Zbardhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut: Shkarkimi i ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi, i padrejtë
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka ven...

Në fshatin Lubonjë të Korçës, banorët kanë ngritur shqetësimin për një situatë që po përshkallëzohet pas reshjeve të fundit. Sipas tyre, përmbytjet janë pasojë e punimeve të pakontrolluara dhe me cilësi të dobët në argjinaturën e lumit, të kryera vetëm një muaj më parë.
Kryetari i fshatit, Albert Hima, nënvizon se ndërhyrjet në shtratin e lumit janë realizuar pa standardet e duhura dhe pa mbikëqyrje teknike. Ai shprehet se dëmtimet kanë rrezikuar rrugën kryesore që lidh dy lagjet e fshatit dhe se nëse lumi del nga shtrati, Lubonja mund të përballet me dëme të konsiderueshme, duke qenë se aty jetojnë rreth 75 familje me 350 banorë.
"Në Lubonjë për shkak të reshjeve të mëdha ka ndodhur një përmbytje. Kjo ka ardhur si shkak i një firme që para 20 ditësh ka mbaruar punimet në pjesën e lumit, nuk ka bërë punime cilësore dhe i ka bërë pa asnjë kontroll. Kam ngritur shqetësimet te kryetari i bashkisë dhe drejtori i urbanistikës, por më kanë thënë që nuk ke asnjë të drejtë të merresh me këtë punë. Është prishur komplet lumi, rrezikohet rruga kryesore e fshatit që lidh të dyja lagjet. Banorëve u ndikon se po doli lumi prish gjysmën e fshatit. Në Lubonjë janë rreth 75 familje me 350 banorë”, tha Albert Hima, kryetar i fshatit Lubonjë.
Banorët thonë se investimi i sapopërfunduar është shkatërruar me prurjet e para të lumit, çka sipas tyre tregon mangësi serioze në projekt dhe në mënyrën si është kryer puna. Ata shprehen se argjinatura është çarë në disa segmente dhe se shtëpitë ndodhen nën rrezik të vazhdueshëm. Në disa raste, uji ka hyrë në banesa dhe rrjedha ka marrë edhe bagëti, duke shkaktuar humbje për familjet.
"Projekti që u bë këtu u bë pa inxhinier dhe jashtë standardeve. Ka një muaj që mbaruan punimet dhe me prurjet e para të lumit e shkatërroi gjithë investimin. Nuk dihet kush mban përgjegjësi për këtë punë, por nuk është normale që me prurjen e parë të prishet argjinatura e lumit. Ndihemi të rrezikuar sepse është çarë e gjithë argjinatura dhe nëse ndodh e njëjta situatë me reshjet mund të përmbytë të gjitha banesat. Uji ka hyrë në banesa, madje rrjedha e ujit ka marrë edhe disa bagëti dhe fshati u rrezikua jashtë mase”, tha banori Kudret Xhixho.
Një tjetër banor është shprehur se argjinatura e lumit ishte e një cilësie shumë të dobët, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të vënë para përgjegjësisë ata që kanë bërë punimet.
"Ka sjellë problematikë pasi të gjitha ujërat e maleve janë bashkuar dhe kanë ardhur në fshat. U punua me argjinaturën e lumit me një cilësi shumë të ulët. Rreziku është të na përmbytë banesat. Rrezikohen edhe bagëtitë. Njërit prej banorëve rrjedha e lumit i mori 7 krerë. Shteti të vërë dorë, t'i vërë para përgjegjësisë ata që bënë punimet", tha banori Kadri Turani.
Sipas tyre, punimet në lumë janë kryer pa bazat minimale teknike, me materiale të pamjaftueshme dhe pa mbushjen e nevojshme anësore. Në terren përmendet se pritja duhej të ishte ndërtuar më lart, në pjesën pranë centralit, për të shmangur rrëshqitjen e gurëve dhe materialeve drejt lumit.
"Punimet në lumë janë bërë me cilësi të dobët, pa mbushje anësore, me 10 pont çimento. Prita duhej bërë në krye të fshatit, afër centralit që kur të vinin gurë nga lart të mos përfundonin në lumë”, u shpreh banori Shkëlqim Murati.
Banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë menjëherë, të hetojnë përgjegjësitë dhe të garantojnë një zgjidhje të qëndrueshme, për të shmangur rrezikun e një përmbytjeje tjetër që mund të dëmtojë banesat, tokat dhe bagëtitë e tyre. /CNA
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka ven...
Ish-kryebashkiaku i Tepelenës dhe deputeti i PS-së, Tërmet...
Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka mbajtur fjal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, është shprehur ...
Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë zjarri n...
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat po zhvillo...
Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Kamëz pasi lëvizte m...
Një 54-vjeçar është vënë në pranga, pasi përplasi me makin...
Ish-kryebashkiaku i Tepelenës dhe deputeti i Partisë Socia...
Asim Vokshi ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të marte në Pres...
Prefektura ka bërë përditësimin e të dhënave se si paraqit...
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vidhte shu...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin që zhvi...
Holta Zaçaj në përfundim të mandatit të saj si anëtare dhe...
Përdorimi i shërbimeve celulare shfaqi një përmirësim të d...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vizita në Belgjikë/ ...
Gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi sot pak nga e kaluara e...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje mbremjen e kësaj s...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Top Channel ka folur për i...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka qenë i ftuar në podcastin e Gr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...