“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në seancën e sotme plenare lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2024. Çela është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar me punën për rritjen e eficiencës në bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale.
Kryeprokurori ka folur edhe për marrëveshjet dypalëshe të ekstradimit, ku ka bërë me dije se Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Kosovën.
Ai është shprehur se gjithashtu vitin e kaluar ka vijuar edhe zbatimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust, ku tha se volumi i çështjeve të ndjekura në Eurojust ishte 5% më lart se në 2023.
“Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar punën për rritjen e eficiencës në bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Theksojmë këtu intensifikimin e kontakteve me autoritetet belge dhe holandeze për goditjen e kriminalitetit, me theksin te pastrimi i produkteve të veprës penale dhe krimet e rënda. Në këtë kuadër, në muajin nëntor 2024, Prokurori i Përgjithshëm nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Belgjikës në këto fusha.
Të dhënat kryesore të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar të administruara në sistemin elektronik IMPRO për vitin 2024 tregojnë rritje të numrit të ekstradimeve nga Shqipëria për jashtë vendit me 38 % (nga 99 në 137), rritje të numrit të letërporosive nga jashtë me 39 % (nga 431 në 599), rritje të numrit të letërporosive për jashtë me 10 % (nga 491 në 539), rritje të njohjeve të vendimeve penale të ardhura nga jashtë me 6 % (nga 33 në 35). Vlen të theksohet se megjithë vështirësitë që kemi hasur për shkak të vakancave të theksuara në organikë, përqindja e ekzekutimit të letërporosive nga ana jonë është dukshëm me lart se ai i autoriteteve të huaja (36.5% / 23.2%), çka tregon për prioritetin që ka pasur për prokurorinë bashkëpunimi ndërkombëtar.
Gjithashtu vlerësojmë të theksojmë rëndësinë që kanë pasur ndryshimet legjislative të viteve të fundit, përfshirë edhe marrëveshjet dypalëshe të ekstradimit. Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi (në të cilat parashikohet ekstradimi i shtetasve respektivë) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Kosovën. Vlen të përmendim se në zbatim të marrëveshjes dypalëshe aktualisht kemi 20 praktika aktive të transferimit të të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.
Prokurori i Përgjithshëm në cilësinë e përfaqësuesit të autoritetit kompetent ka vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust, nëpërmjet veprimtarisë së Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë në Eurojust, Referuar të dhënave nga Zyra e Prokurorit Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust, në vitin 2024, volumi i çështjeve të ndjekura në Eurojust ishte 247 çështje, 5% më lart se në 2023. Zyra Shqiptare në Eurojust mbështeti krijimin dhe vijimin e 24 skuadrave të përbashkëta hetimore, ku 6 skuadra hetimore janë krijuar gjatë vitit 2024, Autoritetet shqiptare kanë marrë pjesë në 3 Qendra Koordinimi të Ditëve të Aksionit dhe 19 mbledhje të koordinuara bilaterale dhe multilaterale”, është shprehur ai. /CNA
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, po raporton në Kuve...
Kryeprokurori Olsian Çela po raporton këtë të hënë në Kuve...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po prezanton sot ng...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbë...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një ish-ministër i...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar këtë të hënë s...
Komiteti i Organizimit të Maturës Shtetërore (KOMSH) ka ni...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka mbërritur ...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci ka bërë një...
Në Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës situata e ...
Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do ...
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dend...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortl...
Këtë javë u zhvillua faza e tretë e vlerësimit të kandidat...
Moti i keq që përfshiu vendin këtë të diel krijoi një sërë...
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, e hënë,...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me si...
Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...