“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Shqipëria po përjeton këtë vit ecurinë më të mirë të turizmit në historinë e saj, ndërkohë që po shënon dhe rekorde evropiane.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat dhe të përpunuara nga “Monitor”, net-qëndrimet në akomodimet turistike, që përfshijnë hotele, akomodime të tjera afatshkurtra për turizëm, kampingje e kampera, kishin rritjen më të madhe vjetore në Shqipëri në krahasim me mesataren evropiane dhe të gjitha shtetet e Evropës, për të cilat raportohen të dhënat e plota, për periudhën janar-qershor 2023. (të dhënat nuk janë të plota për Turqinë dhe Kosovën).
Net-qëndrimet në akomodimet turistike në 6-mujorin e parë të 2023 në Shqipëri u rritën me 44.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në raport me 12.9% që ishte mesatarja e Bashkimit Evropian.
Pas Shqipërisë renditet Qipro, me rritje 39.1% të net-qëndrimeve për të njëjtën periudhë, e ndjekur nga Mali i Zi me 37.2%, Malta me 30.5%.
Shqipëria kishte gjithsej për janar-qershor 2023 rreth 1.7 milionë net-qëndrime, pothuajse njëlloj sa Mali i ZI (1.79 milionë), ndërkohë që në vitin 2019 Mali i Zi kishte gati dyfishin e net-qëndrimeve të Shqipërisë (1.5 milionë, kundrejt 806 mijë), sipas statistikave të Eurostat.
Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur pak ditë më parë se në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1.55 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në periudhën janar-qershor, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 3.396.932. Ky numër është rritur me 33,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas Ministrisë së Turizmit, fronin vijon ta mbajë ai i turizmit patriotik dhe konkretisht shqiptarët e Kosovës, me 40% të totalit. Nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për 6 muajt e parë të vitit mbi 1.38 milionë vizitorë apo 43 për qind më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Në vend të dytë janë italianët, me 310 mijë vizitorë nga shteti fqinj duke shënuar rekord që në 6-mujorin e parë. Italianët zinin 9% të totalit. Shifrat tregojnë se për nga numri Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë respektivisht grupi i tretë dhe i katërt që edhe këtu pjesë dominuese ndër vite kanë qenë shqiptarët e trevave.
Turizmi i BE-së në nivelin më të lartë të një dekade në gjysmën e parë të vitit 2023
Industria turistike e Bashkimit Evropian po përjeton një rikuperim të fortë nga ndikimi i pandemisë COVID-19, sipas njoftimit të Eurostat.
Në gjysmën e parë të vitit 2023, numri i netëve të kaluara në strukturat akomoduese turistike arriti nivelin më të lartë në dekadën e fundit, duke sinjalizuar një ringjallje të dukshme në performancën e industrisë në shumë vende.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kaluar 1 193 milionë net në struktura akomoduese, duke shënuar një rritje prej afro 11 milionë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 (1182 milionë, +0,9%). Për më tepër, ka pasur 136 milionë net qëndrimi më shumë se në gjysmën e parë të vitit 2022 (1057 milionë, +12,9%). Në krahasim me vitin 2021 (406.8 milionë), këtë vit janë regjistruar 786 milionë net qëndrimi më shumë, dhe krahasuar me vitin 2020 (474.7 milionë), janë regjistruar 718 milionë net qëndrimi më shumë.
Të gjithë muajt tejkaluan shifrat e një viti më parë, me rritjen më të lartë të shënuar në janar (45%) dhe shkurt (27%).
Sipas të dhënave për secilin vend, të gjitha shtetet anëtare kanë regjistruar një rritje të net-qëndrimeve në krahasim me vitin 2022, me përjashtimin e vetëm të Hungarisë, e cila ka pësuar një rënie të lehtë prej -0.3%.
Qiproja (39.3%), Malta (30.5%) dhe Sllovakia (28.7%) regjistruan rritje më të konsiderueshme të net-qëndrimeve.
Megjithatë, rreth gjysma e vendeve nuk kanë arritur ende shifrat e regjistruara në gjysmën e parë të vitit 2019. Veçanërisht, Letonia (-23,8%), Sllovakia (-16,0%), Hungaria (-12,2%) dhe Lituania (-11,7%).
Një rritje e fortë e shifrave të këtij viti erdhi nga rimëkëmbja e turizmit ndërkombëtar. Krahasuar me vitin 2022, numri i netëve të kaluara nga turistët e huaj është rritur me 22,5%, ndërsa turizmi vendas ka shënuar një rritje prej 5,8%.
Në total, turistët e huaj përbënin 545 milionë net në gjysmën e parë të vitit 2023 ose 46% të të gjithë netëve të qëndrimit.
Vitet e fundit, përqindja e turistëve të huaj është ndikuar ndjeshëm nga pandemia. Duke filluar nga 47% në gjysmën e parë të vitit 2019, ai ra në 36% në gjysmën e parë të 2020 dhe më tej u ul në 21% në 2021, përpara se të shënonte një rikthim të fortë në 2022, duke u rritur në 42%./Monitor.al
Një 29-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë pasi a...
Gjyakata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 29 ...
Një shtetas iranian është arratisur këtë të enjte nga kamp...
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka shtet më mafio...
“Prokuroria shqiptare të mos lëshojë urdhër-arresti ndaj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar më tej akuzat ndaj...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë sot në Qendr...
Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Petrit Ndoji...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, k...
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari 38-vje...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është drejt përfu...
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Yannis Oikonomou, ka mbërr...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka hed...
Partia Demolratike përmes Dorian Telitit ka komentuar ...
Ish-zyrtari i lartë i CIA-s, Rolf Mowatt Larssen, gjatë nj...
Media e njohur spanjolle "El Pais" ka dhënë detaje të reja...
Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë në grupe, ku ...
Banorët e pallatit 10-katësh, i cili u përfshi nga flakët ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...