"Paralizimi" i sistemit në dy pikat doganore/ Shkak, sulmi kibernetik nga Irani
Shqipëria është goditur ga një tjetër sulm kibernetik nga...

Pas sulmeve të vazhdueshme me të cilat vendi u përball përgjatë korrikut të vitit të shkuar, Irani nuk po ndalon.
Pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike duket se Irani ka ndërmarrë një tjetër ofensivë kundrejt Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS të Shqipërisë që përbën dhe pikën kyçe të kontrollit kufitar. Pavarësisht se punonjësit kanë punuar manualisht tashmë prej më shumë se 12 orësh, raportohet se nuk ka pasur radhë me makina në pikën kufitare, kjo pasi është shtuar edhe më shumë staf policor.
Sipas informacioneve mësohet se sulmi ka ndodhur rreth 22:10 kur papritur TIMS ndaloi së punuari. Fillimisht nuk u kuptua se çfarë ndodhi, ndërkohë që një tjetër goditje erdhi në orën 23:13 duke pamundësuar aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.
Por a është kjo një hakmarrje?
Gjithçka doli në dritë pasi u zbulua në mënyrë të pakontestueshme se sulmet kibernetike të ndodhura në korrikun e shkuar, janë si pasojë e ndërhyrjes së hakerave iranianë. Menjëherë pasi u zbulua kjo, Shqipëria i dha një ultimatum 24 orarësh diplomatëve iranianë për largimin e tyre dhe shteti shqiptar ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Shqipëria është shndërruar në një prej objektivave të Iranit, që në momentin që Shqipëria pranoi grupin e muxhakedinëve të MEK 10 vite më parë. Ky grupim është i vendosur në Manzë dhe konsiderohet si një ndër kundërshtarët më të fortë të regjimit në Iran.
Në një deklaratë për City News Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se iranianët si shoqëri janë shumë hakmarrës, po ashtu edhe sedra e lidhur me aspektet fetare është shumë e fortë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ne mund të presim gjithçka nga ata.
“Mbas ndërprerjes së marrëdhënieve tona diploatike, ne duhet të presim çdo gjë nga ata. Ata në profilizimin e përgjithshëm global që ne kemi bërë dikur nëpër universitete, janë shumë hakmarrës, sepse kanë këto tendencate krenarisë kombëtare, të poshtërimit kur iu ndodh diçka. Sedra e tyre e lidhur edhe me aspektet fetare është shumë e fortë. Ajo që ka ndodhur sot me TIMS-in është në vijim të asaj, sepse ata kanë një vit që kanë hyrë. Unë e paralajmërova këtë edhe para një muaji, por askush nuk ma vuri veshin sepse ishin në plazh. Ata kishin hyrë në sisteme dhe kishin marrë lejet e qëndrimit të njerëzve, këtyre të huajve që vinë. E kishin marrë të gjitha këta muxhahedinët. Ata e mbyllnin dhe e hapnin këtë sistem dhe hynin e dilnin dhe unë kuptova që ata kanë hyrë në sistemet tona policore. Edhe kjo e sotmja, ata e kishin këtë sistem, thjesht po përshkallëzojnë, godasin aty ku kanë hyrë përpara dhe i kanë kodet e aksesit."-shprehet Karamuço.
I pyetur nga gazetarja e CNA, Xheni Lekaj, nëse kjo ngjarje ka lidhje me strehimin e një grupimi muxhakedin në 2010-tën, Karamuço u përgjigj që kjo ka qënë pika e kthesës, ku Irani ka përshkallëzuar marrëdhëniet me Shqipërinë, pavarësisht se edhe para kësaj nuk kemi pasur ndonjë marrëdhënie miqësore.
“Patjetër, thyerja më e madhe ajo ishte. Nuk kanë qënë shumë miqësore me ne edhe më parë. Por me strehimin e tyre, që në kohën e Berishes që erdhën 200 veta, ata i pranë gjërat me ne, dhe nisën të marrin veprime agresore, atentate e gjëra të tilla për t’i dëmtuar, por janë parandaluar.”
Profesori vijon më tej duke u shprehur se “Parashikimi im është se nuk kemi parë asgjë akoma, pavarësisht se nuk duam të përhapim panik”./Xheni Lekaj CNA.al
Shqipëria është goditur ga një tjetër sulm kibernetik nga...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Irani mbrëmë ka sulm...
Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar situatën ekonomike n...
Javën që vjen Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë ga...
Biznesmeni Gjergj Luca, me anë të një humori të hollë, më ...
Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë n...
Para atre ditësh, kryeministri Edi Rama ka reaguar për her...
Në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë ka rënë ...
Ish prokurori, avokati Besnik Muçi ka komentuar lëvizjen e...
Qyteti i Shkodrës është zgjuar sot i përmbytur, si pasojë ...
Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar qëndrimin e kuksia...
Në 30 vitet e fundit, Parku i Liqenit Artificial në Ti...
Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbul...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur me përgatitjet...
Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj deklaroi se raporti i...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet për produktet e ...
Kryeministri Edi Rama, ka paralajëmruar se, aksioni pë...
Në ambasadën Britanike në Tiranë janë mbatjur homazhet...
Analisti Fatos Lubonja, ka folur për situatën e krimin...
Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...