Korça kremton Krishtlindjen/ Imzot Joani mban liturgjinë në Katedralen "Ringjallja e Krishtit"
Besimtarët ortodoksë të Korçës kanë kremtuar festën e Kris...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Arkimandriti Anastas (Mamaj), anëtar i Sinodit të Hirshëm lexoi mesazhin e kryepiskopit gjatë liturgjisë Hyjnore kremtuese të zhvilluar në Katedralen "Ngjallja e Krishtit".

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, kryepeshkopi Anastas shprehet se ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja apo raca, por natyra njerezore.
Janullatos thotë se në epokën e ashpër dhe ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, të bëjmë gjithnjë qëndresë për paqe.
Mijëra besimtarë ndoqën nga afër meshën e mbajtur në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet, ndërsa uruan për sa më shumë begati e mirësi në familjet e çdo besimtari.
Mishërimi i Fjalës së Perëndisë, pra: “Fjala u mishërua dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14), vazhdon të mbetet ende një e vërtetë kryesore dhe një bosht i qëndrueshëm i mendimit dhe i jetës së tërë besimtarëve të krishterë.
Sikurse e pohojmë me vendosmëri në simbolin e besimit, ne besojmë në Jisu Krishtin, “Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve... Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari, dhe u bë njeri”.
Sipas shprehjes së mrekullueshme të Athanasit të Madh, “Ai u mishërua, që ne të hyjnizohemi”. Krishtlindja na zbulon dy faza të Planit Hyjnor: Së pari, ardhjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë në historinë e njerëzimit; së dyti, qëllimin e ardhjes, që është hyjnizimi i njeriut sipas hirit.
Gjithashtu, na zbulon se rruga e dashurisë është e vetmja mënyrë për ta bërë të mundur këtë qëllim. Krishti i mishëruar, i vërteti “Princ i paqes”, nuk “u shfaq në mish” si sundimtar me fuqi, njohje dhe pushtet njerëzor.
Perëndia i pafund dhe i paarritshëm mori natyrë të plotë njerëzore, duke theksuar vlerën e pamasë të njeriut. Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja, raca, njohuritë apo aftësitë e tij, por fakti që është njeri. Përkufizimi “në mish” përfshin çdo gjë materiale dhe shpirtërore që përbën njeriun. Në Personin e Krishtit, natyra hyjnore dhe natyra njerëzore i bëjnë vend njëra-tjetrës pa u tjetërsuar. Kemi të bëjmë me një ngjarje që është themeli i zbulesës së krishterë, që mbështet çdo vlerë dhe propozim të krishterë.
Krishtlindja shpall tërë gëzim se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Madje shpall se Biri i mishëruar i Perëndisë zbulon misterin e Perëndisë Triadik.
Kjo e kremte e madhe Zotërore e Lindjes së Perëndisë e ndriçon zemrën me qetësi, ngushëllim, KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË KRISHTLINDJE 2024 † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, klerit dhe popullit besimtar, bij fort të shtrenjtë me Zotin, “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16 ) “Ja Krishti lind, lavdërojeni; Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni!”. 2 † Αnastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu, optimizëm dhe bujari.
Por, mbi të gjitha, zbulon se Perëndia është dashuri. Dashuria e krishterë nuk është një shpërthim i papërcaktuar emocional, por një qëndrim jete, që shprehet në jetën e përditshme. Është një dritë hyjnore, që ndriçon në tërë qenien. Rrezet e saj i përkufizon në mënyrë shprehëse apostull Pavli: “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën.
Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitimin e saj, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë (1 Kor. 13:4-7).
Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji, një urtësi, një fuqi jopersonale, të cilit i afrohesh përmes aftësive menduese të trurit. Ai është Perëndi personal që dashuron dhe i zbulohet njeriut, i cili ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që e lartëson të gjithë qenien njerëzore. Perëndia, tek i cili kemi mbështetur jetën tonë, nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqësia. Ai vazhdon të jetë Emanueli, “Perëndia është me ne”, duke i dhënë jetës kuptim dhe përmbushje. Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konflikteve vrastare, përplasjeve shkatërrimtare.
Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshojnë furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi. Kisha nuk kufizohet thjesht në disa reflektime; ajo i kremton këto ngjarje në mënyrë dhoksologjike dhe i shpjegon përmes himneve. “Ja Krishti lind, lavdërojeni. Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhénë, ngrihuni!”. Në këto ditë kremtuese, ne që jemi besimtarë duhet të lartësohemi drejt një jete lavdërimi dhe dashurie.
Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash, “në Krishtin” vërtet të duash. “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndi dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Krishtlindje të bekuara! Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025!/ CNA
Besimtarët ortodoksë të Korçës kanë kremtuar festën e Kris...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e kris...
Mijëra besimtarë ortodoksë po kremtojnë Krishtlindjen, ndë...
Besimtarët katolikë mbushën në mesnatë kishat e tyre duke ...
Analisti Lutfi Dervishi ka deklaruar se mbyllja e Tik Tok-...
Pastori Akil Pano ka folur për Krishtlindjen si festë ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në një tryezë me t...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët ka...
Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë...
Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në makthin e qyteta...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi në v...
Makina të shumta, njëra pas tjetrës. Kjo është panorama që...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në muajin janar shqy...
Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe nj...
Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, "TikT...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Koso...
Si një vals fundviti i sinkronizuar në përsosmëri, nga 24 ...
Mandarina Klementine është një lloj shartese me portokalli...
Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për garant...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...