Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani, ka denoncuar ndërhyrjen e Qeverisë në sistemin gjyqësor.
Duke iu referuar pyetësorit të Këshillimit Kombëtare, ku qytetarët pyeteshin se si mendonin për gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin, nëse duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë, Ristani ka paralajmëruar se do të ketë një ligj të ri.
“Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 për qind e popullit e mbështesnin 'po'-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht.
Mesa duket, populli sipas qeverisë, që njeh mirë dhe profesionalisht sistemin e drejtësisë, nuk duket të jetë dakord edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, e ka shpallur antikushtetues dënimin e gjyqtareve për vendimet e tyre dhe ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Penal për këtë çështje”, u shpreh Ristani.
Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Arben Ristani

Këshillimin Kombëtar, një letër dhe zarf që nisi qeveria para disa muajsh derë me derë, dhe që shkelej me këmbë nëpër hyrje banesash, besoj e mbani mend.
As Qeveria nuk e ka harruar, dhe do të kthejë së shpejti në ligj një prej pyetjeve, e cila po sipas qeverisë, është miratuar nga populli.
Pyetja 10, nga 12 gjithsej, ishte: Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë, nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin, ndërsa të tjerë thonë, se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi.
Si mendoni ju? Pyet qeveria.
Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 përqind e popullit e mbështesnin Po-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht.
Mesa duket, populli sipas qeverise, qe njeh mire dhe profesionalisht sistemin e drejtësisë, nuk duket te jete dakord edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, e ka shpallur antikushtetues dënimin e gjyqtareve për vendimet e tyre dhe ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Penal për këtë çështje.
Alarmi i parë që duhet ngritur, madje me gjithë fuqinë dhe mundësinë, është goditja me e rende dhe mu ne zemër, qe qeveria po planifikon ti japë sistemit demokratik shqiptar, duke rrënuar një nga shtyllat kryesore mbi te cilat ky sistem ngrihet, pavarësia e gjyqësorit.
Sa sipër, është e vetëmjaftueshme për të treguar gjëmën e radhës, por edhe dilema te tjera pasojnë.
Janë disa dilema që lindin:
Kush e përcakton nëse vendimmarrjet e gjyqtareve, janë ose jo, haptazi në kundërshtim me ligjin?
Pse duhet të ketë komisione apo ‘grupe të gatshme’, që ngrihen për të penalizuar gjyqtarët?
Pse duhet dubluar vetingu? Ka rënë besimi te vetuesit e huaj, apo ata janë pengesë dhe mund të kalojnë gjyqtarët apo prokurorë, që drejtësia e partisë nuk i preferon?
Sa mundësi ka qe një nismë e tillë, të përdoret si gjueti shtrigash. Pra, si rast për të eliminuar gjyqtaret e pabindur, ata që shkelin vijën e partisë, e me radhë.
Dhe, së fundmi, pse duhet të përfshihet ekzekutivi në përcaktimin e trupave gjyqësore dhe të gjejë se kush bën apo nuk bën?
Çfarë ndodh, në këtë rast, me parimin standard perëndimor të ndarjes së pushteteve?
Partia Demokratike e dënon këtë ndërhyrje të re flagrante të qeverisë në punët e gjyqësorit, dhe e cilëson si asgjë më shumë se përpjekjen e radhës për të zhbërë demokracinë dhe për te kontrolluar çdo skutë, apo kapur çdo zyrë të drejtësisë.
Kjo çorbë e prishur që po gatuhet në kuzhinën e qeverisë është alarm tronditës për sistemin demokratik. Ajo do të helmojë si sistemin e drejtësisë, ndërkohë të ekspozuar para brutalitetit qeveritar, por edhe atë pak besim të mbetur të qytetarëve te drejtësia e re./CNA.al
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëru...
Ekspertët e energjetikës kanë paralajmëruar se përpara...
Rikthimi i emisionit “Stop” në sezonin e ri televiziv do t...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar a...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po shkon në rrugën ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Mjafton t'u hedhim një sy të shpejtë fotove të liderit rus...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka folu...
Në vazhdën e të zgjedhurit si kreu i grupit parlamentar të...
Fotot e deputetit të video-skandalit erotik nga dhomat e h...
Meghan Markle dhe Princi Harry kanë qenë të detyruar të pë...
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, ka bërë një rrëfim gjith...
Avokati dhe politikani i njohur, Spartak Ngjela, ka koment...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi shkar...
Fari Lleshi është një ish-i dënuar në Angli për trafikim q...
Më 23 gusht 2022 Qytetari i Parë, Bajram Begaj, 30 ditë pa...
Ish-kryetarja e LSI-së apo Partisë së Lirisë, siç së f...
Ervis Martinaj, i zhdukur që nga 9 gushti, vijon të jetë k...
"Ne do të vendosim një 'kartë të shanseve' me një sistem p...
Ekosistemi i liqenit të Shkodrës, i cili ndahet mes Sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...