“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë që në mbarë botën vlerësohen arritjet e grave në sferën sociale, ekonomike, kulturore dhe politike. Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës. Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.
Gjërat u bënë zyrtare në 1975 kur Kombet e Bashkuara filluan të festojnë 8 Marsin. Tema e parë e miratuar nga OKB ishte “Festimi i së kaluarës, Planifikimi për Ardhmërinë”. Dita Ndërkombëtare e Grave është bërë një datë për të festuar se sa larg gratë kanë ardhur në shoqëri, në politikë dhe në ekonomi, ndërsa rrënjët politike të ditës nënkuptojnë greva dhe protesta të organizuara për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.
Një legjendë shumë e famshme tregon se Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve të vdekura në zjarrin që ra në një fabrikë në Nju Jork. Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune dhe me 8 mars pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet e stabilimentit, në të cilin shpërtheu zjarri dhe vrau shumë prej grave që punonin aty.
Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.
Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës. Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.
Data 8 mars u shënua për herë të parë në histori si Festa e Gruas në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në shesh për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”. Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë të vendosnin datën 8 mars si, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922 me të njëjtin kuptim politik dhe social. Gjithashtu në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës. Më shumë ka qenë kjo e fundit që ka mbizotëruar, ndërsa vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.
Në këtë ditë është traditë që fëmijët u dhurojnë lule (shpesh mimoza) dhe dhurata nënave të tyre; gratë organizojnë dreka ose darka festive me shoqërinë dhe zhvillohen aktivitete sensibilizuese dhe marshime për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Mimoza është përdorur si lulja simbol e Festës së Gruas nga italianët. Në vitin 1946, Unioni i Grave Italiane përgatitej për 8 marsin e pasluftës. Kërkohej një lule që të simbolizonte këtë ditë. Ishin vetë gratë ato që zgjodhen lulet e verdha, të buta dhe gjithë aromë për festën e tyre. Përveç kësaj mimozat çelin pikërisht në periudhën kur 8 marsi festohet dhe nuk janë të kushtueshme. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij ...
Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Partisë Demokra...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka ndarë një ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me o...
Në kuadër të Festës së Mësuesit, 7 Marsit, Këshilli i Qark...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtu...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e opozitës, d...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Korridori VIII ka qenë p...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin Libr...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në segmentin ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me amb...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhu...
U zhvillua këtë të shtunë ceremonia e dorëzimit të detyrës...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësu...
Një operacion masiv po ndodh në Vlorë ndaj një grupi krimi...
Gazetarja Klodiana Lala ndau sot me publikun disa detaje q...
Ditën e sotme, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e komite...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...