“Është zilja e gruas”/ Rama: Burrat shqiptarë janë të fortë jashtë shtëpisë
Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat në Kongresin p...

Sistemi arsimor mund të ketë, dhe ka realisht shumë probleme. Por, Ilir Meta i PL-së nuk është njeriu që i zgjidh ato probleme.
Meta nuk ka moral të flasë për arsimin, për braktisjen e shkollave kur ai nuk i ka prekur nga afër këto fenomene.
Ai nuk është shqetësuar kurrë se me çfarë parash do t'i dërgojë fëmijët në shkollë, me çfarë parash do t’ua blejë librat, me çfarë parash do t’ua blejë rrobat apo si mund të mësojnë fëmijët e tij në librat e shkarravitur, të dhënë falas.
Kjo, sepse fëmijët e tij kanë studiuar në Londër, se babain e kanë pasur President, kryetar Kuvendi, Ministër dhe çdo lloj pozicioni tjetër të mundshëm në shtet, i paguar nga taksat e shqiptarëve.
Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë së Ilir Metës dhe të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se ata kanë shpenzuar 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër.

Ndërkohë që Kryemadhi del dhe përlotet nëpër studio televizionesh dhe Ilir Meta herë lëshon deputetët dhe herë del vetë, duke u ankuar për sistemin arsimor, një sistem të cilin e ka injoruar, me dërgimin e fëmijëve të tij në Londër për shkollim.
Në ditën e parë të shkollës, pavarësisht fakteve të përmendura më lart, Meta del dhe ironizon Kongresin për arsimin dhe “vajton” analfabetizmin.
Me deklarata të një kënge të kohës së komunizmit, kohë për të cilën është thënë se ka qenë ish-agjent i sigurimit, Meta akuzon Ramën duke e quajtur kryeministrin e krimit që s’mund të jetë i arsimit.
Nuk mbaron me kaq, por gjuha shkon aty ku i dhemb më shumë, tek inceneratorët.
Me ndërrimin e emrit të partisë nga LSI në PL, Meta nuk ka mundur të ndërrojë bëmat apo korrupsionin dhe vjedhjen që dyshohet se janë kryer nën logon e LSI-së.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kreu i PL-së përdor edhe fëmijë që arsimohen në këtë vend, i cili Metës nuk i ka pëlqyer për fëmijët e tij, edhe pse ai ka mbi 30 vjet që ka udhëhequr në poste të ndryshme shtetërore.
Duke ua bërë kështu të pamundur edhe shkollimin e fëmijëve të tij në Shqipëri dhe jo më të fëmijëve të tjerë.

“Më lart më lart o shokë flamujt e kongresit", nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.
Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.
Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.
Kryeministri i krimit s'mund të jetë i arsimit.
Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t'i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.
Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës”, shkruan Meta në rrjete në sociale./CNA.al
Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat në Kongresin p...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin në Kongresin e A...
Partia Demokratike, përmes deputetes Ina Zhupa, teksa ...
Ambasada amerikane ka dalë me një reagim mëngjesin e sotëm...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në Kongresin e Arsimit, k...
Ndërhyrja në sistemin TIMS ka nisur që në muajin maj të vi...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke u ...
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka uruar vitin e ri shk...
12 shtatori shënon nisjen e vitit të ri shkollor për arsim...
“Red Bull Albania” ka organizuar mbrëmjen e sotme “Red...
Edhe Maqedonia e Veriut do të bashkohet me nismën e sh...
Është duke u prezantuar në këtë momente Abetarja e për...
Pas sulmit kibernetik nga Irani, është rikthyer sistem...
Bashkia Kamëz ka reaguar pak më parë për një denoncim ...
Çerdhja Nr.3 në Durrës është gati të hapë dyert nesër ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar sulmin terro...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Drejtue...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje krye...
Kryeministri Edi Rama deklaron se sistemet e pikave ku...
Presidenti Bajram Begaj, është kujtuar të komentojë su...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...