Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ka nisur tashmë në juglindje vjelja e frutit të qershisë. CNA TV ka udhëtuar drejt fshatit Dvoran të Korçës për të parë nga afër situatën aktuale me të cilën po përballen fermerët e kësaj zone.
Fshati Dvoran njihet si një nga fshatrat ku të gjitha familjet janë të pozicionuara në kultivimin e frutikulturës. Ndonëse prej vitesh investime në produkte të ndryshme si molla, kumbulla e qershia, duket se jo çdo gjë po ecën mirë për këta fermerë.
Në një prej parcelave të fshatit ndodhej Ardian Selim, fermer prej më shumë se 30 vitesh, nëpërmjet së cilës ka treguar situatën në të cilën fermerët po përballen këtë vit, duke bërë krahasimin edhe me vitet e tjera, e duke drejtuar edhe apel drejt qeverisë Rama.
Ardian Selim që prej vitit 1993 vendosi që në fshatin e tij të zhvillonte frutikulturën, duke marrë parcela e duke i mbjellë me produkte të ndryshme. Prej këtij viti e deri në vitin 2008 çdo gjë ka ecur shumë mirë, por Ballkani i Hapur duket se i ka dëmtuar shumë fermerët. Krahas kostove të larta të inputeve bujqësore, edhe mungesa e punëtoreve mbetet një problematikë më vete.
"Me shpërndarjen e tokave bujqësore fillova kultivimin e frutikulturës, mollë, kumbulla, qershi. Që në vitin 1993 e deri në vitin 2008 kemi pasur një ecuri të mirë edhe në shitjen e prodhimit, cilësi të mallit. Prej 2008 e deri tani, Ballkani i Hapur na ka prishur një punë shumë të madhe për arsye se mallrat që vijnë nga jashtë, vijnë me kosto. Ata i nxjerrin me kosto shumë të ulët, ndërsa ne kemi çmime të shtrenjta të tregut që tek ilaçet, plehrat kimike. Tani kemi vështirësi edhe për punëtorë se të gjithë ikin që këtu, ikin në Gjermani, Itali, Belgjikë. Këtu ka një plakje të popullsisë, brezi i ri nuk punon", u shpreh ai.
Ai ka bërë një krahasim mes viteve të para të aktivitetit të tij si fermer, e deri më sot, duke treguar ndryshimin e madh që kanë pësuar.
"Për ne kanë qenë shumë të mira. Malli shitej, punëtorë kishte. Në ato vite ne ishim të paorganizuar mirë sepse duke u fuqizuar ekonomikisht, kam blerë magazina, traktorë, agregate. Ndërsa, në vitet e para, kemi qenë me kushte primitive, qershia punohej me bel, tani është traktori me mekanikë që e lehtëson punën. Tani koston e prodhimit e nxjerrim më të ulët, çmimi është i lirë, prapë s'kemi rezultat", tha ai më tej.
Qershia, ndonëse e një cilësie mjaft të mirë, duket se nuk po gjen treg. Me një ndryshim të madh të çmimit brenda 1 viti, për Ardianin e gjithë puna mbetet pa asnjë rezultat pozitiv.
"Vitin e kaluar çmimi ishte i mjaftueshëm. Ishte në fillim 2500 lekë të vjetra, përfundoi në 1500 lekë të vjetra. Ndërsa këtë vit, që në fillim është 700 lekë të vjetra. 400 lekë për kilogramë ma merr punëtori, 300 më ngelen mua. Vetëm makinat që marr e çoj punëtorët më ikën ai 300 lekësh dhe unë punoj kot", tha ai.
Fermeri 59-vjeçar ngre një problematikë që vihet re në pjesën më të madhe të fshatrave të juglindjes, atë të shpopullimit. Me keqardhje, ai thotë se është e vështirë të përballojë jetesën, ndërsa shfrytëson rastin t'i bëjë apel qeverisë për të kthyer sytë nga fermerët të cilët nuk janë të paktë.
"Iku brezi i ri, iku jashtë. Këtu mbeti mosha e tretë, 50 vjeç e lart. Këtu bëhen rreth 450 fermerë, çdo familje në Dvoran punon me frutikulturë. Kush me sipërfaqe më të vogla, kush me më të mëdha, të ardhurat për komplet familjen nuk i nxjerrin dot. Unë me sipërfaqen që kam nuk i përballoj dot. Shteti të vejë dorë në bujqësi, se Berisha ndihmonte bujqësinë, kurse Rama i ka vënë zjarrin. Nuk të ndihmon, nuk të subvencionon, naftën duhet të na e japë siç e merr Greqia, Italia, me gjysmë çmimi, plehrave kimike t'u heqë TVSH-në, që unë t'i hedh më shumë qershisë e të dalë cilësore", tha ai.
Si rasti i Ardian Selim ka dhjetëra e qindra të tjerë në qarkun juglindor. Një situatë që vështirëson çdo vit e më shumë nxjerrjen e të ardhurave, çka fatkeqësisht në të ardhmen mund të shkatërrojë çdo familje duke e çuar në falimentim dhe mbyllje totale të aktivitetit të tyre./CNA
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka përjashtuar nga radhët ...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i Bas...
Pensionet përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
WebLajm siguron dosjen e plotë se si janë shkruar dhe shpë...
Ish-ministri Ylli Manjani ka nxjerrë zbuluar kreun e g...
Komisioni i Posaçëm është kthyer në një mollë sherri mes g...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka komentuar ngritje...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është vënë përballë...
Gazetari Blendi Fevziu ka gozhduar minsitrin e Brendshëm T...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për gjend...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar projektligj...
Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të B...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Shqipëria mikpret Italinë. Duke nisur nga data 2-8 Qershor...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 24 prillit, për...
Mjeku Tritan Kalo ka treguar se bashkëshortja e tij po luf...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka zbuluar më shumë d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...