Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Procesi i lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz ende ngelet pezull. Sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, brezi 700 MHz (694-790 MHz), duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara.
Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.
Në raportin vjetor për Kuvendin të vitit 2025, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), bëri të ditur se as vitin e kaluar ky proces nuk është përmbyllur.
Në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) hodhi në konsultim publik projektligjin “Për lirimin e frekuencave të Dividendit të Dytë Digjital (DD2)”. Projektligji parashikon një kompensim total për operatorët audiovizivë në shumën totale prej 5.14 milionë eurosh.
Në vijim, AMA zhvilloi një takim konsultues me përfaqësues të RTSH-së dhe operatorëve privatë kombëtarë, ku u diskutua projektligji dhe u analizuan ndikimet e mundshme të tij në aspektin teknik dhe financiar.
Gjatë këtij takimi, operatorët parashtruan një sërë propozimesh dhe kërkesash të argumentuara, të cilat kishin për qëllim përshtatjen e kornizës financiare dhe metodologjike të kompensimit me realitetin ? tregut dhe me kostot aktuale të migrimit teknik.
Në përfundim të diskutimeve, operatorët propozuan ndryshimin e monedhës së llogaritjes së kompensimit nga euro në lekë, duke u bazuar në kursin e dhjetorit 2022, vlerësimin e kostove të pajisjeve në përputhje me çmimet reale të tregut dhe përdorimin e fondit të kompensimit vetëm për operatorët privatë kombëtarë, me përjashtim të RTSH-së.
Në vijim të procesit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka kërkuar AMA-s të përgatisë informacionin të përditësuar në lidhje me çdo ndryshim në konfigurimin teknik të infrastrukturës së rrjetit të ndodhur pas vitit 2022, i cili mund të ndikojë në planin e migrimit dhe në procesin e kompensimit financiar.
Me administrimin e informacionit nga operatorët, AMA ka kontaktuar dhe komunikuar me ekspertin e grupit të kontraktuar në kuadër të projektit të Bashkimit EEuropian Mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit” nnë itin 2022 dhe e ka ftuar atë të kontribuojë në vlerësimin e përditësuar të ndikimit dhe në përcaktimin e kostove që lidhen me procesin e lirimit të brezit DD2.
Eksperti do të kryejë vlerësimin e ndryshimeve dhe impaktin e tyre gjatë tri viteve të fundit, duke shqyrtuar mundësinë për ripërdorim ose përshtatje të pajisjeve ekzistuese transmetuese pas migrimit të frekuencës, mundësinë reale për të shitur ose riparuar pjesërisht pajisjet e zëvendësuara, si dhe relevancën e kostove standarde të fuqisë punëtore dhe vlerësimeve të ngarkesës së punës, duke marrë parasysh praktikat aktuale të tregut.
Sipas AMA-s, qëllimi i këtij vlerësimi nuk është rimodelimi i metodologjisë së përdorur në vitin 2022, por sigurimi i përputhshmërisë së saj me realitetin e tregut dhe parametrat e përditësuar në vitin 2026.
Shtrirja e komunikimeve celulare në brezin 700 MHz pritet të jetë hallka më e rëndësishme drejt adoptimit të teknologjisë 5G, në kuptimin e administrimit të spektrit, sepse teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave më të gjera). Bazuar në vendimin e Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017, vendet anëtare të BE duhet të lejojnë përdorimin e këtij brezi për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronike të lëvizshme.
Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3.5 GHz dhe 26 GHz. Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive. Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do të bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore.
Në vitin 2024, AKEP dha të drejtat e përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz, frekuencat e para që po përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri. /Monitor
Këtë të mërkurë u emërua në detyrë drejtori i ri i burgut ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar ...
Këtë të mërkurë ka dhënë dorëheqjen drejtuesi i Inspektora...
Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme ka njoftuar se GJKKO ...
Këtë të mërkurë është emëruar drejtori i ri i burgut të Du...
Drejtori i policisë së Lezhës, Islor Islami, ka dhënë sot ...
Një lajm i publikuar nga televizioni “Ora News” theksonte ...
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar vështi...
Gjykata e e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë një tjetër denonci...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar lidhur m...
Sot, në Gjykatën Penale të Tiranës u zhvillua seanca e rad...
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka ...
Në Gjykatën Penale të Tiranës sot është zhvilluar seanca e...
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ...
Mediat shërbëtore të kryebashkiakut të arrestuar për 13 ak...
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë re...
Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Pos...
Këshilli Bashkiak i Tiranës, që është caktuar të mblidhet ...
Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, fluksi i emi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...