Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dorëhiqet nga shqyrtimi i çështjes së Veliajt/ Ja kush caktohet relator
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin e Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I.
Pas dështimit të një procedure të mëparshme të hapur gjatë këtij viti duket se është marrë vendimi që të tentohet edhe një herë për një nga procedurat më të debatuara të këtij viti fondi limit i së cilës është vendosur 39.2 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro.
Porti do të ndërtohet me fonde publike sikurse specifikohet dhe në dokumentet e tenderit dhe autoriteti kontraktor në këtë rast është Autoriteti Portual Durrës.
Në dokumentet e tenderit sqarohet se Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të zhvillojë procedurën e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar pa e ndarë atë në lote, bazuar në parashikimet e punimeve për objektin sipas kontratës: “Projekti i Detajuar i Portit të Ri të Integruar Tregtar të Durrësit në Porto Romano”.
“Autoriteti Kontraktues e gjen teknikisht të pamundur ndarjen e këtij projekti në lote të veçanta”, thuhet në këto dokumente.
Të njëjtat nënvizojnë se dokumentacioni teknik, duke përfshirë Raportin Teknik, Specifikimet Teknike dhe Parashikimin e Punimeve të përgatitur nga projektuesi, tregon qartë se proceset e punës për këtë objekt janë ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën.
“Prandaj, është e pamundur për Autoritetin Kontraktues të përcaktojë paraprakisht se cilat vëllime duhet të ndahen. Pjesa më e madhe e fazës së parë të zhvillimit të projektit për portin e Porto Romanos përfshin aktivitete të dragimit dhe bonifikimit, ndërtimin e mureve të kalatave dhe ndërtimin e dallgëthyesve.
Këto aktivitete janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ndarja e tyre në kontrata të veçanta rrit profilin e përgjithshëm të riskut të projektit për shkak të ndërveprimeve kontraktuale që krijohen. Bashkimi i të gjitha këtyre komponentëve në një kontratë të vetme eliminon këto ndërveprime kontraktuale, duke ulur mundësinë e pretendimeve kontraktuale dhe duke reduktuar profilin e riskut të projektit.
Gjithashtu, një qasje me një kontratë të vetme e bën projektin më tërheqës komercialisht për kontraktorët e kualifikuar ndërkombëtarë, duke rritur gjasat për marrjen e ofertave më konkurruese”, thuhet në dokument.
Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual në Durrës, ka zgjedhur modelin C2. Ky model parashikon një port që zhvillohet në breg dhe jo variantin C1 që parashikon zhvillimin në det.
Në fund të vitit 2022 gjatë prezantimit të projektit u nënvizua se projekti ka një kosto të konsiderueshme ndaj do të kërkojë angazhimin e fondeve buxhetore, fondeve të Autoritetit Portual, grante por edhe sektorin privat duke lënë kështu të hapur mundësinë e PPP. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.
Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV në atë kohë u nënvizua se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij./ Monitor.al
Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, "TikT...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Koso...
Si një vals fundviti i sinkronizuar në përsosmëri, nga 24 ...
Mandarina Klementine është një lloj shartese me portokalli...
Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për garant...
Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij pub...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur s...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, reshjet e p...
Porti i Vlorës ka regjistruar një rritje të fluksit të...
Në doganën e Kapshticës vijon të ketë një fluks të shtuar ...
Policia ka arrestuar 7 persona dhe ka proceduar 61 të tjer...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendj...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Voskopoja, një nga fshatrat e mrekullueshëm të Korçës ...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, bashkia e Gjirok...
Në prag Krishtlindjesh, sipërmarësi Gjergj Luca ka bërë nj...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informa...
3 orë zgjati protesta e opozitës në Tiranë. Protesta u zh...
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...