Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej shkurtit të vitit 2025, në jo pak raste ka hedhur sulme dhe akuza në drejtim të kundërshtarëve të tij apo qytetarëve, në lidhje me origjinën, shkollimin e tyre apo dhe karrierën.
Kujtojmë këtu rastet kur dilte edhe nëpër intervista e i drejtohej faqes satirike “Lolita” si Anisa e Vithkuqit. Pra, tashmë i arrestuari me 13 akuza të rënda penale, dikur sulmonte njerëzit nga origjina. I sulmonte nga origjina, dikush që vetë është nga Paraspuari i njësisë administrative Tërpan, në Berat.
Një fshat që ka një distancë prej 121 kilometrash nga Tirana. Veliaj nga Paraspuari, erdhi dhe u bë kryetar bashkie në Tiranë dhe hiqet si “tirons” i vjetër.

Në Tiranë, Veliaj u bë kryebashkiak, jo për arsye të origjinës së tij, por për shkak të konjukturës politike. Me dy prindër ushtarakë të kohës së diktaturës, Erion Veliaj nga Paraspuari del dhe sulmon njerëzit për origjinën e tyre. Sulme këto që kryebashkiaku i arrestuar i bën nga mosplotësimi i tij personal.
“Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba”, deklaronte dikur Veliaj.
Në përgjimet e bëra në burgun e Durrësit, ku ndodhet që prej shkurtit të vitit 2025, të publikuara nga CNA, Veliaj i referohej ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Ulsi Manja, si katundar i ndyrë. Kryebashkiaku i Tiranës me origjinë nga fshati Paraspuar e përdor këtë fakt si term fyes për persona të tjerë.
Erion Veliaj e ka kompleks origjinën e tij dhe ai e ka shfaqur këtë kompleks në deklaratat e tij.
Po ashtu, Erion Veliaj, në një intervistë të disa viteve më parë doli dhe ofendonte djemtë shqiptarë, duke iu referuar si “zdromsa”. Etiketim, i cili më pas iu kthye në “boomerang”, pasi me fjalën “zdroms” të përdorur nga ai vetë, është Veliaj që etiketohet tani.
“Çunat shqiptarë janë zdromsa komplet. E kam seriozisht”, pati thënë Veliaj në një intervistë të para disa viteve.
Një tjetër rast ku Veliaj fyen qytetarët është edhe në protestat e zhvilluara për Unazën e Madhe. Teksa qytetarët protestonin për banesat e tyre në Astir, Veliaj iu referua atyre si shpellarë dhe barbarë që duan të shkatërrojnë. Apo rasteve të protestuesve te Teatri Kombëtar, që i etiketonte si “njerëz që s’kanë larë sytë”.
“Edhe për Bulevardin e Ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë”, deklaronte Veliaj.
Kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, i ka quajtur protestuesit ndaj tij si delirantë. Kujtojmë këtu rastin e protestave te parku i Liqenit Artificial, ku u referohet si tufë delirantësh që kacavirren për të dalë në televizor.
“Një tufë delirantësh që kacavirren për të dalë në televizor”, deklaronte Veliaj për protestuesit te parku i Liqenit Artificial.
Një tjetër kompleks që ka kryebashkiaku i akuzuar për 5 vepra të rënda penale është shkollimi. Kompleks, të cilin e shfaq duke sulmuar personat e tjerë. Diploma dhe shkollimi i Erion Veliajt kanë qenë gjithmonë temë debati me disa hije dyshimi. Erion Veliaj, një njeri i cili ka vetëm një diplomë të nivelit Bachelor, sulmon individë që janë shumë më të shkolluar se ai.
Mund të marrim si shembull këtu, padinë e tij qesharake në Administrative ndaj prokurorit Ols Dado, ku pretendon se Dado nuk ka kryer Shkollën e Magjistraturës.
Veliaj kërkon që Dado të mos jetë prokuror i posaçëm, pasi nuk ka kryer Magjistraturën, ndërsa Veliaj vetë ka thjesht një Bachelor, e konfirmuar kjo edhe nga universiteti “Grand Valley State” në një përgjigje për CNA. Një diplomë, me të cilën Veliaj, sipas legjislacionit, nëse do të punonte në administratë, do të ishte thjesht një vartës i ndonjë specialisti apo vartës i ndonjërit prej drejtorëve të tij të “5D”-së.
Ndërsa prokurori Ols Dado ka përfunduar shkollën me nota të shkëlqyera, është emëruar avokat, prokuror. Erion Veliaj nuk e pranon dot që dikush të jetë më i aftë se ai, më i shkolluar se ai dhe e ka shfaqur qartë këtë kompleks tjetër të tij ashtu si kompleksin e origjinës.
Kryebashkiaku i arrestuar për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, sulmon individët për karrierën e tyre. Bën sulme për karrierën një person, i cili, duke iu referuar shkollimit që ka, të cilin, siç e përmendëm edhe më sipër, nuk mund të bënte asnjë karrierë tjetër përveç se karrierë si vartës i ndonjë specialisti në administratë. Kaq, asgjë më shumë.
Duke u ndalur sërish te rasti i prokurorit Ols Dado, kujtojmë këtu se si Veliaj ka hedhur akuza për emërimin e Dados si prokuror apo dhe kalimin e vetingut, duke shkuar deri te padia në Gjykatën Administrative apo lobimet në Departamentin e Shtetit.
Prokurori Ols Dado është emëruar sipas të gjitha kritereve ligjore dhe ka kaluar me sukses të gjitha shkallët e vetingut. E ndërsa Erion Veliaj që e sulmon ka bërë karrierë politike si ministër apo kryetar bashkie, jo për aftësi apo shkollimin e tij të jashtëzakonshëm. Erion Veliaj ka bërë karrierë në sajë të partisë së tij, PS-së. E nisi nga "Mjaft"-i, ku protestonte ndaj Partisë Socialiste. Kaloi te "G99" e më pas u fut në "gjirin" e Partisë Socialiste, e cila dhe e solli në pushtet e i dha poste.
Veliaj e ka kompleks karrierën dhe nuk e pranon dot që të tjerët kanë bërë karrierë me aftësitë e tyre personale, pasi ai vetë dihet sa vlen. Kujtojmë kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ku kandidoi me G99 dhe nuk arriti të merrte as 1% të votave. Më saktësisht, në zgjedhjet e 2009, partia me të cilën ai garonte mori vetëm 0.86% të votave.
Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj për egon e tij personale apo për komplekset e tij, sulmon individë për origjinën, shkollimin apo karrierën./CNA
Këtë të mërkurë ka dhënë dorëheqjen drejtuesi i Inspektora...
Prokuroria e Posaçme ditën e djeshme ka njoftuar se GJKKO ...
Këtë të mërkurë është emëruar drejtori i ri i burgut të Du...
Drejtori i policisë së Lezhës, Islor Islami, ka dhënë sot ...
Një lajm i publikuar nga televizioni “Ora News” theksonte ...
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar vështi...
Gjykata e e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë një tjetër denonci...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar lidhur m...
Sot, në Gjykatën Penale të Tiranës u zhvillua seanca e rad...
Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka ...
Në Gjykatën Penale të Tiranës sot është zhvilluar seanca e...
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ...
Mediat shërbëtore të kryebashkiakut të arrestuar për 13 ak...
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë re...
Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Pos...
Këshilli Bashkiak i Tiranës, që është caktuar të mblidhet ...
Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, fluksi i emi...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka bërë ditën e sotme një kallëz...
Strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë këtë të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...