web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Nesër, konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel

16 Dhjetor 2024, 09:12, Aktualitet CNA

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Nesër, konferenca e tretë

Më 17 dhjetor do të mbahet në Bruksel Konferenca e tretë ndërqeveritare me BE sa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në krye të delegacionit shqiptar do të jetë kryeministri Edi Rama.

Ky takim do të jetë në kuadër të hapjes së grupkapitullit të 6-të që përfshin Marrëdhëniet e jashtme dhe kapitujrt negociues:

Kapitulli 30–Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31–Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp pas konferencës ndërqeveritare./ CNA





Lajmet e fundit nga