"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Intervistë me Sekretaren e Përgjithëshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
-Znj. Bregu, ndryshe nga tërësia e mesazheve të mbushura me përgëzime, shpresa e falënderime, një postim juaji i gjatë në "Twitter", ka përmbledhur rrugëtimin pothuaj të mundimshëm të Shqipërisë drejt një momenti historik, siç është hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Sa ka qenë "e merituar” pritja tridekadëshe për një popull që kur dilte nga një diktaturë mizore dhe varfëri ekstreme, thërriste “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”?
–Shqipëria si gjithë Europa është ende një projekt i papërfunduar. Dhe që të biem dakord që në fillim: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa,” është mbase i vetmi program politik në botë me gjashtë fjalë, por me gjenialitet politik, po aq sa “jak o dit’ e uruar që lint nga perëndon” e Rilindasve. Madje “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është i vetmi mendim i qartë i kompromisit politik në Shqipëri gjatë këtyre 30 e kusur viteve. E pranojnë të gjithë dhe nuk shahet nga asnjë.
Por siç thotë fjala e urtë: nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë. Ne jemi rasti tipik i marrjes me lehtësi të momentit të duhur. E kemi humbur kohën me pengesat absurde që i kemi ngritur vetes, me shpresë se po dëmtonim politikisht kundërshtarin pa u trembur se ndërkohë bota, Europa po jetonte kohë të reja me kriza të njëpasnjëshme dhe me shfaqjen e një brezi të ri politikanësh që garancinë e standardeve të procesit të anëtarësimit e shihnin te matricat e metodologjitë e procesit. Megjithatë, është ndër të paktat lajme pozitive që kemi marrë që nga 2014 në lidhje me rrugëtimin tonë në BE, ndaj përsëri them: më mirë vonë se kurrë.
-Nëse ju do të kthenit kokën pas dhe do të kërkonit “imtësisht” mes “arritjeve, zhgënjimeve, përpjekjeve, kokëfortësirave dhe paragjykimeve”, siç me të drejtë i rendisni, a do të mundeshit të gjenit një moment në historinë e 30 viteve të fundit, kur Shqipëria ka qenë vetëm pak milimetra larg një momenti si ky i sotmi? Një shans që nëse do të ishte rrokur në ajër, sot ndoshta do të festonim mbërritjen në një tjetër lloj destinacioni?
Disa. Po të mos kishtë ndodhur 1997 e keqfamshme për shqiptarët, sot do të ishim vend anëtar si Kroacia.
Po të mos kishim humbur kohë në 2011-2012 me estradë politike të opozitës së aso kohe, për të votuar 3 ligje, më saktë 2 ligje dhe rregullore të parlamentit, me zgjedhjen e Kryetarit të Qarkut të Fierit, në 2012 do t’i kishim çelur negociatat bashkë me Malin e Zi. Shqipëria vetëm në atë periudhë humbi tri herë shansin e marrjes së vendit kandidat. Dakord, ju thoni edhe Mali i Zi ka kaq vite që negocion, por nuk është më pranë anëtarësimit.
Edhe kjo është e vërtetë. Sepse procesi i zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perendimor, nuk është më i njëjtë me ç’ka qenë pas rënies së perdes së Lindjes.

Krizat ekonomike globale të njëpasnjëshme (që nga ajo e 2007-2008) kanë ndikuar në mungesën e “dëshirës” për zgjerim nga qytetarët e BE-së. Sondazhi i para ca ditëve në Austri, në lidhje mbështetjen qytetare ndaj zgjerimit të BE, është tregues tipik i faktit që sa herë BE bën një hap drejt zgjerimit, rriten tonet negative dhe bie mbështetja e qytetarëve, sidomos në disa vende anëtare skeptike.
Shkurt, kemi humbur kohën tonë, duke u dhënë më shumë kohë skeptikëve e teknikëve që të vendosnin një temp të ri për zgjerimin, pa u shqetësuar për kohën tonë të humbur.
-A mendoni se Bashkimi Europian ka qenë më pak “zevzek” në fazat e mëparshme të zgjerimit që ndodhën pas viteve nëntëdhjetë, gjatë të cilave u bënë pjesë e familjes së madhe europiane shumë shtete me kaluara të ngjashme me atë të Shqipërisë? A ka qenë shtimi domethënës i atyre që ju i quani pengesa në këtë proces, më shumë pasojë e qëndrimeve historiko-politike të lidhura me vetë Unionin apo ka ardhur prej prodhimtarisë së pasur të krizave politike, e cila Shqipërisë nuk i ka munguar kurrë në këto tri dekada.
Ne, e thashe, nuk jemi pa “gjynahe” këtë mes. Mbajtja peng e normalitetit politik të vendit se mos fiton pikë kundërshtari duke preferuar më mirë të humbasim kohë, pikërisht se në kohën e tjetrit nuk jemi dot heronj, është gati ciklike në Shqipëri.
Por çdo shkëputje nga e vjetra kërkon një projekt të ri. Në Ballkan ende qëndron i ngritur çarku i nacionalizmit. Dhe sa herë nacionalizmi, si ekzagjerim i patriotizmit kthehet e ringjallet, aq më në rrezik për të qenë vetëndëshkues jemi.
Tashmë që prej 19 vitesh, Ballkani Perendimor po rreket ndërmjet pengesave të ndryshme që të bëhet pjesë e BE-së, dhe që prej asaj kohe veç Kroacia mundi t’ia dilte të anëtarësohej.
Bashkimi Europian lindi si një proces politik, dhe për fatin e keq vitet e fundit vetëm kjo nuk ndodhi. Ideja e themeluesve të BE-së ishte një ide gjigante e afrimit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe e krijimit të një tregu të përbashkët në kontinent, për të provuar bashkimin si fuqi të transformimit. Gradualisht vendimet politike u ikën nga duart politikanëve, dhe u copëzuan nga burokratët, duke e futur në shumë raste procesin në kornizën e detyrimeve. Nuk dua të nënvlerësoj një proces të gjatë harmonizimi me BE-në, por përmbushja e kërkesave teknike nuk mundësoi liberalizimin e vizave për Kosovën, as përshpejtoi fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë po jetojmë mes një ndryshimi të madh në arkitekturën gjeopolitike. Përgjigjja pozitive e BE-së ndaj Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësimin në BE, rizgjoi edhe njëherë ato neurone/ndjesi politike duke na rikujtuar se anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces metodologjik i përafrimit legjislativ, por një akt politik. Dhe aktet politike nuk zgjasin një jetë.
Perspektiva europiane po humbi fuqinë e ndryshimit e transformimit të vendeve tona, ka humbur misionin. Dhe misioni kryesor sot është ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit.

– “Nëse Europa është një ide, mund ta bëjmë realitet në cilëndo qoshe të botës, edhe në zemër të kontinentit europian, në Ballkanin Perëndimor”. Këto janë fjalët tuaja. Si e shihni rolin e bashkëpunimit rajonal në të ardhmen, si katalizator në këtë proces pa kthim që nisi me hapjen e negociatave?
Nuk mund të këtë integrim europian pa bashkëpunim rajonal, por nga ana tjetër bashkëpunimi rajonal merr kuptim pasi qëllimi i përbashkët është integrimi europian. Koncepti i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 2014, kur nisi edhe Procesi i Berlinit. Bashkëpunimi ekonomik rajonal është mantra e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetet nga 76% e qytetarëve.
Ashtu sikurse BE, 65 vite më parë u përfshi në një projekt politiko-ekonomik, edhe vendet e Ballkanit Perendimor kanë nisur krijimin e një Tregu të Përbashkët për të shembur pengesa e barriera të ndryshme ndërmjet tyre, duke rritur bashkëpunimin ekonomik/ tregtar, të bazuar në modelin e Tregut Unik të BE dhe duke u përafruar me parimet dhe standardet e BE, duke mbajtur kufijtë e hapur përmes korsive të gjelbra për ushqim dhe ilaçe gjatë pandemisë, duke krijuar një zonë pa roaming, duke arritur njohjen reciproke për disa shërbime dhe licenca. Ky nuk është një proces që e largon rajonin nga integrimi europian, por përkundrazi, e sjell çdo ditë e më pranë tij.
Vizioni i përgjithshëm për një bashkëpunim të integruar ndërmjet veti dhe më pas me BE-së është pa dyshim një vizion i përbashkët. Kjo është njëra anë e medaljes. Ndërkohë që rajoni përafron gjithnjë e më shumë standardet me BE, ka ardhur koha që BE të përfshijë më shumë rajonin në politikat, programet dhe tregun e BE-së si pjesë e procesit të anëtarësimit.
-Një shumicë dërrmuese e shqiptarëve vazhdojnë të jenë mbështetës të palëkundur të anëtarësimit në BE. Disa e shohin si një “shkop” magjik që do u japë fund të gjitha problemeve të këtij vendi, ndërkohë që nuk është njësoj i fortë vetëdijësimi mbi detyrimet që burojnë nga ky proces. Cili është mesazhi apo këshilla juaj për shqiptarët, si një prej politikaneve me më shumë përvojë në çështjet e integrimit, në kuptimin e menaxhimit të pritshmërive dhe ndërgjegjësimit për atë që i pret në këtë pjesë të fundit të rrugëtimit?
Ka një poezi shumë të bukur poeti grek Konstandin Kavafis, “Itaka”:
“Në mendjen tënde e paç gjithnjë Itakën
Për ty qenka e shkruar të mbërrish atje
Në e gjetsh të varfër, Itaka s’të ka mashtruar
Me kaq përvojë, i mençur si je bërë,
do ta kesh kuptuar tashmë ç’kuptim paskan Itakat”.
Për çdo ditë që e bëjmë Shqipërinë, mundi ia vlen.
Intervistoi: Ermal Gjinaj
Kjo intervistë është pjesë e serisë së shkrimeve dhe intervistave “Media dhe Integrimi Europian”, të Institutit Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke./Bota.al
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rr...
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, u është përgjigjur të gji...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrim të zjarreve...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se duke u ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar sërish sot në lidhje me...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar foton ...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese. ...
Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tar...
Në ceremoninë e betimit të Presidenti të ri të Shqipër...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish kritikat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë, se përmes...
Dimensionet janë ende të paqarta, ka nga ata që e vlerësoj...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar për ngjarjet e...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar se njëri ng...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlon...
President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka u...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, do të njihet sot me ...
Një faqe webi “homelandjustice.re” po publikon disa dokume...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...