Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec/ Ja akset që bllokohen
Policia e Korçës ka publikuar planin e masave të marra në ...

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë, është përkujtuar kryepiskopi Anastas në gjashtëmujorin e ndarjes nga jeta.
Fortlumturia e Tij Joani theksoi se kujtimi është pjesë e rëndësishme e teologjisë orthodhokse.
Teksa drejtoi meshën, Kryepiskopi Joan dha mesazhin se kujtimi i atyre që janë larguar, ndihmon në kujtimin e vdekjes dhe ky është mësuesi më i mirë për t’i mbajtur njerëzit larg mëkateve.
Fortlumturia e Tij u ndal më gjatë te Kryepiskopi Anastas. Në këtë ditë, Fortlumturia e tij Joan u kërkoi besimtarëve që të luten për Kryepiskopin Anastas.
Fjala e plotë e Fortlumturisë së Tij, Joanit
Sot jemi mbledhur për të përkujtuar Kryepeshkopin Anastas, në gjashtëmujorin e ndarjes së tij nga jeta. Kujtimi është diçka shumë i rëndësishëm në Kishën Orthodokse. Gjatë kungatës, dëgjuat: “Lum ata që i zgjodhe dhe i more”, sepse te Perëndia nuk ka të vdekur – të gjithë janë të gjallë.
Kujtimi është një pjesë e rëndësishme e teologjisë orthodokse. Ne besojmë që njerëzit janë një qenie komunitare. Kisha nuk është e përbërë nga individë të veçuar, por një komunitet i cili lutet, e kujtimi i tyre do të jetë brez pas brezi.
Ne i kujtojmë vazhdimisht dhe gjatë meshës. Në lutjet që lexohen, përmenden të gjithë ata që kanë ndërruar jetë, patrikët, profetët, të gjithë i kujtojmë. Në kishë ka një lloj kungimi të thellë të njerëzve njëri me tjetrin.
Kur themi se njeriu është një qenie komunitare, kjo do të thotë. Te Zoti nuk ka të vdekur. Te potiri i shenjtë i kungatës përzihen të vdekurit me të gjallët. Edhe në jetën tonë, ata janë së bashku. Kujtimi nuk është thjesht një ndjenjë emocionale apo një diçka intelektuale. Është një kungim i vërtetë dhe i thellë. Kjo është Kisha e Krishtit.
Nëse nuk e ndiejmë këtë lidhje, nuk jemi thellësisht në kungim me Zotin dhe me të tjerët që përbëjnë Kishën. Atje ku kujtojmë Krishtin, aty kujtojmë edhe Perëndinë. Dhe kur Perëndia duke ndier kujtimin tonë për Krishtin, Ai kujton të gjithë njerëzit që janë.
Prandaj, kujtimi është kaq shumë i rëndësishëm. Ai përcillet brez pas brezi në kishë, sepse ka një kuptim të thellë: të kujtohesh përpara Perëndisë do të thotë të jesh i falur dhe të jesh në praninë e Perëndisë. “Kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde”, i thotë kusari.
Kujtimi nga Perëndia është shenja e faljes dhe e shpëtimit tonë. Ne i kujtojmë njerëzit sepse i duam. I kujtojmë familjarët tanë, por në kishë kujtohen të gjithë – dhe përmes kujtimit, na sjell në një kungim me ta, na largon dëshpërimin.
Pa dyshim, ne dëshpërohemi kur një i dashur largohet nga kjo jetë. Por siç na porosit Shën Pavli, ne nuk dëshpërohemi si ata që s’kanë shpresë, sepse besimi ynë beson që Krishti e mundi vdekjen, dhe tek Zoti nuk ka të vdekur.
Nëse i kuptojmë këto fjalë shpirtërisht, jo vetëm me buzë, atëherë ndiejmë një siguri të thellë edhe për veten tonë. Kujtimi i atyre që janë larguar nga kjo jetë na ndihmon të kujtojmë edhe vdekjen – dhe ky kujtim është mësuesi më i mirë shpirtëror. Sepse kushdo që mban mend vdekjen, nuk do të mëkatojë lehtë.
Njerëzit e harrojnë këtë gjë dhe harrimi sjell mëkatin. Por nëse i kujtojmë këto gjëra vazhdimisht, do ta kemi gjithmonë parasysh që një ditë të gjithë do të paraqitemi para Zotit. Shumë nga mëkatet që bëjmë nuk do t’i bënim, prandaj është i rëndësishëm kujtimi.
Më e rëndësishmja, kujtimi na tregon dimensionin e thellë të përjetësisë. Dostojevski shkruan për një mik që i thotë: 'Shkatërroi njerëzve shpresën te përjetësinë dhe jeta e tyre do të thahet'. Këto fjalë paraqesin kuptimin e thellë orthodoks të përjetësisë.
Nëse nuk e kemi në zemër dimensionin e përjetësisë, nuk mund të kemi paqe dhe nuk mund të kemi siguri. Jeta është e shkurtër. Një ditë të gjithë do të largohemi nga kjo botë, por te Zoti jetojmë gjithmonë.
Vargjet që dëgjuam nga psaltët: 'Lum ata që i zgjodhe dhe i more'. Një nga këta është edhe Kryepeshkopi Anastas, për të cilin duhet realisht të falënderojmë Perëndinë që u zgjodh dhe u mor. Ne besojmë se ai qëndron pranë Perëndisë, në tendën e të drejtëve, dhe lutet pa pushim për ne.
Kur ne lutemi për ta, ata luten për ne. Kjo është bukuria e kungimit shpirtëror që ndodh në Kishë – një bashkim i shenjtë mes atyre që janë në qiell dhe atyre që janë ende në tokë. Ky është kuptimi i thellë i përkujtimeve.
Në këtë ditë të veçantë, ju ftoj të gjithë të lutemi për Kryepeshkopin tonë të dashur, duke shpresuar se ai lutet vazhdimisht për të gjithë ne.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!/ CNA
Policia e Korçës ka publikuar planin e masave të marra në ...
Radhë kilometrike trafiku janë krijuar në afërsi të rrethr...
Pas financieres Adela Kondakçi, e cila u bë e penduara e d...
SPAK-u njoftoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është marrë ...
Vijon të jetë aktiv zjarri në aksin Kardhiq-Delvinë, i rën...
Zjarri që ka përfshirë ditën e sotme fshatin Senicë ka shk...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 1...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Pa...
Vijon zjarri i rënë në fshatin Dishnicë të Korçës. Forcat...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Denis Bajrin, i akzuar p...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gardiani Fatjon Baci, i marrë si i pandehur në lidhje me d...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë informacione lidhur me vr...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar këtë mbrëmje detaje të ...
Një raport i publikuar këtë të enjte përmban detaje dhe të...
Një vatër zjarri përfshiu pasditen e sotme një zonë në fsh...
Prokuroria e Posaçme ka bërë bashkëpunëtore të drejtësisë ...
Në afërsi të doganës së Goricës në zonën e Pustecit, prej ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e Florenc Çapjas, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...