Samiti/ Rama: Diaspora nuk është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë, por në qendrën e saj
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapjen e ditës së...

Në fjalën e tij në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës në zhvillimin dhe transformimin e Shqipërisë ndër vite.
Rama u shpreh se samiti i parë i diasporës shënoi një moment të rëndësishëm ritakimi mes Shqipërisë dhe bijve të saj, në një kohë kur vendi ishte i rilindur, por ende me plagë të hapura. Sipas tij, ky ishte hapi i parë për të bashkuar energjitë dhe për të ecur drejt një të ardhmeje më të fortë.
Ai theksoi se sot Shqipëria ndodhet në një fazë të re, ku lidhja me diasporën është kthyer në bosht të zhvillimit, duke e bërë atë jo vetëm pjesë emocionale, por edhe aktive të vendit, përfshirë edhe përmes ushtrimit të së drejtës së votës.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu transformimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nga një vend që dikur shihej me dyshim, sot, sipas tij, Shqipëria identifikohet me natyrën, diellin dhe mikpritjen, ndërsa emri i saj njihet dhe respektohet globalisht.
Në aspektin ekonomik, Rama solli në vëmendje rritjen e ndjeshme të treguesve: prodhimi i përgjithshëm kombëtar nga më pak se 10 miliardë euro ka arritur në 27 miliardë euro, me synimin për të kapur 35 miliardë euro deri në fund të dekadës. Po ashtu, ai përmendi rritjen e të ardhurave për frymë dhe zhvillimin e turizmit, ku Shqipëria ka kaluar nga 2 milionë në 12 milionë vizitorë në vit, si dhe rritjen e investimeve të huaja.
Në përfundim, Rama e cilësoi diasporën si një partner të domosdoshëm në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.
“Mjafton të kthejmë kokën pas në kohën kur filluam punën për samitin e parë të diasporës, për të marrë forcë për të filluar punën kolosale që kemi nisur. Ky ishte një moment ritakimi me një vend të rilindur, por plot plagë të hapura. Ishte hapi i parë për të thirrur fuqinë e diasporës dhe për t’u ndjerë më të fortë, për të shkuar drejt majës ku sot jemi më afër se kurrë ndonjëherë. Ishte një bisedë e ndërprerë mes Shqipërisë dhe bijve të saj. Sot jemi në fazën e ndërtimit të asaj që ka qenë boshti i rrugës sonë, lidhjen me ata në fund të botës, ku dielli lind andej nga perëndon.
Ishte një kërkesë themelore për të qenë jo vetëm pjesë emocionale e këtij vendi, por edhe pjesë aktive e tij. Sot vini këtu pasi e keni ushtruar të drejtën e votës.
Nga një zë që kërkohej të dëgjohej, sot është një zë që dëgjohet për udhëheqjen e këtij vendi.
Sot ju jeni kryelartë kudo dhe kurdoherë emri i vendit tonë thirret me vëmendje. Emri i Shqipërisë ka kaluar një transformim të thellë: nga një sinonim i të keqes, Shqipëria është bërë sinonim i natyrës, diellit dhe mikpritjes.
Nga një emër që shpesh duhej shpjeguar se ku binte në hartën e botës, sot Shqipëria është një emër që flet vetë në të gjitha gjuhët e botës.
E nisëm rrugëtimin tonë me një prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliardë euro; sot është 27 miliardë euro dhe në fund të kësaj dekade synojmë ta çojmë në 35 miliardë euro. Sot jemi mbi 11 mijë euro në vit, dhe në vitin 2030 synojmë të jemi mbi 15 mijë euro në vit. E nisëm rrugëtimin tonë me 2 milionë turistë; sot Shqipëria ka 12 milionë turistë dhe ka kaluar 1.6 miliardë euro investime të huaja në vit”, tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapjen e ditës së...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, e cilësoi Samitin e Diasp...
Një operacion për goditjen e "Call Center"-ave, që ushtroj...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotë...
Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pal...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli deklaroi sot se nëse ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14.04.2026, ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën ha...
Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-kapiteni i Kombë...
Emigrantët që festuan Pashkën Ortodokse në vendlindje, po ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për kat...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar një...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e ...
Libani ka refuzuar ekstradimin e 49-vjeçarit, Fadi Alwan, ...
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14.04.2026, ...
E akuzuara për moskallëzim krimi të vrasjes së Martin Çeço...
Këtë të hënë, Baba Mondi është nderuar me titullin “Nderi ...
Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në Vlorë lidhur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...