Protesta/ Kalaja: Jam goditur me skafandër në kokë, ai ishte momenti më i vështirë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Tiranë me përfaqësues të sektorit të agroturizmit, ka akuzuar opozitën për, siç u shpreh ai, “eksportim të baltës dhe helmit” nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian me qëllim goditjen e qeverisë.
Rama iu referua veçanërisht debatit për ndryshimet në ligjin për portet turistike, duke thënë se Partia Demokratike e Shqipërisë kishte ngritur shqetësime edhe në nivel ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Europian, duke e paraqitur çështjen si problematike.
Sipas tij, ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për të mos penguar investitorët që ndërtojnë projekte turistike në bregdetin shqiptar, veçanërisht kur bëhet fjalë për investime në prona private që përfshijnë edhe pontile apo marina të vogla.
“Investitorëve u kërkohet të bëjnë tender për pjesë të veçanta të projektit, si pontili apo marina, edhe kur ata kanë investuar tërësisht në zonë,” u shpreh Rama, duke e konsideruar këtë praktikë si pengesë burokratike që, sipas tij, ngadalëson zhvillimin.
Ai shtoi se Shqipëria ka mungesë të theksuar të pikave të ankorimit për anije turistike, duke theksuar se kjo nuk lidhet vetëm me marina të mëdha si ato të Durrësit apo Vlorës, por edhe me porte të vogla që mungojnë në gjithë bregdetin.
Rama kritikoi gjithashtu debatet politike rreth çështjes, duke i cilësuar ato si të shtrembëruara dhe të dëmshme për klimën e investimeve, ndërsa theksoi se, sipas tij, opozita nuk ka lidhje me administrimin e shtetit pas viteve të gjata jashtë qeverisjes.
“E para, më vjen mirë nëse e kam shpjeguar si duhet Paketën e Maleve sepse do duhet ta shpjegojmë shumë shpesh, sepse ka shumë “helm” që hidhet çdo ditë këtu, siç besoj mund ta keni parë, mund mos ta keni parë, rezistencën idiote që u bë për një ndryshim krejt të thjeshtë për portet në parlament, aq sa u vu alarmi edhe në Bashkimin Europian. U çua nga këtu atje, se në këtë pikë domethënë jemi i pari dhe unë jam i bindur, i fundit vend kandidat në historinë e zgjerimit të Bashkimit Europian, që “eksportojmë baltë dhe helm” nga kryeqyteti ynë drejt kryeqyteteve të tjera dhe u tha që “qeveria po ndryshon ligjin se do t'i japë oligarkëve portet pa garë’’.
Në fakt, ndryshimi është i domosdoshëm për të mos penguar dhe për të mos vonuar dhe marrë zvarrë, investitorët të cilët investojnë në bregdet në pronat e tyre, dhe vijnë me një projekt që ka dhe një pontil apo një marinë të vogël dhe përgjigjja që marrin është: “mund ta marrësh lejen për këtë pjesën tjetër, për pontilin dhe për marinën duhet bërë tender”. Sepse në ligjin ekzistues, normal, duke qenë se deti është nën administrimin total të shtetit, për portet turistike që ndërton, që nxjerr në garë qeveria, bëhet garë, ndërsa t'i thuash tjetrit që “ti investoje gjithë këtë këtu, po për parkimin, se porti është një parkim i anijeve, për parkimin do bëjmë një garë’’, i bie që të krijosh “territore luftrash” midis le njëherë që ai që bën investimin do të thotë “po heq fare pontilin’’.
Ne jemi një vend që kemi një defiçencë shumë të madhe me pikat e ankorimit në det, shumë të madhe. Qindra e qindra porte kanë të tjerët, ankorimi, dhe këtu s'flitet për porte si Marina e Durrësit apo si Marina e Vlorës që janë marina të mëdha turistike. Këtu dhe për porte të vogla dhe vëmë në diskutim këtë gjë. Pra, flitet për çdo gjë në mënyrë të mbrapshtë sepse nuk kanë dhe faj, nuk kanë dhe faj, u bënë kaq shumë vite që s'kanë lidhje fare me punët e shtetit”, tha Rama./ CNA
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...
Avokatja Adriana Kalaja ka folur për aferat korruptive në ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për licencimin e ...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin për P...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...
Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirli...
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një reagim lidhur me r...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga parabu...
Një delegacion i partisë “Fratelli d’Italia” (Vëllezërit e...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 nga 11 të arrestuarit ...
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë lidhur m...
Gjatë diskutimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe ...
Një pasaktësi terminologjike e konstatuar në procesverbali...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Mund të fluturosh për në Korfuz në Greqi, pastaj mund të m...
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për protestuesi...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...
Komisioni i Arsimit nisi ndryshe seancën e sotme dëgjimore...
Televizioni “Ora News” publikoi një lajm se kryebashkiaku ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...