
Të mërkurën e 23 korrikut, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit gjendet në burgun e Durrësit.
13 akuza në total për disa vepra të rënda penale që përfshijnë korrupsion, fshehje pasurie, pastrim të produkteve të veprës penale dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Pas njoftimit të SPAK-ut për komunikimin e akuzave ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe të tjerë personave të përfshirë në dosje filluan të zbuloheshin aktet.
Disa emra kalojnë përmes bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, njerëzit më besnikë të saj.
E para që u kthye në të penduarën e drejtësisë ishte Adela Kondakçiu, ish-financierja e Ajola Xoxës, e cila ka dijeni për shumë fatura dhe skema të OJF-ve të Ajola Xoxës, fakte dhe prova që i kanë shërbyer SPAK-ut në hetime.
Kondakçiu është një nga personat kyç që është trajtuar edhe në dosjen hetimore. Duke iu referuar edhe komunikimeve të zbardhura rezulton se është në dijeni të pothuajse gjithçkaje mbi faturat fiktive dhe skemat që janë përdorur në OJF-të e Ajola Xoxës.
Personi i dytë që ka shitur padronin është Gentian Sula i NOA-s, i cili, në fakt, fillimisht u raportua se ishte njeriu që kishte dalë garant për 115 mijë eurot, por siç u raportua nga mediat, edhe nga CNA, ai ka ndryshuar dëshminë e tij dhe ka deklaruar se gjithçka e ka përgatitur Ajola Xoxa.
E treta është bashkëshortja e mikut të Veliajt, Elman Abule, Marisa Nito Abule. Kjo e fundit ka dhënë dëshmi me rëndësi sa i përket apartamentit të sekuestruar nga GJKKO në 22 maj të këtij viti.
Marisa Nito Abule në dëshminë e saj ka deklaruar se Ajola i ka treguar që kishte hapësirë të ngushtë në shtëpi dhe kërkonte katin e tretë, pikërisht tek apartamenti që ka sekuestruar SPAK-u, ku pretendohej se dy katet ishin thjesht dhe vetëm të Erion Veliajt, kurse kati i tretë më parë ishte përdorur nga aktori Gaz Paja, më pas nga persona të tjerë dhe nuk ishte mbajtur nga Erion Veliaj.

SPAK-u ka gjetur mobilie gjatë kontrolleve, të porositura nga Ajola Xoxa, në katin e tretë, dhe gjithashtu tashmë është edhe dëshmia e Marisa Abules, e cila thekson në SPAK se ka qenë vetë Ajola që i ka thënë se hapësira ka qenë e ngushtë dhe ka kërkuar më shumë zgjerim, pikërisht tek i njëjti objekt i sekuestruar.
Një tjetër dëshmi interesante ishte ajo e gardianit Fatjon Baci. Në dëshminë e tij, Baci tregon se Veliaj kishte shfrytëzuar telefonin e tij për të komunikuar me të vëllanë dhe të shoqen, duke pranuar se i kishte dhënë telefonin për shkak të frikës nga pushteti.
Sipas akteve, mund të ketë edhe persona të tjerë, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe kanë rënduar edhe situatën penale të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Tashmë SPAK-u ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjykatë dosjen voluminoze me qindra faqe akuzë të Veliajt dhe Xoxës, me fakte dhe prova që implikojnë rëndë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili rrezikon 7-15 vite heqje lirie./ CNA
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të ...
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjar...
Apostol Zhuga, 42 vjeç, është nisur me urgjencë drejt QSUT...
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e...
Një zjarr i madh, që ra sot pasditen e sotme në fshatin Ko...
12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar u t...
Një vatër zjarri ka përfshirë zonën kodrinore të Dukatit, ...
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKT) miratoi 73 l...
Një ditë pas krimit të rëndë në Frashër të Fierit, këtë të...
Autoritetit Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se Ura e Milot...
Një vatër zjarri ka nisur në zonën e Ibës, pak kilometra l...
Pas njoftimit nga SPAK se i ishin komunikuar akuzat kryeba...
Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë u shënua në Frashër ...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka vendosur...
Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civ...
Një vatër zjarri u krijua pak momente më parë në fshatin K...
Një tjetër vendim u dha sot ndaj ish-zv.kryeministrit Arbe...
Malësia e Madhe në 48 orët e fundit është përfshirë nga 7 ...
Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë, është përkujt...
Policia e Korçës ka publikuar planin e masave të marra në ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...