Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar për vendimin e gjykatës për vendosjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin Alqi Bllako.
Këlliçi u shpreh për mediat se, Bllako është një ushtar, ndërsa përgjegjësit janë Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj.
“Edi Rama e çoi sot në konvaleshencë Alqi Bllakon, pasi u sigurua se nuk do të 'këndonte' nga qelia. Deputeti socialist, i përfshirë në aferën e inceneratorëve me këmbët e veta dhe të të atit, por me kokën dhe trurin e Edi Ramës, pas 6 muajve në qeli, sot është dërguar në shtëpi.
Vetëm pasi ka dhënë garanci se nuk do të fliste dhe t’i prishte punë partisë dhe udhëheqësit. Vetëm pasi kupola ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’, atë të Klodian Zotos.
Ligjërisht, ndryshimi i masës së sigurisë, nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpiak' ndodh për një nga këto arsye:
1. I arrestuari nuk përbën rrezik largimi nga vendi;
2. Nuk është në pozitë për të prishur provat;
3. Ka arsye shëndetësore;
4. Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale.
Gjashtë muaj pas arrestimit me akuzat e 'shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit', gjykatësit kanë vendosur se Bllako nuk përbën rrezik, as për ikje nga vendi, as për prishje provash, dhe as për përsëritje të veprës penale.
Duke harruar, ose bërë sikur, një element tejet të rëndësishëm: tre bashkëpunëtorë të Bllakos, Mërtiri-Gugallja-Zoto, sot janë ende në kërkim. Po ashtu ata vazhdojnë 'ta përsërisin veprën penale' duke marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë miliona euro, të cilat u derdhen në llogaritë bankare, edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar.
Ndaj, alibia që gjendet për Bllakon është një farsë. Ashtu siç është farsë edhe i gjithë procesi hetimor i inceneratorëve, i cili nuk prek trungun, por shkund vetëm gjethet. Kokat e aferës janë të lirë dhe vendosin se, kush hyn dhe kush del në burg, kush arratiset dhe kush shpallet në kërkim, apo kush e bën burgun e lehtë nga shtëpia.
Kokat dhe përgjegjësit e vërtetë janë: Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.
Alqi Ballko është vetëm ‘ushtari Rajan’, i mbetur në kryqëzimin e zjarrit të një drejtësie që bën sikur heton e dënon, dhe të korruptuarve dhe korruptuesve të mëdhenj në majën e kupolës qeveritare, i rezervon qetësinë që rrjedh prej kontrollit total të drejtësisë.
Alqi Bllako është sinjali që kjo kupolë u dërgon bashkëpunëtorëve në krim, të cilët, edhe pse kanë marrë miliona, mund të konsiderohen 'hajdutë të vegjël' e të padëmshëm.
Kupola u thotë se dikush duhet të bëjë burg, dikush duhet ta marrë një goditje për partinë dhe udhëheqjen. Por, në fund, partia kujdeset për ty. Mund të ta kthejë 'arrestin me burg' në 'arrest shtëpie' ose, edhe po u dënove, mund të mos bësh me shumë se 2-3 vjet. 2-3 vjet për dhjetëra miliona euro, ia vlen në fund të fundit.
Ky është pakti mes atyre që ju vjedhin dhe ju tallin, ky është kodi i Omertas së mafias në pushtet.
Kapja, burgosja dhe të çuarit në shtëpi të Alqi Bllakos, është një tjetër provë se mafia vetëm ripozicionohet, por nuk ndëshkohet.
Në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe!
Mafia është vetë shteti.
Shteti është Edi Rama.
Është ai që i merr vendimet”, tha Këlliçi./ CNA.al
Televizionit kombëtar “Top Channel” duket se nuk i kan...
Një nga televizionet dikur informative tani gjeneralis...
Deputeti Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ...
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, i ka dërguar ...
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Jan...
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, gjatë fjalimit...
Pak minuta më parë, CNA.al bëri me dije se Gjykata e k...
Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka kritikuar dhe akuzu...
Ministrja Belinda Balluku ka njoftuar përmes një postimi n...
Tre shtetas të dyshuar se po planifikonin vrasjen e Ervis ...
LSA photo, pak më parë ka publikuar fotot e politikanëve n...
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, nga foltorja e Ku...
Deputeti Dashamir Shehi, njëherësh kreu i LZHK-së, ka prop...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë interpelancës në ...
Modelja shqiptare, Lorena Haliti, prej disa ditësh është b...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa i është përgjigjur...
Ervin Salianji, deputet i PD-së, i dënuari nga gjykata e S...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka thirrur sot në interp...
Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, është dënua...
Dashamir Shehu ka zbardhur disa detaje nga takimi me ish-k...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...