Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në shkolla.
Rreth 300 persona janë arrestuar në flagrancë, jo vetëm në kryeqytetin e vendit, por edhe në qytetet e vogla dhe qindra kilogramë lëndë narkotike, kryesisht marijuanë, por edhe lloje të forta të drogës, si kokainë dhe heroinë janë sekuestruar nga policia.
Eksperti i sigurisë, Pëllumb Nako, thotë për "Zërin e Amerikës" se e sheh operacionin policor si një zhvillim pozitiv sidomos për faktin se ka shënjestruar shpërndarësit e drogës në zonat afër shkollave.
“Fakti i vendosjes së një perimetri sigurie afër shkollave në Shqipëri mendoj se është diçka e mirë, por duhet thelluar sepse ka edhe dukuri të tjera që duhen trajtuar nga institucionet përgjegjëse, siç janë ato të shëndetit publik dhe qeveritë vendore”, thotë ai.
Zoti Nako thotë më tej se arrestimet e shpërndarësve kanë provuar edhe numrin e lartë të përdoruesve të drogës në shkolla për të cilin nuk ka të dhëna nga institucionet e shëndetit publik.
“Fakti tjetër i arrestimit të një numri të madh të njerëzve të njohur si shpërndarës droge do të thotë që tregu i konsumit të drogës në vendin tonë është goxha i madh dhe kjo del në formën e një deduksioni. Domethënë, ne këtë e masim nga arrestimet që bën policia për shpërndarësit e drogës, ndërkohë që institucionet e tjera që janë kompetente në këtë drejtim, që merren me shëndetin publik nuk është se kanë dhënë ndonjë statistikë apo të botojnë në mënyrë të rregullt raporte për numrin e përdoruesve të drogës në Shqipëri”, thotë ai.
Drejtoritë rajonale të kujdesit shëndetësor në shumë zona të vendit janë të angazhuara kryesisht në fushata ndërgjegjësuese, thotë Edi Sinoimeri që drejton Njësinë e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër.
"Pranë qendrës sonë është një sektor i posaçëm, sektori i shëndetit mendor. Ne zakonisht operojmë nëpër institucionet arsimore në bashkëpunim me drejtoritë arsimore dhe institucionet shkollore duke promovuar, duke monitoruar, por edhe duke këshilluar për të parandaluar fenomenin e përdorimit të drogës nga të rinjtë apo nga adoleshentët në institucionet arsimore", thotë ai për "Zërin e Amerikës".
Një hallkë tjetër e rëndësishme për luftimin e dukurive të drogës është pushteti vendor, thotë zoti Nako. Sipas tij bashkitë duhet të kenë qendra për rehabilitimin e përdoruesve të drogës dhe buxhete për trajtimin e këtyre dukurive.
“Policia në rastin konkret nuk bën gjë tjetër veçse jep kontributin e saj në mbrojtje të shëndetit publik. Por Policia e Shtetit nuk është institucion i specializuar për mbrojtjen e shëndetit publik, por janë institucione të tjera. Unë mendoj se qeveria vendore duhet të akordojë buxhete jo të vogla dhe duhet të ndërtojë institucione për rikuperimin e këtyre personave që kanë krijuar varësi nga droga, sidomos nga lloje të forta të drogës si kokaina etj. Para disa kohëve unë kam parë në media dy-tri raste që edhe kanë vdekur nga përdorimi i mbidozave, këto natyrisht që i njeh gjithë bota, por institucionet nuk duhet të qëndrojnë indiferente dhe duhet të bëjnë punën e tyre.”
Në Gjirokastër nuk ekziston një qendër e tillë për personat në varësi nga droga, por vetëm në Fier, ndërkohë që personat në varësi nga kokaina kanë vështirësi në sigurimin e metadonit.
Një hallkë tjetër e trajtimit të dukurive të drogës janë institucionet arsimore, të cilat punojnë fort në fushën e parandalimit, thotë Albana Hasanaj, përgjegjëse e zyrës vendore arsimore në Gjirokastër.
“Përmend këtu shërbimin psiko-social, i cili falë edhe rënies së numrit të nxënësve për psikolog u jep mundësi psikologëve që krahas aktiviteteve sensibilizuese të zhvilluara në shkolla të bëjnë edhe takime individuale me nxënësit. Një hallkë shumë e rëndësishme e këtij zinxhiri janë edhe oficerët e sigurisë. Momentalisht ky shërbim realizohet në dy gjimnazet e qytetit të Gjirokastrës, duke pasur parasysh numrin e nxënësve në gjimnaze, por në të njëjtën kohë dhe shkallën e riskut pranë këtyre institucioneve arsimore. Oficeri i sigurisë është ura lidhëse duke qenë parandalues, por edhe raportues i të gjitha rasteve të lidhura me drogën që do të mund të ndodhnin në institucionet arsimore. Padyshim një zë i fuqishëm është edhe qeveria e nxënësve. Në pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre tematike kryesore është parandalimi dhe problematika që sjell përdorimi, por edhe trafikimi i lëndëve narkotike”, thotë Albana Hasanaj.
Ekspertët vlerësojnë se ndërsa në vend prej vitesh nuk gjenerohen të dhëna nga institucionet e shëndetit publik për përmasat e dukurisë së përdoruesve të drogës, bashkitë bëjnë shumë pak për të trajtuar vitkimat me politika rehabilituese apo integruese.
Vitet e fundit Shqipëria vijon të jetë në hartën e kultivimit të marijuanës, ndonëse dukuria është kufizuar, por nga ana tjetër rrjetet shqiptare të drogës janë bërë më aktive, sidomos me futjen në vend të sasive të mëdha të kokainës, e cila është përhapur edhe në tregun vendas, sidomos tek të rinjtë e shkollave./Zëri i Amerikës
Numri i bashkive dhe qarqeve që kanë bërë një përpjekj...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në konferencën e...
Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë së të pandehurve, ...
Shantazhi dhe kërcënimet po vrasin vajzat dhe gratë sh...
Ka përfunduar rikonstruktimi i gjimnazit “Themistokli Gërm...
Këtë të hënë, datë 12 shkurt 2024, po ju njohim me titujt ...
Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka bërë analizën e ...
Pak më parë raportuam se gjatë mbledhjes së Asamblesë ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar mbledhjen e...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për fito...
Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e Asamblesë...
Ditën e sotme është mbledhur Asambelja e PS-së ku socialis...
Mazhoranca duket se është në panik pasi po i dalin skenarë...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazet...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin para gazetarëve ...
Asambleja e të pandehruve ka mbyllur punimet. Në fokus të ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë di...
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga moti i keq me erë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...