Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Shantazhi dhe kërcënimet po vrasin vajzat dhe gratë shqiptare. Ky është tashmë një fenomen shqetësues shoqëror, i cili po kthehet në kronikë të zezë dhe po mbush faqet e portaleve dhe po hap edicionet e lajmeve.
Vajzat dhe gratë shqiptare po denigrohen në rrjetet sociale për nder, kryesisht në “TikTok” dhe ende nga shteti nuk po merret asnjë masë për këtë rrjet social.
Por deri kur do të ndodhin këto ngjarje të rënda? Deri kur gratë dhe vajzat shqiptare do jetojnë të mbytura nga maskilizmi? Deri kur vajzat dhe gratë shqiptare do durojnë dhunën, shantazhin, pabarazinë në marrëdhënie? Deri kur do të ndëshkohen për "gabimet"? Deri kur do të detyrohen nga burrat, partnerët apo familjarët që të kryejnë akte ekstreme, deri në vetëvrasje, për "hallin" më të madh që kanë: Çfarë po mendon bota për to?
Një vajzë dhe 2 gra, i kanë dhënë fund jetës në vetëm një muaj e gjysmë, për shkak të shantazhit, kërcënimeve dhunës dhe presionit nga burrat dhe partnerët. Dy prej të cilave, 27-vjeçarja në Kamëz dhe Bedrie Loka u shantazhuan në rrjetet sociale, kryesisht në "Tik Tok".
Duhen të merren menjëherë masa që raste të tilla të mos përsëriten. Në zonat kryesisht rurale, janë shumë të nevojshme qendra sociale për gratë, është shumë e nevojshme ndihma e psikologut për t'i nxjerrë këto gra nga guaska në të cilën ndodhen.
Nuk ka më kohë, tani duhet veprim.
Edhe pse jemi në 2024, gratë dhe vajzat shqiptare ende i kanë frikë partnerët, ende durojnë dhunën, ende detyrohen të lidhin kurora për hatër të prindërve, e sigurisht këto marrëdhënie do të kenë edhe probleme në vonë.
"Vajza e ka derën te burri"... është ende një "ligj" që shumë gra nuk kanë guximin ta shkelin, nuk kanë guximin të ngrenë zërin për të drejtat e tyre, nuk kanë guximin të tregojnë edhe gabimet që bëjnë, t'i pranojnë ato dhe të vijojnë jetën.
Por ato zgjedhin të vetëvriten, të dorëzohen.
Duhet t’i jepet përgjigje pyetjes: Hakun e Bedries dhe grave të tjera që bien pre e dhunës kush do ta marrë?
Përveç, mbështetjes që duhet për këto gra dhe vajza, kryesor është dënimi i autorëve të këtyre ngjarjeve dhe gjetja e mënyrave për të parandaluar ngjarje të tilla.
Nga ana tjetër, vetë vajzat dhe gratë shqiptare, duhet të tregojnë force brenda vetes dhe mos mposhten nga monstra që i detyrojnë apo shtyjnë të kryejnë akte ekstreme.
Shifrat alarmante
Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se 1038 persona u dënuan për dhunë në familje, gjatë 2022. Për të njëjtin vit, rapotohem 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe lëshimi i 2400 urdhër-mbrojtjeje për gratë dhe vajzat.
Raporti i publikuar nga OBSH e rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon këtij fenomeni në Evropën Qendrore. Gjatë vitit 2022 për shkaktim të vetëvrasjes, ka 233 procedime të regjistruara, por vetëm 2 të dënuar. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit tregojnë se nga viti 2010 deri sot, janë 159 gra viktima të krimit në familje.
Bedrie Loka
Viti 2024 nisi me një ngjarje të rëndë, ku në qendër ishte dhunimi, shantazhimi dhe akti i rëndë i vetëvrasjes së një gruaje. E kemi fjalën për Bedrie Lokën, e cila për shkak të denigrimit që iu bë në rrjetet sociale, ku u bullizua dhe presionit e shantazhit nga ana e burrit, mori vendimin që t'i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë. Ajo la pas 4 fëmijët e saj jetimë, pasi në momente dobësie nuk mundi më të duronte komentet e njerëzve apo sjelljen e bashkëshortit. Në pranga është i shoqi, i cili akuzohet se detyroi gruan për të kryer aktin ekstrem. Pas ngjarjes së rëndë, nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet nga familjarët e saj, të cilët edhe pse ishin në dijeni të marrëdhënies plot probleme të Bedries me të shoqin, nuk i kishin ofruar kësaj të fundit një zgjidhje, se si mund të largohej nga dhunuesi i saj. Sigurisht vijohet ende me mentalitetin që gratë dhe vajzat shqiptare e kanë vendin te burri...
18-vjeçarja i jep fund jetës
Por rreth një muaj më vonë, në fillim të muajit shkurt, një vajzë e re vendosi t'i japë fund jetës. E kemi fjalën për 18-vjeçaren nga Lushnja, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Nuk dihen ende motivet që e çuan vajzën drejt një akti të tillë, por nën hetim është marrë burri i saj 24-vjeçar pasi dyshohet se shkak për vetëvrasjen është bërë konflikti me bashkëshortin.
18-vjeçarja kishte pak muaj që ishte martuar me 24-vjeçarin. Vajza ishte nga fshati Fiershegan dhe djali nga fshati Çukas i Lushnjës. Kishin konflikte të vazhdueshme për shkaqe xhelozie pasi burri dyshonte se ajo e tradhtonte. Të paktën kështu raportohet deri më tani. Por, familja e 24-vjeçarit hedh poshtë të gjitha këto akte dhe thekson se vajza bëri aktin ekstrem për shkak të problemeve në shkollë.
27-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i banesës në Kamëz
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë të dielën e 11 shkurtit, ku një 27-vjeçare u hodh nga kati i katërt i banesës dhe humbi menjëherë jetën.
Fillimisht u raportua se ngjarja e rëndë ndodhi aksidentalisht, por hetimet zbuluan se gruaja ishte shantazhuar me disa foto intime që i ishin publikuar në rrjetet sociale.
Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i “TikTok”-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. 27-vjeçarja ishte në proces divorci me një person nga Kosova, ndërkohë që kishte njohur Altin Çokun./CNA
Ka përfunduar rikonstruktimi i gjimnazit “Themistokli Gërm...
Këtë të hënë, datë 12 shkurt 2024, po ju njohim me titujt ...
Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka bërë analizën e ...
Pak më parë raportuam se gjatë mbledhjes së Asamblesë ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar mbledhjen e...
Kryeministri Edi Rama është shprehur i sigurt për fito...
Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e Asamblesë...
Ditën e sotme është mbledhur Asambelja e PS-së ku socialis...
Mazhoranca duket se është në panik pasi po i dalin skenarë...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazet...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin para gazetarëve ...
Asambleja e të pandehruve ka mbyllur punimet. Në fokus të ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë di...
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga moti i keq me erë ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka nxjerrë z...
Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, foli për mediat në lid...
Urgjenca e QSUT-së është përfshirë nga flakët mëngjesin e ...
Nga 1 janari 2024, në tregun e lirë dolën 2150 biznese të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...