Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Tre shtetas të dyshuar se po planifikonin vrasjen e Ervis Martinajt: Ardjan Ahmeti e Dejvison Serjani janë dënuar me nga dy vite burg.
Ndërkohë, shtetasja me inicialet N.SH., e fejuara e Serjanit është dënuar me 2 vite burg, por u konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak se ka një fëmijë të mitur.
Sipas gazetares Klodiana Lala, që ka zbardhur dosjen, plani për eliminimin e Martinajt ishte bërë në 2019-ën.
Ata i shisnin informacion klanit ‘Duka’, kundërshtarëve të Martinajt, me qëllim që të vritej ky i fundit.
Pjesë nga dosja hetimore
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën “Myslym Shyri” ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit, etj.
Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpërmjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe
Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” apo “Dogja”. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.
Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.
Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai), ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itinerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) eurosh.
Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019.
Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet te Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.
Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këta shërbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatmir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.
Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të “shesë” informacionin si të besuar te Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni, raporton BË.
Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular ‘Enkro’.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.
Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend./CNA.al
LSA photo, pak më parë ka publikuar fotot e politikanëve n...
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, nga foltorja e Ku...
Deputeti Dashamir Shehi, njëherësh kreu i LZHK-së, ka prop...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë interpelancës në ...
Modelja shqiptare, Lorena Haliti, prej disa ditësh është b...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa i është përgjigjur...
Ervin Salianji, deputet i PD-së, i dënuari nga gjykata e S...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka thirrur sot në interp...
Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, është dënua...
Dashamir Shehu ka zbardhur disa detaje nga takimi me ish-k...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është p...
6 muaj më parë, ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallm...
Policia ka arrestuar 5 djem të rinj, të cilët akuzohen për...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas tak...
3.5 milionë euro pasuri është sekuestruar në Elbasan. Pas...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masa financiare, pë...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njof...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka...
Në Pragë sot do të mbahet takimi i Komunitetit Politik, ku...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...