Bashkëshortja e Tritan Kalos në luftë me sëmundjen e rëndë/ Mesazhi i mjekut: Mos u dorëzo
Mjeku Tritan Kalo ka treguar se bashkëshortja e tij po luf...

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 24 prillit, për rrëzimin e kërkesës së opozitës për për shfuqizimin e ligjit për administrimin e parkut të Butrintit.
Kushtetuesja ka shqyrtuar pretendimet për cënimin e indentitetit kombëtar dhe të tashëgimisë kulturore dhe ka dalë në konkluzionin se shteti do të ruajë atributet për pronësinë, duke lënë kështu në fuqi marrëveshjen.
“Bazuar në sa më sipër, në vlerësimin e të drejtave, detyrimeve dhe kompetencave të secilës palë, në kuptim të termave të administrimit që përcaktohen në Marrëveshjen e Administrimit objekt gjykimi, Gjykata arrin në përfundimin se, nga njëra anë, për nga natyra e tyre, të drejtat e FMB-së nuk tejkalojnë ato të një administrimi të zakonshëm dhe, nga ana tjetër, marrëveshja nuk e zhvesh shtetin nga roli i tij parësor në drejtim të identifikimit, mbrojtjes, konservimit, prezantimit dhe transferimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, por ruan dhe garanton këtë rol, i cili ushtrohet përmes formave të ndryshme të kontrollit të veprimtarisë së administrimit indirekt, për sa kohë që FMB-së nuk i është njohur ndonjë status i privilegjuar ligjor, duke iu nënshtruar ky entitet parashikimeve ligjore të zbatueshme, ashtu si çdo entitet tjetër i së drejtës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Më tej në vendimin e ‘Kushtetueses’ thuhet se Fondacioni ka karakter menaxhues për Butrintin duke shtuar se nuk qëndron pretendimi për cënimin e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore.
“Në analizë të dispozitave kushtetuese dhe konventore Gjykata konstaton se, ndonëse në thelb ato ndalojnë zhveshjen e shtetit nga këto atribute, nuk parashikojnë në mënyrë të shprehur formën se si ato ushtrohen, pra nuk parashikojnë ndonjë formë ekskluziviteti në administrimin e pasurive kulturore dhe natyrore dhe as nuk ndalojnë forma të ndryshme të mbrojtjes dhe konservimit. Konventa e Parisit ka identifikuar se masat e nevojshme për këtë qëllim kanë natyrë juridike, shkencore, teknike, administrative dhe financiare, por ajo ka lënë në vlerësimin e shteteve palë formën dhe mënyrën në të cilën do të ushtrohet kjo mbrojtje dhe masat e nevojshme për përmbushjen e rolit të shtetit. Nga ana tjetër, edhe pse neni 17 i Konventës së Parisit parashikon se shtetet palë mund të inkurajojnë themelimin e fondacioneve kombëtare publike dhe private ose organizatave me qëllim ftimin e donacioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, kjo në vetvete është tregues se përfshirja e të tilla fondacioneve jo vetëm nuk përjashtohet, por inkurajohet në administrimin e pasurisë, për sa kohë që ruhet në çdo rast roli parësor i shtetit sipas kësaj konvente”.
Sipas Gjykatës marrëveshja nuk vë në dyshim natyrën e pasurisë kulturore, objekt i Marrëveshjes së Administrimit dhe vlerat e jashtëzakonshme të saj.
“Gjykata vlerëson të theksojë se ajo nuk vë në dyshim natyrën e pasurisë kulturore objekt i Marrëveshjes së Administrimit (Parku Kombëtar i Butrintit) dhe vlerat që ka kjo pasuri në drejtim të identitetit dhe trashëgimisë kulturore, ashtu edhe vlerat e jashtëzakonshme universale të saj, dhe as detyrimin e shtetit për të garantuar dhe mbrojtur këto vlera të jashtëzakonshme, si në kuptim të nenit 3 të Kushtetutës, për sa kohë që ato përfaqësojnë bazat e shtetit, ashtu edhe në kuadër të detyrimeve ndërkombëtare. Po kështu, bazuar në sa më sipër, Gjykata nuk vë në dyshim as skemën e administrimit indirekt të miratuar nga ligji nr. 27/2018, për sa kohë që ky model rezulton të jetë i lejueshëm nga neni 3 i Kushtetutës dhe parashikimet e Konventës së Parisit, pasi në përmbushje të delegimit kushtetues ligjvënësi ka ndërhyrë për parashikimin e regjimeve të posaçme për përdorimin dhe shfrytëzimin e këtyre pasurive, me qëllimin që të sigurohen format”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Kushtetuese./ CNA
Mjeku Tritan Kalo ka treguar se bashkëshortja e tij po luf...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka zbuluar më shumë d...
Kuvendi i ka hapur dritën jeshile ngritjes së Komisionit t...
Ditën e sotme në seancën parlamentare, Kuvendi ka mira...
Fatkeqsitë e natyrës nuk bëjnë dallime mes shtetesh dhe ko...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga pikë...
Autoritetet italiane kanë dhënë njoftimin sa i përket nisj...
Sot është mbledhur Këshilli Bashkiak dhe anëtarët e Këshil...
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkurën, 29 maj, tra...
Doktor Gjovalin Bushi ka dhënë detaje për gjendjen shë...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Insti...
Mesditën e së enjtes, një rus i identifikuar si Aleksa...
Disa ditë më parë artisti i njohur, Agron Llakaj, humb...
Përfundon procesi i akt-verifikimit për kategorizimin ...
Zbardhen dëshmitë e dy të arrestuarve, punonjëses së AMP-s...
Sot në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të k...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamj...
Mëngjesin e së enjtes policia ka kryer kontrolle në ba...
Në nisje të seancës plenare, gazetarët janë urdhëruar që t...
Në një prononcim për mediat, kreu i Avokatëve Penalist...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...