
Kreu i kompanisë Emaar, Mohamed Alabbar, ka folur lidhur me ecurinë e punimeve në ndërtimin e Portit të Durrësit ku pritet të investohen plot 2 miliardë euro.
Ndërtimi i marinës turistike të Durrësit filloi në shtator. Puna ka ecur me ritme spektakolare dhe këtë e tregoi edhe vetë Alabbar në një intervistë për “Opinion”. Pikërisht firma që ndërtoi Dubain në krye të së cilës është Mohamed Alabbar tashmë po jetëson projektin në Portin e Durrësit.
Ai tha se brenda dy viteve mund të mbarojë puna me plazhin. E në një kohë që projekti po ecën në rrugën e duhur, zërat gënjeshtarë të propagandës dhe gjobaxhinjtë mediatikë tashmë "lotojnë" nga halli.
U tha se nuk ishte Alabbar, u tha se s’do të bëhej, por tashmë puna flet vetë. Mohamed Alabbar tregoi se do të bëhet një marinë e vogël dhe disa ndërtesa, do të pastrohen plazhi, rëra dhe toka.
E ndryshe nga se ishte folur lart e poshtë, vetë Mohamed Alabbar thotë se plazhi do të jetë publik, e sipas tij kjo është më e pakta që mund të bëjnë. Ky është pikërisht rasti kur çdo zë kundër duhet të kërkojë ndjesë publike.
Kur u nënshkrua marrëveshja?
Marrëveshja përfundimtare për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” nga qeveria shqiptare dhe “Eagle Hills Real Estate” u nënshkrua më 30 janar 2023.
Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, investitori Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i agjencisë për realizimin e këtij projekti.
Investitori Muhammed El Alabbar, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, tha se në Durrës do të zbatohen teknologjitë më të fundit që nuk janë përdorur as në Dubai dhe premtoi se nuk do të zhgënjejë nga rezultatet e punës.
“Eagle Hills” administrohet drejtpërdrejt nga zoti Mohammed El Alabbar, i cili është në krye të disa kompanive zinxhir. Ndërtimi i portit të Durrësit do të bëhet pikërisht nga njëra prej kompanive zinxhir të Alabbar-it. Bëhet fjalë për kompaninë "Symphony Real Estate Development" sh.p.k., e identifikuar me NUIS M11726006H, e cila zotërohet plotësisht nga subjekti “Symphony Invest Limited”, që në vetvete është pjesë e grupit të shoqërive të Z. Mohamed Alabbar, i cili prej vitesh është drejtues në kompaninë "EMAAR".
Gjobaxhinjtë mediatikë nxjerrin lajmin se Alabbar është tërhequr nga projekti
Në disa media qarkulloi lajmi se biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar, u tërhoq nga projekti për Durrësin.
Si qëndron e vërteta?
Nuk vonoi shumë dhe Mohamed Alabbar përgënjeshtroi gjobaxhinjtë mediatikë, duke mohuar kategorikisht lajmin për tërheqjen e tij nga projekti.
“Unë jam i befasuar nga këto lajme, zakonisht i injoroj thashethemet dhe shoh punën time. Këto lajme janë tërësisht të gabuara dhe spekulative. Po eci përpara me të gjitha detajet e projektit dhe nuk kam fare ndërmend të shes aksionet e mia në këtë projekt. Ju lutem vizitojeni personalisht zonën e projektit që ta shihni me sytë tuaj atë që po ndodh”, deklaroi Mohamed Alabbar në atë kohë.
Projekti që do ta shndërrojë Durrësin në Dubai
Investitori Muhamed El Alabbar ka konfirmuar se në Durrës do të zbatohen teknologjitë e fundit që nuk janë përdorur as në Dubai dhe ai ka premtuar se nuk do të zhgënjejë në rezultatet e veprës.
"Disa gjëra që po bëhen këtu janë më të përparuara se në Dubai”, është shprehur vetë Alabbar.
Mohamed Alabbar vetëm një ditë më parë në intervistë me Blendi Fevziun tha se investimet në Durrës do të jenë më të mira se në Dubai./ CNA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në fshatin Va...
Policia, në zbatim të ligjit dhe rregullave të qarkull...
Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimi...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...
KAS ka pranuar ankimin e Lefter Maliqit për rishqyrtim...
Këtë të premte ka pasur një fluks të madh në doganën e...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konf...
Katër persona të cilët tentuan të merrnin peng një 49-vjeç...
Dan Hutra dhe 3 të tjerë kanë kaluar në regjim të posa...
Nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mi...
Dy pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali, të cilat akuz...
Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasan...
Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar mëngjesin e kësa...
Ngricat dhe acari mund të kenë efekt shkatërrues për d...
Në pikat e kalimit kufitar është vërejtur një fluks i ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm p...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë një deklaratë të f...
Avokati Redi Ramaj ka folur lidhur me masën e marrë pë...
Sipas një raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogarid...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...