Çmimi i naftës/ Lëvizja "Shqipëria Bëhet" kallëzim në SPAK
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka bërë ditën e sotme një kallëz...

Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, fluksi i emigrimit të paligjshëm ka rënë në nivelet më të ulëta të regjistruara në një dekadë. Gjatë gjithë vitit janë identifikuar vetëm 380 raste hyrjesh të parregullta, përfshirë 255 mbërritje me varka të vogla, ndërsa pjesa tjetër janë zbuluar në porte ose brenda territorit britanik.
Autoritetet britanike e lidhin këtë rënie të fortë me marrëveshjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të nënshkruar në fund të vitit 2022, e cila përfshiu kthime të përshpejtuara të emigrantëve të paligjshëm, operacione të përbashkëta policore dhe goditje ndaj rrjeteve të trafikimit.
“Ky është një partneritet i konsoliduar, me rezultate konkrete,” tha drejtuesi i policisë së shtetit, Skënder Hita, gjatë një takim të martën me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, znj. Julia Sutherland. “Policia e Shtetit mbetet një partner i besueshëm dhe aktiv në garantimin e sigurisë, brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ai.
Statistikat tregojnë se struktura e emigrimit mbetet e pandryshuar. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që emigrojnë në mënyrë paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar janë meshkuj në grup moshën 18-39 vjeç, ndërsa gratë dhe të miturit përbëjnë një përqindje të vogël.
Të dhënat tregojnë se fenomeni regjistroi një rritje pas vitit 2020. Gjatë periudhës 2018–2020, autoritetet britanike regjistronin mesatarisht 200-350 raste në tremujor, që përfshinin hyrje me dokumente të paligjshme në aeroporte, porte ose persona të identifikuar brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë periudhë, mbërritjet me varka të vogla përbënin vetëm një pjesë shumë të vogël të rasteve. Situata ndryshoi ndjeshëm në vitin 2021, kur numri i shqiptarëve që përdorën rrugën detare të “Kanalit Anglez” filloi të rritet.
Në tremujorin e tretë të atij viti u regjistruan 241 shqiptarë që mbërritën me varka të vogla, ndërsa në tremujorin e katërt shifra u rrit në 551 persona, duke sinjalizuar shndërrimin e kësaj rruge në kanalin kryesor të emigrimit të parregullt drejt Britanisë.
Kulmi historik u arrit në vitin 2022. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2022, autoritetet britanike identifikuan 9,044 shtetas shqiptarë që mbërritën me varka të vogla, ndërsa në tremujorin e dytë të po atij viti u regjistruan edhe 2,194 raste të tjera. Në total, gjatë vitit 2022 u identifikuan mbi 13 mijë hyrje të parregullta, duke e bërë Shqipërinë një nga kombësitë kryesore në këtë rrugë emigrimi.
Pas këtij kulmi, trendi ndryshoi shpejt. Në vitin 2023, numri total i rasteve ra në vetëm 1,190 për të gjithë vitin, ndërsa mbërritjet me varka të vogla u reduktuan ndjeshëm në disa dhjetëra ose qindra për tremujor.
Rënia vazhdoi edhe gjatë vitit 2024, kur autoritetet britanike regjistruan 840 raste në total gjatë gjithë vitit, një nivel shumë më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme./ Reporter
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka bërë ditën e sotme një kallëz...
Strategjia e kryebashkiakut Erion Veliaj ka marrë këtë të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Inspekt...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Raporti i fundit i Amnesty International për vitin 2026, i...
Pas ngjarjes së zjarrit në një komplekset e banimit pranë ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur m...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Gazetari Andi Tela ka deklaruar se drejtori i ri i Policis...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotm...
Një delegacion i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një taki...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në T...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...
Avokatja Adriana Kalaja ka folur për aferat korruptive në ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për licencimin e ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin për P...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...
Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...