Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ndryshon krejtësisht faqe, duke i dhënë trajtë një projekti novator dhe premtues.
Në një atmosferë të gëzueshme, me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe nxënësve të Tiranës, u shpalos synimi për zgjatimin e DPA-së nga një institucion veçse arkivor drejt një kompleksi të mirëfilltë kulturor. Mes gjallërisë së të rinjve që janë pulsi i këtij kryeqyteti, u paraqit projekti që e shndërron DPA-në në një qendër shumëfunksionale edukimi, duke i bashkëngjitur asaj një Muze Arkivor, një teatër/kinema të hapur dhe një hapësirë studimi rekreative.
Në këtë aktivitet, të zhvilluar në orën 18:00 në ambientet e oborrit rrethues të godinës qendrore të DPA-së, qenë të pranishëm zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës, Znj. Belinda Balluku, kreu i DPA-së, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, historianet Valentina Duka, Pranvera Dibra, Esmeralda Kolaneci dhe një grup akademikësh.
Fjala hapëse u mbajt prej Bidos, i cili zbuloi idetë thelbësore që qendrojnë pas ndërmarrjes së këtij projekti, disa prej teknikave interaktive të Muzeut Arkivor, si edhe ridimensionimin e hapësirës së jashtme të godinës së DPA-së me dy shërbime të reja. “Sikurse çdo fundvit, Drejtoria e Përgjitshme e Arkivave po bën një reflektim. Sivjet ndamë mendjen për të qenë së bashku me studentë për të prezantuar dy projekte madhore. Është Arkivi që duhet të shkojë pranë rinisë, me mediumet që duhen. Në praninë tuaj, studentë të nderuar, zëvendëskryeministrja Balluku, profesoresha, prezantojmë një projekt jokonvencional, i cili ka si lajtmotiv se Arkivi zotëron gjithçka. Përmes arkivave mund të prezantojmë jo vetëm historinë e vendit tonë, por edhe atë të jetës shoqërore të vendit. Në këtë hapësirë nuk kemi si qëllim vetëm studiuesit, por të gjithë qytetarët që përveçse ju ofrohet një alternativë kultuore, mund edhe të zbaviten."- tha Bido.

Aktiviteti vijoi me fjalën e rastit të zëvendëskryeministres Balluku, e cila nënvizoi se Arkivat janë thelbësore për një shtet serioz, i cili duke iu referuar dhe mësuar nga e shkuara, do të bënte në të ardhmen atë që duhet. “Falenderoj Arditin me skuadrën e tij sepse punët e mira bëhen në skuadër. Pasioni është kyçi i suksesit në punët e mira. Thuhet se Arkivat janë tempujt e kujtesës. Megjithatë, unë do thoja se Arkivat janë bazat e një shteti serioz. Arkivat janë thelbësore për një shtet, ndaj edhe qeveria shqiptare duke nisur nga viti 2013 ka vënë në fokus Arkivën shqiptare, duke e ndryshuar cilësisht këtë fushë të rëndësishme të shtetit. Digjitalizmi është një kërkesë e përditshme, të cilës i jemi përgjigjur. Të mos harrojmë se të rinjtë janë ata që sjellin inovacionin. Mënyra se si ju jetoni, na detyron ne më të rriturve që t'ju përgjigjemi, duke sjellë modernizimin në disa sektorë. Arkivën e kemi parë gjithnjë me atë murin rrethues, ku askush nuk mund të afrohej, ndërkohë me këtë projekt, hapen dyert dhe qytetarët janë tashmë pjesë e Arkivës.”- tha Balluku.

Në ambientet e Muzeut Arkivor, që pritet të hapë dyert së afërmi, vizitorët jo vetëm do të mund të mësojnë mbi të kaluarën e vendit, por do të arrijnë të vihen në kontakt me të. Thënë këtë, krahas qëllimit didaktik që ka prirë edhe përzgjedhjen rigoroze të materialeve historike të ekspozuara, Muzeut do të mund t’i qaset si risi grupmoshave të reja, në sajë të teknikave interaktive që ndërthurin novacionin me historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare. Ky muze do të ofrojë jo vetëm një alternativë kulturore për të rinjtë, por mund të shërbejë edhe si një pikë atraksioni për turistët.
Duke patur një formë kubike, Muzeu ka favorizuar një modelim simbolik të sipërfaqes së tij. Përgjatë dyshemesë, do të gjenden të shkruara në xham shprehje të shkurtra të personaliteteve shqiptare më të rëndësishme në histori, metaforikisht ekuivalente me themelet mbi të cilat ecim. Në qendër do të jenë të vendosur ekzibitorë elektronikë dhe joelektronike, të cilët do të tregojnë të kaluarën historike përmes një komponenti arkivor. Në kënd, do të gjenden ekzibitorë të tjerë që do të përcjellin histori njerëzore të shoqërisë sonë. Ndërsa, në formën e një ombrelle elektronike, do të shfaqen në pjesën e sipërme të dhëna mbi veprimtarinë e institucionit tonë.

Krahas kësaj ekspozite të përhershme, i është kushtuar një hapësirë e caktuar edhe ekspozitave të përkohshme, të cilat do të trajtojnë fenomene shoqërore, periudha dhe figura historike. Në këtë hapësirë mund të shfaqen me kërkesë (individuale apo në grup) kundrejt një pagese edhe ekspozitat e realizuara më parë nga DPA-ja.
I njëjti temp novator ka prirë edhe idenë për krijimin e hapësirës së studimit në natyrë dhe teatrit/kinemasë së hapur prej 150 vendesh. Në koherencë me tipologjinë e muzeut, edhe këto dy shërbime pleksin qëllimet edukuese me aktivitetet zbavitëse për studiuesit dhe për të rinjtë.
Ky projekt vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së për të sjellë një frymë të re dhe cilësi të shtuar në shërbimin ndaj qytetarëve. Për të përftuar më tepër infomacion lidhur me veprimtarinë e DPA-së, vizitoni faqen tonë zyrtare www.arkiva.gov.al./CNA.al
Natën e ndërrimit të viteve Policia e Shtetit do të marrë ...
31-vjeçari Saimir Sula që ka ndërruar jetë në Spanjë ka mb...
Christiane Hohmann, Kryetare e Delegacionit të BE-së në Sh...
Arqipeshkvi, Imzot Angelo Massafra ka uruar të gjithë besim...
Nga dita e djeshme që kishin bërë paralajmërimin, mëng...
Festat e fundvitit kanë rritur fluksin e kthimit të shteta...
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar zgjedh...
Edhe pse janë fqinjët tanë dhe historia na lidh shumë me t...
Gazetari Arjan Çani është shprehur se nuk e sheh vizitën e...
Shpresa e shqiptarëve që po shkojmë drejt rrugës së anësim...
Anëtarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka zbulua...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas njoftimit të B...
Shqiptarët janë pyetur në një sondazh nëse kanë person...
Ditën e sotme janë caktuar datat e provimeve të Maturë...
Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj foli rreth pro...
Policia greke ka kryer një operacion të fshehtë në burgun ...
Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë....
Kryebashkikau i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar në mbl...
Helidon Bendo u lirua sot nga detyra e kreut të SHISH, ndë...
Banka Credins ka njoftuar klientët e saj se ka rënë pre e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...