Kursi i këmbimit valutor/ Dollari dhe euro "të ngrirë"
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...

Besimtarët ortodoksë të Korçës kanë kremtuar festën e Krishtlindjes, një nga ngjarjet më të shenjta në kalendarin e Kishës Ortodokse.
Besimtarë të shumtë kanë ndjekur liturgjinë e mbajtur nga Imzot Joan Pelushi në Katedralen "Ringjallja e Krishtit", prej orës 9:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Në fjalën e mbajtur në këtë meshë, Imzot Joani ka uruar të pranishmit dhe të gjithë besimtarët për ditën e shenjtë të lindjes së Krishtit.
Ai ka dhënë mesazhe të forta për të kryer vepra të mira në shoqëri, për të qenë të dhembshur ndaj shtresave në nevojë e për t’i ndihmuar ata, për të qenë të drejtë dhe të dashur.
Imzot Joan Pelushi ka uruar në këtë Krishtlindje për më shumë dashuri, solidaritet, paqe e begati në çdo familje.
MESAZHI I KRISHTLINDJES. MITROPOLITI I KORÇËS, HIRËSIA E TIJ, IMZOT JOANI.
Lindja jote o Krisht Perëndi dhe Zot, i lindi botës dritën e dijes së hyjshme. Kështu këndojmë në përlëshoren e Krishtlindjes, sepse me të vërtetë, kremtimi i Lindjes së Tij gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën dhe shfaq para nesh dashurinë e pakufishme të Perëndisë për të gjithë njerëzit, pa përjashtim. Perëndia u bë si njëri nga ne që të na çlironte nga robëria e prishjes dhe të ndriçonte përsëri ikonën tonë të errësuar, duke i dhënë asaj bukurinë e parë. Perëndia u bë çfarë jemi ne, që ne të mund të bëhemi çfarë është Ai – shkruan Shën Ireneu i Lionit. Ky është lajmi më i madh dhe më i gëzuar i gjithë historisë njerëzore. Kjo ngjarje është gjithashtu një thirrje ndaj të gjithëve ne për t’u ndriçuar nga kjo dritë hyjnore. Afrohuni drejt Atij dhe ndriçohuni, dhe fytyrat tuaja nuk do të turpërohen (Ps. 34:5).
Himnologjia e Kishës, mbështetur në Shkrimin e Shenjtë, na thotë që Zoti i përjetshëm lindi në një shpellë si një djalë foshnjë. Lindja e Krishtit në një shpellë është një tregues i gjithë mësimit të tij: përulësisë, dhembshurisë, mirësisë, dashurisë dhe paqes, sepse Ai erdhi në botë për të na ndriçuar dhe për të na ndryshuar tërësisht. Ngjarjet e Lindjes së Krishtit kanë një dimension të dyfishtë. Ato janë ngjarje historike të ndodhura mbi 2000 vjet më parë, por kanë edhe një dimension të thellë shpirtëror, sepse çdo gjë që preket nga Perëndia e kapërcen dimensionin historik dhe bëhet trans-historike. Këto ngjarje janë aktuale për të gjitha kohërat dhe për të gjithë njerëzit.
Prandaj, në pritje të Krishtlindjes, ne këndojmë, gjithashtu, disa vargje të rëndësishme për jetën tonë shpirtërore: Hijeshohu o shpellë, gëzohu Bethlehem, përgatitu Efratha. Këto vargje na rikujtojnë vazhdimisht se ne të gjithë jemi thirrur për t’u përgatitur, që të mund të marrim pjesë thellësisht në gëzimin e kësaj ngjarjeje dhe që zemrat tona të pastrohen, të hijeshohen, të zbukurohen dhe të gëzohen si shpella e Bethlehemit, për të pritur Lindjen e Krishtit brenda nesh, ashtu siç shkruan Shën Pavli: deri sa Krishti të formohet te ju. (Gal. 4:19).
Kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarjeje në vetë qenien tonë, sepse vetëm kështu Ai do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën tonë dhe do ta drejtojë atë drejt një jete shpirtërore, drejt dritës dhe gëzimit të pa përshkruar.
Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri.
Jetë shpirtërore është përpjekja e përditshme për të jetuar sipas vlerave që vijnë nga mësimi i Zotit: dashuria dhe dhembshuria ndaj të gjithë njerëzve, përulësia, drejtësia dhe mirësia. Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfrit dhe për njerëzit në nevojë.
Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia.
Të dashur vëllezër dhe motra! Le të ndezim kandilin e zemrës sonë në burimin e dritës së vërtetë, sepse vetëm kështu do të ndriçojmë veten dhe shumë njerëz rrotull nesh. Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj t’ju uroj të gjithëve:
Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!
Mitropoliti i Korçës,
Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani./ CNA
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e kris...
Mijëra besimtarë ortodoksë po kremtojnë Krishtlindjen, ndë...
Besimtarët katolikë mbushën në mesnatë kishat e tyre duke ...
Analisti Lutfi Dervishi ka deklaruar se mbyllja e Tik Tok-...
Pastori Akil Pano ka folur për Krishtlindjen si festë ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në një tryezë me t...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët ka...
Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë...
Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në makthin e qyteta...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi në v...
Makina të shumta, njëra pas tjetrës. Kjo është panorama që...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në muajin janar shqy...
Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe nj...
Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, "TikT...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Koso...
Si një vals fundviti i sinkronizuar në përsosmëri, nga 24 ...
Mandarina Klementine është një lloj shartese me portokalli...
Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për garant...
Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij pub...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...