Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka folur për lejen e re të qarkullimit.
Në një lidhje për emisionin "Radari informativ", kreu i DPTRR-së, është shprehur se ky dokument ul në 40% kostot për qytetarët shqiptarë dhe merret vetëm një herë, dhe përfshin 3 dokumente në një.
“Ajo e njohur si certifikata e pronësisë së mjetit, leja e vjetër e mjetit, dhe leja ndërkombëtare e qarkullimit. Janë tre dokumente që njehsohen, që vijnë në ndërthurje edhe me disa sisteme, në mënyrë që të kemi një dokument që të ofrojë vetëm me një faqe print dhe jo me dy. Dokumenti i ri merr vetëm një minutë kohë në prodhim. Por ky dokument i ri rrit ndjeshëm dinjitetin, si dhe ofron garanci, por njihet dhe nga ndërkombëtarët. Ne po mundohemi të ulim tarifa dhe kosto. Aktualisht është 40% kursimi për qytetarët, janë 150 mijë përfitues në vit. Po t’i shumëzojmë na japin 1.75 milionë euro për një vit”, tha Gonxhe.
Sipas Gonxhes, drejtuesit e mjeteve që kanë lejen e vjetër të qarkullimit nuk janë të detyruar të marrin të renë, vetëm në rast se ata kanë dëshirë. Gjithashtu në lejen e re të qarkullimit është e përfshirë edhe leja ndërkombëtare.
Pjesë nga intervista
Leja e re e qarkullimit, ka pasur probleme?
Jo nuk kemi patur probleme, mundi për të qenë gatoi për sot ka qenë i duhuri. Nuk patëm asnjë problem me qytetarët. U mësuam që të bashkonim disa dokumente në një, duke lehtësuar ndjeshëm qytetarët dhe duke ulur kostot ndjeshëm.
Cilat janë dokumentet që bëhen në një?
Ajo e njohur si certifikata e pronësisë së mjetit, leja e vjetër e mjetit, dhe leja ndërkombëtare e qarkullimit. Janë tre dokumente që njehsohen, që vijnë në ndërthurje dhe me disa sisteme, në mënyrë që të kemi një dokument që të ofrojë vetëm me një faqe print dhe jo me dy. Dokumenti i ri merr vetëm një minutë kohë në prodhim. Por ky dokument i ri rrit ndjeshëm dinjitetin, si dhe ofron garanci, por njihet dhe nga ndërkombëtarët. Ne po mundohemi të ulim tarafiva dhe kosto. Aktualisht është 40% kursimi për qytetarët, janë 150 mijë përfitues në vit. Po t’i shumëzojmë na japin 1.75 milionë euro për një vit.
Ka barcod, ka chip, si veprohet?
Këtu nuk jemi në nivelin e chipi-it, kjo është një letër speciale për të rritur rezistencën. Është rezistente ndaj lagështirës, vajrave, është rezistente ndaj një zhubrosjeje. Është shumë i lexueshëm. Vendosja e të dhënave është bazuar në kodet e vendeve Europiane. Ka dhe një barcod që e bën të vështirë për falsifikim, ka dhe elementë të padukshëm, që janë dhe sekretë, që bëjnë që ne të kemi siguri totale për mos falsifikimin e këtij dokumenti. Është i paskadueshëm në kohë. Ne kemi bërë që qytetarët të vijnë sa më rrallë, vetëm kur ata ndërrojnë pronësi ose e humbin atë. Askush nuk është i detyruar ta ndërrojë.
Nëse një qytetar ka lejen e vjetër, por dëshiron të marrë lejen e re, mund të vijë ta bëjë, nëse nuk do, rri deri në skadimin e lejes së vjetër?
Ideja është që as leja e vjetër nuk do vuloset më. Nuk është një taksë e re, nuk është një detyrim i ri, është vetëm për ata që e duan nga sot e tutje. Ky dokument na barazon me vendet Europiane.
Kur flasim që është leja ndërkombëtare brenda kësaj lejeje, është e vlefshme për çdo vend të botës?
Kjo është e vlefshme, dhe asnjë shtet nuk do e krahasonte atë dokument që kishim, me këtë dokument që pa përsosje të elementëve të sigurisë. Pra absolutisht që mund të ketë ndonjë polic jashtë që nuk pranon shlyerjen e afatit tonë, por ne jemi këtu dhe do sqarojmë çdo rast edhe me shtete e tjera. Është një dokument që zëvendëson lejen ndërkombëtare të qarkullimit. Nëse do të ndodhë ndonjë problem me ndonjë polic, ne jemi këtu për ta sqaruar.
Nuk kemi ndryshuar asgjë nga zakoni që kishim. Kurdo qoftë që ju do keni nevojë të blini një makinë të re, apo ju ka humbur dokumenti, në çdo rast si kjo që përmenda, do merrni dokumentin e ri me më pak para. Aplikimi është në sportel direkt, nuk është një dokument që merret me anë të postës.
Këta janë avionët civil “Canadair CL 415”, një nga të ...
Ish-deputeti Halit Valteri ka kallëzuar në SPAK Presid...
Një skandal i paprecedentë, Waste-Gate, po ndodh në kryeqy...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se falë aksionit...
Që prej orëve të para të mëngjesit ka nisur operacioni...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me ...
Pjesëmarrës të nismës “Ballkani i Hapur” mblidhen sot dhe ...
Vijon aksioni për shuarjen e flakëve në ishullin e Saz...
Një jaht me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë, është për...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...
Pas ishullit të Sazanit, flakët janë shfaqur edhe në pyjet...
Zjarri që ka përfshirë ishullin e Sazanit, ka ngritur në k...
Analisti Andi Bushati thotë se Bajram Begaj që në akti...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme ...
CNA.al publikoi pak më parë një mesazh që Evi Kokalari...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekla...
Gazetarja Anila Hoxha në një reagim në "Facebook", ka ...
Luan Kapaj është personi që u cilësua si një “piroman”...
“Lajthitja” e Evi Kokalarit nuk njeh kufij. Sulmet e s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...