“Farsë dhe propagandë e ndyrë”/ Ola Xama i vërsulet qeverisë: Pse të fshehim zhulin
Gazetarja Ola Xama i është vërsulur qeverisë, duke thë...

Liderët e Bashkimit Europian do të takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 6 dhjetor.
Takimi është i rëndësishëm për një arsye të madhe: kjo është hera e parë që një Samit i madh mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet jashtë bllokut europian. Burimet e Radios "Evropa e Lirë" në Bruksel kanë thënë se ekzistojnë dy synime për këtë samit: mbajtja e një fronti të bashkuar dhe shmangia e devijimeve.
Kjo pasi në 12 muajt e fundit janë regjistruar disa precedentë të këqij në këtë drejtim. Samiti i fundit, i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, në vjeshtën e vitit 2021, është dominuar nga mospajtimet nëse deklarata finale duhet të përfshijë fjalën “zgjerim”, pasi disa vende anëtare të BE-së kanë dyshuar atëbotë në idenë e zgjerimit të klubit. Megjithatë, ajo atmosferë as nuk krahasohet me situatën e krijuar në një takim jozyrtar që është mbajtur mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 23 qershor.
Ndonëse takimi i fundit është konsideruar historik pasi Ukraina dhe Moldavia kanë fituar statusin e vendeve kandidate për anëtarësim, Bosnje – Hercegovina nuk ka fituar status të tillë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë arritur të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak të çështjeve të pazgjidhura mes Shkupit dhe Sofjes.
Ka indikacione që Samiti në Tiranë do të shkojë pak më mirë. Së pari, takimi do të mbahet vetëm gjysmë dite, çka nënkupton më pak kohë për mospajtime. Së dyti, draft-dokumenti që ka parë Radio "Evropa e Lirë', në të cilin kanë punuar 27 vendet anëtare në javët e fundit, është optimist dhe jo shumë kritik për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, vendet skeptike sikurse Franca dhe Holanda kanë nisur të përkrahin idenë që anëtarësimi i shteteve joanëtare në bllok nuk është ide edhe aq e keqe. Përgjatë verës është zhbllokuar nyja në mospajtimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe tani, sipas draft-dokumentit, zyrtarët evropianë pritet të konfirmojnë se “BE-ja është plotësisht e përkushtuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor rreth anëtarësimit në BE, dhe pritet të bëhet thirrje për përshpejtim të procesit të zgjerimit”. Në këtë dokument përfshihet edhe fjala “zgjerim”. Për më shumë, në këtë samit pritet të shmangen temat që shkaktojnë ndasi.
Ndër më kryesoret - refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Deri më tani, kjo politikë ka pasur pak pasoja për Beogradin dhe deklarata as që e veçon Serbinë në këtë drejtim. Nga Samiti pritet të ketë edhe lajme të mira.
Në deklaratën e përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, operatorët telefonikë do të nënshkruajnë marrëveshje që hap rrugën për zvogëlim të çmimeve të romingut mes bllokut europian dhe Ballkanit Perëndimor më 2023, me mundësinë e heqjes së tërësishme të kostove më pas.
Raportimet e fundit për rritje të numrit të migrantëve që hyjnë në BE përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, kanë shqetësuar disa kryeqytete brenda BE-së. Prandaj në këtë Samit pritet të këtë thirrje për luftim të kontrabandës dhe trafikimit me qenie njerëzore.
BE-ja së fundi është zotuar për ndarjen e 40 milionë eurove për të forcuar menaxhimin e kufijve në rajon dhe pritet që të ndahen edhe 30 milionë euro shtesë për luftim të kontrabandës dhe trafikimit. Disa çështje tjera më delikate pritet të diskutohen më vonë gjatë dhjetorit. Njëra prej tyre është nëse Bosnje-Hercegovina do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim këtë vit. Ka shumë indikacione që vendet e bllokut europian do të pajtohen për këtë gjë kur të takohen ministrat e tyre në Bruksel më 13 dhjetor, pasi në draftin aktual për zgjerim, që ka parë Radio "Evropa e Lirë", nuk ka lëvizje në këtë drejtim.
Disa diplomatë europianë, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Radios "Evropa e Lirë" se besojnë që Bosnja do të fitojë statusin e vendit kandidat por me kushte – skenar i ngjashëm me mënyrën si e kanë fituar Ukraina dhe Moldavia këtë status verën që lamë pas. Liderët e BE-së mund ta marrin këtë vendim në një samit që mban BE-ja disa ditë më vonë, përkatësisht 15-16 dhjetor.
Megjithatë, ministrat europianë edhe mund të mos pajtohen rreth konkluzioneve për zgjerim. Diçka e tillë ka ndodhur më parë, dhe ka indikacione që mund të ndodhë sërish, pasi tema e Bosnjës mund të mos jetë e vetmja që duhet zgjidhur. Bullgaria dëshiron të çojë përpara synimet e saj sa u përket mospajtimeve për çështjen e gjuhës, dhe disa vende anëtare kërkojnë tekst më ambicioz për Ukrainën./ Rel
Gazetarja Ola Xama i është vërsulur qeverisë, duke thë...
Sot, kur në Tiranë nga njëra anë do të jenë liderët e Bash...
Policia e shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie duke...
Sot Tirana do të jetë e izoluar dhe nën masa të rrepta...
Ditën e sotme do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndim...
Analisti Andi Bushati ka vënë me "shpatulla pas murit"...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, ka pritur në aer...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbi ...
Ilir Alimehmeti u tërhoq nga gara me Belind Këlliçin, ...
Avokati Altin Goxhaj tashmë është dorëzuar, pasi Belin...
Gara e Primareve në PD, ishte shumë e fortë, sidomos m...
Aktivistja Evi Kokalari ka vijuar me misionin përçarës...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka përkujtuar idea...
Një pallat pa leje, i pretenduar hotel me një le...
Deputetja e PD, Ilda Dhori, ka thirrur ditën e sotme në in...
Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka shkuar në Kuvend me...
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes ministre...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...