Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

Dimensionet janë ende të paqarta, ka nga ata që e vlerësojnë dëmin në disa milionë, të tjerë në disa miliardë euro. Kaq shumë para mund të kenë dhënë investuesit e vegjël në mbarë botën për një ofertë të pasigurtë me bimë kanabisi.
Juicyfields premtonte fitime gjigante
Firma me emrin Juicyfields ofronte të ashtuquajturin "E-growing" që nga viti 2020. Te Juicyfields investitorët mund të merrnin pjesë në mbjelljen, korrjen dhe shitjen e bimëve medicinale të kanabisit. Fitimet arrinin deri mbi 100 për qind në vit.
„Njerëzit thjesht nuk janë mësuar të bëjnë fitime të mëdha", kështu e mbrojti modelin e biznesit në fillim të marsit në bisedë me DW, Daniel Gauci, zëdhënës i sipërmarrjes dhe i "ngarkuari për inovacionin” në Juicyfields. Por ai nuk ishte i gatshëm t`i përgjgjej pyetjes, se si firma mund të arrinte fitime të tilla.
Mjeti më i rëndësishëm i firmës ishte një platformë online. Aty përdoruesit mund të blinin, të shisnin bimë, t'i menaxhonin ato në serra virtuale dhe të merrnin paratë që kishin fituar. Nëse bimët kanë ekzistuar ndonjëherë, është e paqartë pas ndodhive aktuale.
Sepse që nga mesi i korrikut përdoruesit nuk e kishin më të mundur të hynin në këtë platformë. Pak më vonë u zhdukën edhe përmbajtjet e firmës në platformat e mediave sociale. Që atëherë aludohet ajo, së cilës njohësit e kësaj dege i janë frikësuar gjithnjë, që Juicyfields është një mashtrim. Paratë e investitorëve janë zhdukur.
Sipas të dhënave të Juicyfields në platformë duhet të kenë qenë të regjistruar 500.000 përdorues. Ata vijnë nga Europa, Azia, Afrika si dhe Amerika Latine. Kufiri mininal i një investimi në kanabisin virtual ishte 50 euro, kufiri i sipërm teorikisht 180.000 euro. Paratë mund të hynin dhe të dilnin me anë të transfertave bankare apo me anë të kriptomonedhave si bitcoin.
Pagesat e fitimeve janë kryer pa probleme për një kohë të gjatë, siç e kanë siguruar vazhdimisht investitorët DW. Shumë investues të vegjël mburreshin me fitimet e tyre dhe shpesh derdhnin pastaj edhe më shumë para në këtë firmë. Disa kanë marrë madje edhe kredi. Juicyfields mbështetej në marketingun social, angazhonte influencer, ishte i gjithëpranishëm në panaire dhe investonte shumë para në reklama.
Në forume ka spekulime se çështja Juicyfields mund të bëhet aq e madhe sa mashtrimi me kriptomonedhën OneCoin - i iniciuar nga Ruja Ignatova. "Kryptombretëresha” është futur para pak kohe në listën e personave më të kërkuar nga policia federale amerikane FBI. Dëmi i shkaktuar nga OneCoin thuhet se arrin në katër miliardë dollarë.
Por për dimensionet e mashtrimit në Juicyfields deri tani vetëm mund të spekulohet. Vlerësimet shkojnë nga dhjetëra milionë deri në shuma që arrijnë miliarda. Sipas raportimeve të mediave një firmë juridike spanjolle, që përfaqëson investitorët e vegjël, pretendon se më shumë se nëntë miliardë kanë rrjedhur përmes "portofoleve" digjitale, kriptollogarive të Juicyfields.
Një rast mashtrimi si një triller policor

Ngjashëm si me rastin OneCoin po bëhet e qartë se Juicyfields është mbështetur, të paktën pjesërisht, në një skemë piramidale. Depozitat nga klientët e rinj përdoren për pagesat që duhen kryer. Janë përdorur po ashtu pjesë të të ashtuquajturit marketing me shumë nivele. Investitorët marrin bonuse, nëse mund të bindin të tjerët për produktin. Me sa duket shumë njerëz supozonin se në sektorin e kanabisit do të kishte fitime shumë të larta.
Kjo degë konsiderohet si një industri në rritje, që kur kanabisi është lejuar si produkt medicinal në shumë vende. Në Kanada dhe disa shtete të SHBA kjo drogë është legalizuar edhe për përdorim në kohën e lirë. Edhe qeveria gjermane po planifikon legalizimin e plotë.
Në Europë autoriteti mbikëqyrës spanjoll kíshte paralajmëruar që herët lidhur me Juicyfields. Autoriteti mbikqyrës gjerman Bafin për herë të parë vuri në dukje mospërputhjet në mars të këtij viti. Në qershor ai ia ndaloi Juicyfields-it të shiste bimë të tjera kanabisi në platformën e tij në Gjermani. Firma nuk e respektoi këtë vendim. Kështu ekipi hulumtues i DW edhe pas ndalimit pati mundësi të blejë një bimë virtuale.
Tani po bëhet e qartë, se investitorët ndoshta nuk kanë për t`i parë më kurrë paratë e tyre. Atmosfera në grupet e shumta të shërbimit messenger telegram, ku ata organizohen, është e ndezur. Në internet qarkullojnë disa versione për atë që ka ndodhur: më e përhapura është ajo se rusët që në fillim duhet të kenë planifikuar një mashtrim. Në një version tjetër dyshohet se pjesë të ekipit drejtues mund të kenë ikur bashkë me paratë.
Edhe emri i një firme me seli në Berlin shfaqet vazhdimisht. Ajo mban lidhje të forta në Zvicër, Lihtenshtajn dhe Holandë. Dhe Juicyfields ka nisur në Berlin. Kanë qenë ndoshta hetimet e policisë kriminale të landit dhe shtimi i presionit nga autoriteti mbikëqyrës, që çuan në zhvendosjen e kompanisë në Holandë nga fundi i vitit.
DW ka ndjekur ngritjen e firmës së dyshimtë për një gjysëm viti. Në podkastin investigativ, shumëpjesësh, në gjuhën angleze "Cannabis-Cowboys - a story about big dreams, juicy money, and a never-ending hype", reporterët e DW tregojnë historinë e firmës.
Bëhet fjalë për lakminë, pastrimin e parave dhe shërbimet sekrete si dhe ëndrrën e përjetshme për t'u pasuruar shpejt. Kërkimi të çon në plantacione kanabisi, festa të shfrenuara në hotele luksoze dhe në një kështjellë në Zvicër. Episodin e parë mund ta gjeni nga mesi i gushtit në faqen e DW anglisht./DW
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar për ngjarjet e...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar se njëri ng...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlon...
President i i Këshillit Europian, Charles Michel, ka u...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, do të njihet sot me ...
Një faqe webi “homelandjustice.re” po publikon disa dokume...
Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ngre pikëpy...
Bashkimi Europian hapi këtë të martë negociatat për an...
Prej disa ditësh, Shqipëria po “digjet” nga temperatur...
Është përkeqësuar situata nga zjarri në zonën e Bërzan...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një marrëzi rri...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas debatev...
Rreth 1 mijë policë janë angazhuar prej fillimit të ko...
Shtetasit e Indisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës pë...
Pas shpalljes non-grata të kryedemokratit Sali Berishë...
2 vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, në Bërzanë ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dëshminë p...
Sipas raportit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshë...
‘Hetuesit janë kthyer sërish në Laç, për të zbuluar fa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...