Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është kremtuar E Diela e II e Kreshmës.
Predikimi ditën e sotme është mbajtur nga Arkimandrit Ignati, i cili ka ndarë mesazhe të rëndësishme dhe me shumë vlerë për shpresën që Jezu Krishti sjell në jetën e njeriut.
Ndër të tjera Arkimandrit Ignati shprehet se përgjatë udhëtimit të jetës tonë ndihma për njëri-tjetrin është e domosdoshme.
Ai thekson se duhet të lutemi për njëri-tjetrin, të mbajmë ndezur pishtarin e besës dhe t'i japim diçka për ata që kanë nevojë. Arkimandrit Ignati shprehet se sytë e njeriut janë ngulitur te Jezusi që vlerëson çdo përpjekje të jetës sonë.
Predikimi i plotë:
Një nga minierat më të tmerrshme në antikitet ka qenë ajo e Lavrikonit në Eladhën antike. Puna ishte e rëndë, jeta e vështirë, të qenit skllav e bënte edhe më të vështirë. Në një ditë të zakonshme, u shemb një galeri dhe masivi i dheut i frikësoi të gjithë. Në atë moment menduan fundin e tyre.
Zëri i një të moshuari zgjoi shpresën: "Nëse punojmë të gjithë, mund t'ia dalim."
Kjo shprehje solli motivim, sakaq iu rikthyen punës, rihapën galerinë, ajri i freskët riktheu shpresën dhe gjallërinë. Rruga u hap, të gjithë dolën të gjallë. Për shumë sy ishin thjesht skllevër, por ata ia dolën.
Jezusi lë Galilenë dhe vjen në Kapernaum të lëçitë fjalën dhe të ujitë shpirtrat e tyre për shpëtim. Turma e ndiqte ngado ku ai shkonte, sepse ndiente që fjalë jete dilnin nga ai. Pasi hyri në një shtëpi, të gjithë e rrethuan dhe gjenin kënaqësi shpirtërore në ligjëratat e tij të hirshme.
Dikur, në një shtëpi të thjeshtë në Kapernaum, jetonte një njeri i sëmurë, shtrirë në shtrat duke mbajtur kryqin e tij, paralizën që e kishte ngërthyer fort. Ungjilli tregon se atë e mbartën katër burra dhe e çuan për tek Jezusi, atje ku mjeshtri lëçishte fjalën. Turmë, pengesë, pamundësi. Dera e shtëpisë ishte e bllokuar, rruga normale nuk ofronte zgjidhje. Atëherë hapën çatinë dhe ia lëshojnë të sëmurin përpara këmbëve. Mësuesi i shikon, dallon besën e tyre dhe me fjalën e tij e shëron, e rikthen sërish në betejën e përditshmërisë.
Çfarë mesazhi ka Ungjilli për njeriun bashkëkohor? Të qartë, të thjeshtë, vendimtar. Zëri i mendësisë së sotme dikton: "Mos u lodh shumë, shijoje jetën si të të vijë, bëhu njësh me realitetin e turmës."
Fryma e Ungjillit përgjigjet: "Sado e madhe të jetë turma, edhe sikur rruga të të bllokohet, janë akoma disa njerëz që do të mbartin vigun tënd dhe do të çojnë tek JezuSi që po pret."
Buzët e tij janë të gatshme të shqiptojnë fjalët: "Bir, mëkatet e tua të janë falur. Ngrije shtratin tënd dhe ec."
Katër burrat që japin ndihmë janë misteret e kishës që japin mundësi njeriut të përballojë udhëtimin, kanë efektshmërinë të rifuqizojnë qenien njerëzore dhe ta aftësojnë që me sukses të kapë pikëmbërritjen.
Gojarti i Hirshëm thotë: "Misteret janë zjarr që ndezin shpirtin. Çfarëdo lloj pengese që na shfaqet në jetën e përditshme, le të mos mërzitemi dhe dëshpërohemi, sepse i Biri i njeriut ka pushtet mbi dhe që të falë mëkatet. Mua më është dhënë çdo pushtet mbi qiell e dhe.
Gojarti na rithotë: "S'ka pengesë që nuk mposhtet kur zemra është e ndezur nga besa."
Përgjatë udhëtimit tonë vlen të përmendim që ndihma për njëri-tjetrin është e domosdoshme. Apostull Pavli thotë që të lutemi për njëri-tjetrin, të mbajmë ndezur pishtarin e besës dhe t'i japim diçka për ata që kanë nevojë. Në rastin e të paralizuarit, katër burrat ofruan veten e tyre, sakrifikuan diçka nga koha e tyre dhe u përballën me pengesën e turmës.
A ekziston pengesa në kohën e sotme për ata që duan të besojnë? Pafund. A është realiteti agresiv? Sigurisht. A ka një përgjigje kisha? Pa dyshim. Pjesa e sotme e Ungjillit na flet praktikisht: Mëkati që kam bërë, shihet brenda nesh, na sëmur edhe trupërisht. Këtë e dalloi mjeku Jesu dhe i tha: "Bir, mëkatet e tua të janë falur, merre vigun tënd dhe ec sërish me dinjitet, rikthehu ta përfundosh betejën tënde."
Po realitetit agresiv ç't'i bëjmë? Asgjë. Le të tregojmë se kemi rrokur kryqin dhe e mbartim drejt Golgothasë, duke e ditur se brenda tij ndodhet ngjallja. Nuk ka gjë më të saktë dhe më të mirë përcaktuar sesa kjo: i falur, i shëruar, i gatshëm për të vazhduar betejën.
Por mendja jonë e dobët pyet: "Përse farisenjtë dhe skribët u mërzitën?" U dergja, u lëngova, qava, u pengova të tjerët në punët e tyre të përditshme me shërbimin që më bënë — do të thoshte i paralizuari. Shkaku është det i madh e i gjerë, atje janë: zilia, smira, egoja, etja për pushtet e para, dukja, urrejtja, makutëria, lavdia boshe, dëshira për vëmendje dhe zemërngushtësia.
Por ne kemi mendjen e Krishtit, punën e ditës dhe të dritës. Pyet sërish njeriu i sotëm: "Turma më pengon dhe më shtrëngon më shumë seç duhet."
Fryma e Ungjillit e ka prapë një përgjigje: Mielli përzihet në ujë, kripë, maja, rrihet fort dhe furra e pret gati për t'u pjekur, dhe buka bëhet e shijshme, ofertë e pëlqyer nga Perëndia.
Shën Ignat Hyjmbajtësi na thotë: "Edhe sikur luanët nuk do të më hanë, unë vetë do t'i ngacmoj që të më bluajnë mirë dhe të jem një bukë e mirë dhe e pëlqyer nga Perëndia."
Askush nga ne nuk do t'i shmanget furrës së Babilonisë. Ashtu si tre djemtë në mes të saj, himnonin dhe lavdëronin Perëndinë triadik. Por prej saj dolën të pandarë.
Vëllezër dhe motra me Krishtin, udhëtimi ynë drejt Pashkës vazhdon. Sytë tanë janë ngulitur te Jezusi që vlerëson çdo përpjekje të jetës sonë, dhe mesazhi i sotëm na forcon. Jezusi erdhi në Kapernaum, pra në zemrat tona, në shtëpinë e vogël, në shpirtrat tanë, dhe po mban ligjëratën vlerëushqyese. Çatia hapet vetvetiu nga prania e dashurisë së tij. Ai po na shikon në sy dhe thotë: "Bir dhe bijë, mëkatet e tua të janë falur, ngrije shtratin tënd dhe kthehu në shtëpinë e Atit ku ka shumë banesa". /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fj...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka...
Në episodin e sotëm të podcastit “Flasim”, kryeministri Ed...
Një automjet është përfshirë nga flakët në fshatin Ravonik...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë mëngjesin e kësaj të...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në aksin Varib...
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë që...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij ...
Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Partisë Demokra...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka ndarë një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me o...
Në kuadër të Festës së Mësuesit, 7 Marsit, Këshilli i Qark...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtu...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës, d...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë p...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...