Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Avokatja Adriana Kalaja ka folur për aferat korruptive në Shqipëri duke thënë se është paraja e pistë ajo që lidh nga A-ja te Zh-ja kullat, dorgën, qeverinë shqiptare, Kuvendin e Shqipërisë, madje sipas saj dhe Gjykatën Kushtetuese.
Kalaja ka hedhur akuza të forta duke thënë se ka gjyqtarë që paguhen me kriptomonedha.
“Ne shikojmë televizionet e inceneratorëve, ata që ne deri dje e mbani mend besoj, që na bënin reklama se si do ishte inceneratori, madje kanë kurajo e thonë dhe sot e kësaj dite, se sa mirë ishte inceneratori, që nuk ekziston akoma dhe sot e kësaj dite. Ndërkohë janë të njëjtat media që na bënin reklamat e Portit të Durrësit.
Dhe e gjithë lidhja që unë dua të bëj qoftë me këtë bankë, po qoftë edhe me situatën e transaksioneve financiare në Shqipëri, është paraja e pistë.
Kjo është A-ja dhe Zh-ja që lidh kullat, lidh drogën, lidh qeverinë shqiptare, lidh Kuvendin e Shqipërisë po të duash, lidh Gjykatën Kushtetuese po të duash. Se ka gjyqtarë që paguhen me kriptomonedha.
Ndërkohë, ajo që është më thelbësore, përveç që të gjitha siç e thashë, i lidh paraja e pistë, është roli i Bankës së Shqipërisë.
Pse Banka e Shqipërisë në momentet më decizive nuk bën rolin që ka kontrollues, auditues.
Tani ne jemi përpara, po e marrim fakt të kryer 50.000, 50.000 anëtarëve që sipas mediave online na kanë thënë që janë bërë anëtarë të kësaj banke.
Kemi 50.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj mbase, të cilët kanë dorëzuar gjeneralitetet, të dhënat e jetës së tyre. Dhe këto të gjithë, të gjithë, për sa kohë është një bankë me kapital të dyshimtë, me ortakë të dyshimtë, me lidhje të dyshimta, me historik zero... dhe me historik mbresëlënës në kuptim të veprave penale.
Pra, kemi përfshirë ne të gjithë në mënyrë harmonike, të përsosur, se si s'duhet të jetë një bankë. Pra, ne kemi Bankën e Shqipërisë që aprovon krijimin e një banke dixhitale me të gjithë treguesit që në fakt duhet të jenë kritere përjashtuese.
Tani, unë kam natyrë që domethënë vlerësoj punën e gjithsecilit dhe ne jemi përpara atij fakti që me gjithë problematikat dhe vështirësitë që ka Partia Demokratike, për shkak dhe të këtyre, se është e gjithë paraja e pistë që qarkullon në vend.
Unë nuk bëj pjesë në ata që ne denoncojmë lidhjet korruptive të Pallatit të djegur dhe ne akuzohemi ku është opozita. Domethënë, tjetri e djeg dhe e vjedh edhe e nxjerr lejen dhe thuhet ku është opozita.
Siç edhe banorët e Baks-Rrjollit apo kudo tjetër, votojnë qeverinë shqiptare, i shesin, pastaj thonë jo po e ka fajin Sali Berisha. Kështu që unë nuk bëj pjesë në këtë grup. Opozita dhe çdo qytetar shqiptar në këndvështrimin tim duhet të bëjë detyrën e saj. Dhe tani hajde t'i kthehemi pak rolit të Bankës së Shqipërisë.
Po ku ishte kjo Banka e Shqipërisë kur një kompani oligarkike bleu një bankë. Nuk lejohet. Nuk lejohet. Që një oligark që ka zotërime të mëdha në treg, sidomos pasuritë e paluajtshme, të blejë një bankë. U kalua në heshtje”, tha Kalaja./ CNA
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për licencimin e ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin për P...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...
Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirli...
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një reagim lidhur me r...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga parabu...
Një delegacion i partisë “Fratelli d’Italia” (Vëllezërit e...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 nga 11 të arrestuarit ...
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë lidhur m...
Gjatë diskutimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe ...
Një pasaktësi terminologjike e konstatuar në procesverbali...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Mund të fluturosh për në Korfuz në Greqi, pastaj mund të m...
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për protestuesi...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...
Komisioni i Arsimit nisi ndryshe seancën e sotme dëgjimore...
Televizioni “Ora News” publikoi një lajm se kryebashkiaku ...
Një projektligj i ri në Shqipëri, që është hapur për konsu...
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brends...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...