SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka zbuluar më shumë detaje të projektligjit për komunikimet elektronike.
Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku theksoi se jemi në një kohë ndryshimesh të thella, të shpejta në një sektor kritik i cili ka të bëjë me komunikimet elektronike, zhvillimet e teknologjive digjitale, aplikacioneve, komunikimeve makineri me makineri, apo shërbimeve të reja, të cilat mundësojnë sot infrastrukturat dixhitale dhe mjetet e komunikimit elektronik si një nga kërkesat bazë të të gjithë sektorëve.
Projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” vjen pikërisht si një domosdoshmëri për të reflektuar këto zhvillime të vrullshme teknologjike dhe për t’ju përgjigjur më mirë nevojave të kohës dhe për të pasur një kuadër të fortë ligjor i cili do të ketë dhe qëndrueshmëri në kohë.
Sipas Ballukut ky projektligj synon të rrisë standardet në një sektor të rëndësishëm sikurse është sektori i telekomunikacionit duke i sjellë ato më afër standardeve të Bashkimit Europian.
Zëvendëskryeministrja tha se qëllimi kryesor është të rishikohet dhe përmirësohet kuadri i përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, të përcaktuar në ligjin e vitit 2008, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta, si ato me fibër optike, ashtu edhe ato ëireless, rrjetet 5G.
Fjala e Belinda Ballukut në Kuvend
Jetojmë në kohën e atij që konsiderohet si revolucioni dixhital. Një kohë ndryshimesh të thella, të shpejta në një sektor kritik i cili ka të bëjë me komunikimet elektronike, zhvillimet e teknologjive digjitale, aplikacioneve, komunikimeve makineri me makineri, apo shërbimeve të reja, të cilat mundësojnë sot infrastrukturat dixhitale dhe mjetet e komunikimit elektronik si një nga kërkesat bazë të të gjithë sektorëve.
Dhe sigurisht që e vetmja mundësi për të ecur përpara në këtë kohë është të përshtasim pikësëpari kuadrin legjislativ kombëtar, duke e përfaruar atë me direktivat dhe standardet europiane.
Projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” vjen pikërisht si një domosdoshmëri për të reflektuar këto zhvillime të vrullshme teknologjike dhe për t’ju përgjigjur më mirë nevojave të kohës dhe për të pasur një kuadër të fortë ligjor i cili do të ketë dhe qëndrueshmëri në kohë.
Është një projektligj që vjen sot në Kuvend përmes transpozimit të Direktivës të 2018-ës /1972 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, e njohur si Kodi Evropian i Komunikimeve Elektronike, që synon të rrisë standardet në një sektor të rëndësishëm sikurse është sektori i telekomunikacionit duke i sjellë ato më afër standardeve të Bashkimit Europian.
Qëllimi kryesor është të rishikojmë dhe përmirësojmë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, të përcaktuar në ligjin e vitit 2008, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta, si ato me fibër optike, ashtu edhe ato ëireless, rrjetet 5G.
Projektligji rishikon në tërësi rregullimet në fuqi, në lidhje me spektrin e frekuencave, reagimin e shërbimeve dhe regjimin e tyre universal, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin dhe komunikimet në rastin e emergjencave, dhe sigurisht pasuron rregullat për aksesin, interkoneksionin dhe rregullimin e tregut të telekomunikacioneve në tërësi, bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.
Regjimi i autorizimit të përgjithshëm, i përcaktuar në ligjin e vitit 2008, shënonte në atë kohë një reformë të thellë dhe inovatore përsa i përkiste hapjes së tregut të komunikimeve elektronike pasi lehtësonte hyrjen në treg dhe krijonte kushtet për liberalizimin e plotë të tij. Ky regjim ruhet edhe në projektligjin e ri, për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë juridike.
Duke ruajtur vijimësinë e rregullimeve kryesore, si një garanci juridike për të gjithë ata sipërmarrës që veprojnë në treg për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, projektligji sjell disa risi mjaft të rëndësishme.
Së pari, vendos si objektiv të përgjithshëm politik ndërtimin e rrjeteve me kapacitete shumë të larta që përbën një risi në kuadrin e ri ligjor e rregullator për komunikimet elektronike.
Rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta janë një nevojë dhe domosdoshmëri për të gjitha zhvillimet e pritshme për ekonominë digjitale dhe në sektorë të rëndësishëm si transporti, energjia, zhvillimet e zgjuara/smart city, shërbimet publike, shëndetësi etj, për të na garantuar komunikime të shpejta, të sigurta, në volume të mëdha të dhënash, por sigurisht edhe në kohë reale.
Projektligji nënvizon zbatimin e politikave për promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit, promovimin e larmisë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave në zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike.
Gjithashtu, projektligji rrit pavarësinë financiare dhe operacionale të organit rregullator AKEP, duke synuar fuqizimin e pozitave të tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimeve elektronike.
Në rregullimet e reja që lidhen me zhvillimet e pritshme, është parashikimi për kryerjen e vrojtimit gjeografik për rrjetet me kapacitete shumtë të larta, broadband. Kryeja e vrojtimeve gjeografike parashikohet të kryhet nga AKEP, në bashkëpunim me ministrinë dhe institucionet e tjera të lidhura sipas rastit brenda tre viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe lidhet ngushtë me zhvillimet e të ardhmes për arritjen e objektivave për një shoqëri gigabit. Ky është proces, që do të kryhet në mënyrë periodike dhe përbën një risi në rregullimin e sektorit të komunikimeve elektronike.
Çka është shumë e rëndësishme dhe që duhet përmendur dhe unë dua ta theksoj është se projektligji parashikohen dispozita për forcimin e sigurisë së rrjeteve të komunikimeve elektronike në veçanti. Parashikohen disa masa për garantimin e sigurisë të ofruesve, furnizuesve të pajisjeve të rrjeteve 5G dhe rrjeteve të gjeneratës së ardhshme. Ashtu siç të gjithë e dini Shqipëria tashmë është angazhuar me Departamentin e Shtetit Amerikan për të qenë një nga tregjet me sisteme dhe padyshim me furnizues të pastër përsa i përket rrjeteve 5 G.
Në lidhje me qasjen në spektrin e radio frekuencave, parashikohet rritje e kohëzgjatjes së të drejtave të përdorimit për frekuencat që kërkojnë përdorim të harmonizuar. Projektligji parashikon dhe rregulla për transferimin ose dhënien me qira të të drejtave individuale të përdorimit të spektrit. Parashikohen gjithashtu rregulla që kanë të bëjnë me rregullimin e aksesit për rrjetet lokale në zona të vogla duke garantuar dhe respektimin e standardeve. Në lidhje me aksesin dhe interkoneksionin, parashikohen kompetenca e përgjegjësi të organit rregullator AKEP, për sigurimin e aksesit dhe interkoneksionit dhe ndaj subjekteve jo ofrues të shërbimeve të komunikimeve elektronike, kur kjo është e nevojshme, për sigurimin e lidhjes pikë fundore - pikë fundore të rrjetit, dhe për sigurimin e ndërveprueshmërisë së shërbimeve. Në lidhje me detyrimet e shërbimit universal, në dallim nga kuadri ligjor e rregullator që kemi në fuqi, pra ai i vitit 2008, në lidhje me detyrimet e shërbimit universal, kemi disa risi, në veçanti lidhur me kërkesat për ofrimin e aksesit broadband. Gjithashtu rregullimet për internetin e hapur synojnë akses në një internet të sigurtë dhe të hapur, transparencën për sigurimin e aksesit në internetin e hapur, mbikëqyrjen dhe implementimin e kërkesave ligjore, si dhe informacioni i kërkuar dhe kontratat.
Nuk dua të zgjatem më tej pasi është një çështje teknike dhe sigurisht është një çështje shumë e rëndësishme, e cila ka marrë miratimin nga të gjitha komisionet që kanë pasur këtë detyrë, por dua të them se ky është një projektligj shumë teknike, i cili është hartuar me diligjencë të plotë nga ekspertët tanë, pra nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën më shumë se dy vjeçare për këtë akt, sigurisht me mbështetjen e të gjithë komisionerëve dhe të gjithë ekspertëve të AKEP dhe sigurisht ky është një ligj që është konsultuar dhe dakordësuar edhe me të gjithë anëtarët e tjerë dhe stakeholder kryesorë, ashtu si në këtë rast është Komisioni Europian.
Jemi përpjekur që me këtë projektligj të sjellim gjithë përvojën më të mirë të shteteve të Bashkimit Europian e harmonizuar me nevojat dhe specifikat e vendit dhe të tregut tonë në kushtet e një zhvillimi shumë të vrullshëm të teknologjisë, dixhitalizimit dhe komunikimeve elektronike. Pa harruar tashmë se Qeveria Shqiptare disponon më shumë se 99% të shërbimeve, për të gjithë qytetarët, janë dixhitale dhe online. Padyshim ky është një shembull i mirë i cili është ndjekur nga i gjithë tregu dhe sot Shqipëria mund të konsiderohet si një nga vendet më të dixhitalizuara përsa i përket shërbimeve
Për të gjitha sa më lart, ftoj të gjithë deputetët që ta votojnë këtë projektligj duke i hapur rrugë një ligji më bashkëkohor për sektorin e telekomunikimeve elektronike, zbatimin e standardeve të Bashkimit Europian dhe zhvillimin e mëtejshëm në fushën e dixhitalizimit dhe padyshim transformimin digjital si një pjesë integrale e proceseve për zhvillimin ekonomik të vendit./ CNA
Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit t...
Ditën e sotme në seancën parlamentare, Kuvendi ka mira...
Fatkeqsitë e natyrës nuk bëjnë dallime mes shtetesh dhe ko...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga pikë...
Autoritetet italiane kanë dhënë njoftimin sa i përket nisj...
Sot është mbledhur Këshilli Bashkiak dhe anëtarët e Këshil...
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën, 29 maj, tra...
Doktor Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen shë...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Insti...
Mesditën e së enjtes, një rus i identifikuar si Aleksa...
Disa ditë më parë artisti i njohur, Agron Llakaj, humb...
Përfundon procesi i akt-verifikimit për kategorizimin ...
Zbardhen dëshmitë e dy të arrestuarve, punonjëses së AMP-s...
Sot në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të k...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamj...
Mëngjesin e së enjtes policia ka kryer kontrolle në ba...
Në nisje të seancës plenare, gazetarët janë urdhëruar që t...
Në një prononcim për mediat, kreu i Avokatëve Penalist...
Mazhoranca do të ngrejë një komision anti-SPAK, për të cil...
Zbardhet dëshmia e njërit prej të arrestuarve për sulmin e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...