Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Korça, mbrëmjen e 13 gushtit ndezi dritat dhe atmosferën e edicionit të 19-të të Festës së Birrës, eventit më të madh veror në Shqipëri, që për pesë net me radhë do të mbledhë mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota.
Qyteti juglindor është veshur me ngjyrat e festës, ndërsa muzika, aroma e birrës dhe shijet tradicionale kanë mbushur sheshet dhe rrugicat e tij.
Hotelet janë prenotuar prej ditësh, lokalet janë plot dhe atmosfera ndihet kudo.
Ky vit sjell edhe risi, tetë kompani të birrës nga vendi dhe rajoni, tri kompani të nënprodukteve të mishit, dhjetëra partnerë të tjerë, Wi-Fi falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe hyrje pa pagesë, duke e bërë festën më të hapur e të aksesueshme për publikun.
Në një intervistë për mediat, kryebashkiaku Sotiraq Filo ka treguar rrugëtimin e Festës së Birrës, si eventin më madhështor veror në Shqipëri. Ndër të tjera, ai thotë se të pesta netët do të mbahen mend gjatë nga pjesëmarrësit.

"Ka startuar edicioni i 19-të i festës së Birrës, eventi më i madh veror në Shqipëri. Është një festë, e cila është konsoliduar, zgjeruar nga viti në vit për të arritur në përmasat që ka sot, siç e thashë një event madhor, me shumë gjallëri. Kemi pjesëmarrjen e tetë kompanive të birrave, që është e veçanta dhe kryefjala e këtij viti, shoqëruar me kompani të tjera të prodhimeve, produkteve ushqimore, për të vazhduar më pas me një komponent shumë të rëndësishëm, performanca artistike, e cila realizohet në një skenë madhështore. Do të jenë pesë net të mbushura me shumë gjallëri, me performanca të shkëlqyera muzikore, jemi kujdesur që të kemi pjesë të festës së birrës këngëtarë të ndryshëm, më të mirët e Shqipërisë, por edhe nga vende të ndryshme. Besoj se do të jenë 5 net për t'u mbajtur mend."
Mes turmës, ka njerëz që kthehen vit pas viti, por edhe të tillë që e vizitojnë për herë të parë. Një zonjë korçare që banon në Durrës tregon se ka ardhur në vendlindjen e saj vetëm për Festën e Birrës.

"Vijmë nga Durrësi posaçërisht për Festën e Birrës. Jemi korçare dhe vijmë vit për vit. Vijmë, prenotojmë hotelin dhe më pas shijojmë Festën e Birrës. Shumë bukur, këtë vit e kanë bërë shumë bukur. Dy net do rrimë, sot edhe nesër."
Por Festa e Birrës është kthyer edhe në një atraksion për turistët e huaj. Një turiste finlandeze tregon për CNA përshtypjet fantastike që ka krijuar në këtë event madhështor, duke premtuar se do të rikthehet sërish.
"Jemi nga Finlanda dhe vij për herë të parë në këtë event. Është atmosferë shumë e këndshme këtu, të bën që të duash të kërcesh. Korça është një vend shumë i bukur, s'kemi qenë më parë këtu, por ka historinë, kulturën e gjithçka. Do të qëndrojmë dy ditë në Korçë dhe do të kthehemi edhe nesër për Festën e Birrës."

Mbrëmja mblodhi bashkë edhe vizitorë nga kontinente të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një prej tyre, ish-pronar birrarie në Arizona, thotë se këtu gjen një përzierje perfekte të shijeve dhe energjisë. Miku i tij nga ana tjetër, tregon se Festa e Birrës është fantastike, ashtu si Shqipëria, prej së cilës ai nuk do të largohet kurrë.
"Unë kisha dikur një birrari në Arizona dhe mund të them që e dashuroj birrën. Atmosfera është fantastike këtu, muzika super, ritmi totalisht shqiptar. Birrat janë shumë të mira, me çmime të lira, ka vajza të bukura dhe të gjithë njerëzit duhet të vijnë të bëhen pjesë. Do të jem edhe të nesërmen ndërsa të premten kthehemi në Tiranë."
"Është viti im i parë që marr pjesë në Festën e Birrës. Unë në fakt jetoj në Tiranë, por jam nga Arizona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pëlqen shumë Shqipëria dhe s'kam ndërmend të largohem prej këtu. Jam shumë i kënaqur me çmimin e birrës, ka shumë shije të ndryshme, po kaloj shumë këndshëm. Do të vijmë edhe për dy net të tjera te festa."
Ndërsa nata e parë u mbyll mes tingujve të muzikës dhe gotave të ngritura, Korça i fton të gjithë të bëhen pjesë e festës që prej 19 vitesh është kthyer në simbol të verës shqiptare. Me ritëm, shije dhe mikpritje, qyteti premton net që do të mbeten gjatë në kujtesën e vizitorëve./ CNA
Zjarret kanë dëmtuar edhe monumentet kulturore. Sipas inf...
Ministria e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me situatën e z...
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përg...
Sipas të dhënave për situatën në Qarkun e Shkodrës, proble...
Në numrin e telefonit të gazetarit investigativ dhe bo...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjteje ka vle...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emerg...
Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka shprehur solidaritetin n...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur në listën e ...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar sot mbi pasojat e shumta ...
Korça ka ndezur mbrëmjen e sotme atmosferën e edicionit të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me si...
Shefi i sektorit të qarkullimit rrugor në DVP Korçë, Kleme...
Vatrat e zjarrit në zonën e Delvinës vijojnë të jenë aktiv...
Një vatër zjarri u përhap së fundmi në afërsi të Parkut Na...
Vatrat e zjarrit që vijojnë prej ditësh në zonën e Delvinë...
Zjarret në zonën e Delvinës, që janë përhapur masivisht që...
Zjarret e shumta të ditëve të fundit në vend kanë nxjerrë...
Zjarret e kësaj vere në vend kanë krijuar një situatë të p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...