Vendimi i Bordit të Transparencës/ Rritet çmimi i naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e tregtimit të naft...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqetësimin për situatën në sektorin e bujqësisë, duke deklaruar se rritja e çmimit të karburantit dhe heqja e skemës së subvencionimit me naftë të reduktuar po rëndon fermerët në të gjithë vendin.
Gjatë fjalës së tij në Komision, Bozdo tha se rreth 48 mijë fermerë përfitonin më parë nga një skemë me tollona nafte, e cila, sipas tij, i ndihmonte në përballimin e kostove të punimeve bujqësore.
Ai theksoi se heqja e kësaj skeme ka krijuar një situatë të vështirë për fermerët, të cilët aktualisht përballen me çmime rreth 2,200 lekë për litër nafte.
Sipas tij, shumë toka bujqësore nuk po punohen për shkak të kostove të larta, duke paralajmëruar se kjo mund të sjellë rënie të prodhimit në sezonet e ardhshme të verës dhe vjeshtës.
Bozdo kritikoi gjithashtu politikat fiskale të qeverisë, duke argumentuar se rritja e çmimeve të karburantit ka sjellë rritje të të ardhurave nga TVSH-ja, ndërsa kërkoi ndërhyrje konkrete për të lehtësuar barrën mbi fermerët.
“Argumenti kryesor është, duhet ta dini, ndërsa flasim, sot të gjithë fermerët nuk furnizohen më me tollona sipas skemës së mëparshme. Është një skemë që para një jave, qeveria shqiptare e hoqi, ishin afërsisht 48,000 fermerë që furnizoheshin me çmim, me tollona nafte me çmim të reduktuar, gjë që i ndihmonte ata në një mënyrë në një tjetër. Nuk ishin të mjaftueshëm, por jepte një ndihmë për këta fermerë.
Pra, fermeri sot ndodhet nën dilemën për ta blerë karburantin me 2,200 ALL dhe për të bërë të gjitha punët e pranverës, apo për të mos bërë asgjë. Duhet ta dini që statistika tregon që 80% e sipërfaqes sot që duhet të ishte punuar, është e papunuar pikërisht për shkak të shtrenjtësisë së karburantit. Shprehja që veçanërisht në zonën time ku jam dhe deputet, haset më shpesh është, nuk e ndez unë makinën apo traktorin apo makinat e tjera punuese të tokës me 2,200 ALL.
Pra, fakti që nuk kemi çmim të diferencuar për fermerin, e bën shumë të rëndë situatën, sepse prodhimi ynë bujqësor, veçanërisht për periudhën e verës dhe të vjeshtës, që zë formë tani, ka për të qenë realisht në një rënie pikiatë. Sikur mos mjaftonte fakti që bujqësia ka hyrë, ka hyrë në vitin e dytë e gjysëm në një rënie pikiatë dhe industria prodhuese ka hyrë në vitin e pestë në një rënie pikiatë edhe në vlerë absolute.
Për ta konkluduar të gjithën këtë, diskutimi që bëjmë sot, duke ndjekur pak edhe çfarë tha zoti kryetar i komisionit, ata që ishin ulur përpara meje këtu, që pak a shumë kishin të njëjtin propozim, nuk është diskutim programor i tipit që ne kemi këto taksa dhe ju në programin elektoral, hajde me dakord.
Sigurisht që është dhe programor. Partia Demokratike ka qenë gjithmonë partia e taksave të ulura dhe kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Diskutimi sot duhet të fokusohet nëse ne duhet të bëjmë diçka konkrete për t'u përballur me këtë krizë apo jo. Do ta lëmë në rënie të lirë këtë gjë, apo jo. Dhe për fat të keq, në të gjitha zhvillimet politike që po ndodhin në dy ditët e fundit, kuptohet që kjo krizë nuk ka për të dalë kollaj.
Vendet, globi, edhe sikur konflikti të mbyllet nesër, gjë që nuk ka asnjë shans për këtë gjë, nuk do të dalë në rikuperimin e plotë të logjistikës së transportit dhe të logjistikës së prodhimit të naftës brenda një muaji”, ka thënë Bozdo./ CNA
Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e tregtimit të naft...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një...
Pas mbledhjes së samitit të Diasporës në Tiranë, kryeminis...
Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, pas marrjes s...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 ...
Profesor Doktor Ilir Kalemaj ka folur për intelektualin e ...
Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndrys...
Në fjalën e tij në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryemini...
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapjen e ditës së...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, e cilësoi Samitin e Diasp...
Një operacion për goditjen e "Call Center"-ave, që ushtroj...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotë...
Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pal...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli deklaroi sot se nëse ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14.04.2026, ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën ha...
Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-kapiteni i Kombë...
Emigrantët që festuan Pashkën Ortodokse në vendlindje, po ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...