhomat e h...
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë qenë të detyruar të pë...
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, ka bërë një rrëfim gjith...
Avokati dhe politikani i njohur, Spartak Ngjela, ka koment...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi shkar...
Fari Lleshi është një ish-i dënuar në Angli për trafikim q...
Më 23 gusht 2022 Qytetari i Parë, Bajram Begaj, 30 ditë pa...
Ish-kryetarja e LSI-së apo Partisë së Lirisë, siç së f...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...