
Sot, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim. Ka pezulluar dekretin e Presidentit, pra shpalljen e datës 9 nëntor si ditë zgjedhjesh duke theksuar se do të mblidhet në datën 31 tetor për të marrë, për të shqyrtuar në themel ankimimin e zotit Veliaj.
Gjykata Kushtetuese shqip ka thënë zgjedhjet e datës 9 në Tiranë nuk do të zhvillohen ne do të marrim dhe do të dalim me një vendim.
Së pari, Gjykata Kushtetuese mund të marrë dhe të shqyrtojë vendime dhe dekrete të Presidentitm akte të Këshillit të Ministrave siç i ka të mirëpërcaktuara dhe të thotë që ky dekreti i Presidentit është në rregull apo nuk është në rregull apo të shprehet që në rastin e ankimimit të Erion Velijat, shkarkimi i Erion Veliajt është në rregull ose nuk është në rregull.
Jemi përballë faktit se çfarë do të ndodhë në datën 31 tetor.
Janë disa opsione:
-Që Gjykata Kushtetuese të thotë që shkarkimi i zotit Veliaj është i rregullt në përputhshmëri me Kushtetutën,
-shkarkimi i Erion Veliajt është i parregullt, pra është i paligjshëm, pra shkelet Kushtetuta për shkarkimin e tij
-ankimimi i bërë nuk është në gjykatën e duhur duhet të shkohet në një gjykatë tjetër.
Këto janë tre opsione.
Më tej, në rast se Gjykata Kushtetuese thotë se shkarkimi gjendet i ligjshëm, Erion Veliaj shkarkohet, presidenti detyrohet të shpallë një datë zgjedhjesh tjetër për kryeqytetin.
Në rast se, vendimi i shkarkimit është i paligjshëm Erion Veliaj vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar bashkie atë që ka ëndrrën e tij, shpresën e tij, por nëse drejton vendimin në një gjykatë tjetër pra në Gjykatën Administrative pasi ai është një akt administrativ i shkarkimit të ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj atëherë çështja do të shkojë në Gjykatën Administrative.
Për më shumë në Gjykatën Administrative do të kërkohet nga avokatët e Velijat pezullimi i aktit të shkarkimit dhe më pas duhet që Gjykata Administrative ta marrë ta shqyrtojë, e pranon apo jo pezullimin, mund ta quajë të rregullt apo të parregullt ose mund të mos marrë fare akt pezullimi por t’i hyjë çështjes në themel.
Pra, ka disa opsione që priten të vijnë pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Por sot nuk kemi në Gjykatën Kushtetuese një vendim që ka ndonjë fitore, nuk ka asnjë fitore mbi presidentin, nuk ka as ndonjë fitore të Erion Veliajt, as ndonjë humbje të Edi Ramës as ndonjë fitore të opozitës.
Sot thjesht dhe vetëm Gjykata Kushtetuese ka thënë: Në Tiranë në datën 9 nëntor nuk do bëhen zgjedhjet, pra pjesërisht e ka rrëzuar dekretin e Presidentit pasi në 5 bashkitë e tjera zgjedhjet do të zhvillohen normalisht dhe duhet të pritet vendimi i kësaj gjykate më pas për të shpallur datën e re të zgjedhjeve.
Kjo është ajo që ka ndodhur dhe më sipër ne trajtuam se çfarë mund të ndodhë hap pas hapi në datën 31 tetor me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më tej në rast se çështja do të kalojë në Gjykatën Administrative./ CNA
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sot lidhur me vendimin e ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për pezullimin e ...
Këtë të enjte janë zyrtarizuar emrat për garën për kreun e...
Moderatorja Grida Duma ka ndarë në rrjetet e saj sociale p...
Një rast i tentativës së kontrabandimit në Kosovë të mallr...
Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim. Ka...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqy...
Mediat e Erion Veliajt po mashtrojnë opinionin publik në l...
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka mbajtur fjalën...
Pas mbledhjes së gjyqtarëve në KLGJ, anëtarja Albana Boksi...
CNA prej 53 ditësh i ka treguar publikut, dy mashtrues med...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Ge...
Kreu i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani, në fjalën e tij në...
Raportohet se në portin e Durrësit ka nisur marrja e mostr...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Ge...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, në një...
Zëvendëskryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardi...
Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë kanë zhvilluar ditën ...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e A. H., i ci...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...