Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale përmes Zhvillimit të Përmirësuar të Karrierës dhe Masave Mbrojtëse për Sistemin Gjyqësor”.
Në fjalën e tij, Metani e vuri theksin së pari te praktikat që duhen ndjekur për të pasur një sistem drejtësie të fortë e të qëndrueshëm.
“Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi, ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri”, tha Metani.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ndal edhe te konstatimet e vërejtura gjatë veprimtarisë së punës së institucionit që drejton e që ndikojnë në cilësinë e punës e performancën e magjistratëve, e si të tilla duhen adresuar.
FJALA E PLOTË E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË:
Faleminderit për ftesën dhe mundësinë për të ndarë disa reflektime në kuadër të këtij takimi të tretë të përbashkët të institucioneve tona. Tematikat që do të trajtojmë sot si vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve, ndikimi i tij në zhvillimin e karrierës, si dhe siguria dhe infrastruktura e ambienteve të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë, janë çështje me një rëndësi të veçantë, pasi këto çështje nuk përfaqësojnë vetëm prioritete të institucioneve tona në ushtrimin e kompetencave ligjore, por janë gjithashtu themelore për garantimin e cilësisë së drejtësisë dhe respektimin e standardeve të shtetit të së drejtës. Sot, ky takim është mundësia jonë për të diskutuar dhe konsoliduar praktikat që mbështesin integritetin, pavarësinë dhe legjitimitetin e pushtetit tonë gjyqësor.
Kontributi i EU4Justice dhe Bashkimit Europian mbetet i domosdoshëm për implementimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi në Shqipëri, ku asistenca teknike e ofruar përkthehet në rritje të kapaciteteve dhe cilësisë së vendimmarrjes. Megjithatë, rolin kryesor dhe të qenësishëm duhet ta luajnë institucionet tona, të cilat duhet të marrin vendime dhe ku debati profesional duhet të shoqërohet me një analizë të mirëfilltë në nivel sistemik dhe planifikim strategjik.
Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri.
Vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve është një gur themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë. Ai nuk është thjesht një proces formal administrativ, por është një mekanizëm i rëndësishëm që garanton ex-ante integritetin dhe zhvillimin profesional të magjistratëve. Ky proces duhet të jetë i parashikueshëm, i qartë, i paanshëm dhe transparent. I mbështetur në indikatorë apo tregues të qartë dhe të matshëm, si dhe duke shmangur çdo aspekt subjektivizmi, apo ndikimi të jashtëm. Në praktikë, kjo do të thotë krijimin e një sistemi vlerësimi etiko-profesional që monitoron dhe vlerëson performancën e magjistratëve jo vetëm në bazë të rezultateve të punës, por edhe në përputhje me standardet morale, etike dhe profesionale. Një qasje e tillë siguron jo vetëm integritetin individual të magjistratëve, por edhe besueshmërinë e publikut në sistemin e drejtësisë në tërësi.
Një çështje që kërkon vëmendje të veçantë është gjithashtu dhe infrastruktura e pushtetit gjyqësor. Ndërkohë, në kushtet e rritjes së kompleksitetit të çështjeve gjyqësore dhe ekspozimit publik të pushtetit gjyqësor, edhe siguria personale e magjistratëve nuk mund të konsiderohet vetëm një çështje administrative, por ajo është një parakusht themelor për funksionimin e paanshëm dhe të pavarur të pushtetit gjyqësor. Në këtë drejtim, sistemi i vlerësimit etiko-profesional të magjistratëve dhe siguria apo infrastruktura janë procese të ndërvarura nga njëri-tjetri. Një magjistrat nuk mund të vlerësohet objektivisht në lidhje me integritetin e tij, apo cilësitë e tij profesionale në mungesë të sigurisë së tij personale, apo kushteve të mjaftueshme infrastrukturore. Në këtë aspekt, vlen të theksohet se mungesa e këtyre elementëve të rëndësishëm rrit mundësinë e gabimeve njerëzore, të ndikimeve të jashtme, ose të shkeljeve të etikës profesionale nga ana e magjistratëve.
Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij.
Për sa më sipër, personalisht vlerësoj se rezultatet e pritshme të këtij takimi nuk duhet të mbeten thjesht në nivel rekomandimesh. Ato duhet të shndërrohen në standarde të qarta dhe drejtpërdrejt të zbatueshme për vlerësimin etik dhe profesional të magjistratëve; mekanizma të qartë ligjorë për monitorimin dhe përmirësimin e karrierës së tyre; si dhe masa apo vendime konkrete për sigurinë dhe infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive. Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe bashkëpunimi ndërinsitucional, vizioni afatgjatë, planifikimi të mirë strategjik dhe buxhetor, si dhe duke integruar praktikat më të mira të Bashkimit Europian apo të Këshillit të Europës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie të pavaruar, me integritet dhe sa më profesional. /CNA
Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar në li...
Një banesë ka marrë flakë në fshatin Guras, konkretisht në...
SPAK ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku është god...
Ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ës...
Gjykata e Posaçme caktoi shtyrjen e seancës për shqyrtimin...
Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, ka vizitu...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në Konferencë...
Policia ka referuar në Prokurori materialet për Adriatik L...
Sot është mbledhur Komisioni i Ligjeve për rishpalljen nga...
Gazeta e njohur italiane "La Repubblica" ka publikuar sot ...
Një hetim i madh i publikuar nga "BBC" ka zbuluar se një d...
Një ditë më parë iu vendos tritoli një biznesi në Shkodër....
Parku Kombëtar i Lurës, i vendosur në zemër të Dibrës në ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e më...
Emrat e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesve...
Ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa siguri...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa sigurie për 5 zyrtarë...
Shkodra do të jetë më 21 dhjetor në qendër të vëmendjes së...
Këshilltarja bashkiake e opozitës, Ilda Zhulali deklaroi s...
Një nga njerëzit që rezulton se ka patur kontakte me Miklo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...