“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Avokati Idajet Beqiri ka paditur në SPAK kreun e PL-së, Ilir Meta, për grabitjen e floririt të Krrabës.
Sipas avokatit, Ilir Meta ka pasur dijeni të plotë për vjedhjen e arit në tunelin e Krrabës, sikurse e dinin të gjithë shqiptarët.
Në padi, siç raportojnë mediat, avokati ka folur me emra se kush mori pjesë në grabitje.
Sipas tij, në muajin dhjetor 1999, po në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ilir Meta, me një helikopter të Farkës, nën udhëheqjen e dy badigardëve të tij, Kastriot Braho dhe Kastriot Koçi, duke hapur me çelësat dhe kodet që dispononin dyert e tunelit, kanë kryer vjedhjen për herë të dytë të arit të ndodhur në Tunelin e Krrabës.
Gjithashtu sipas avokatit paditës për këtë ngjarje ekziston edhe një dëshmitare kyç.

Bëhet fjalë për një grua që nuk jeton në Shqipëri, por ajo thuhet se mund të zgjidhë misterin e vjedhjes së floririt të Krrabës.
“Një dëshmitare e rëndësishme (femër), e cila sot bën një jetë midis Italisë dhe Shqipërisë, gjeneralitetet e plota të së cilës, adresën e saj, etj., do t’i paraqesim pasi të thirremi prej Jush, në SPAK, për të dhënë deklaratën sipas parashikimit ligjor, ka dhënë prova dhe fakte shumë bindëse, edhe për shkak të lidhjeve shumë të afërta familjare që ka pasur me të dy ish-badigardët e Ilir Metës, për arkat me floririn dhe monedhat e grabitura në Tunelin e Krrabës”, thuhet në padinë e dorëzuar në SPAK.
Sipas avokatit, gjatë kontrollit të ushtruar katër vjet pas hapjes për herë të parë të tunelit me 7 prill 2000, u konstatua se nga 24 arkat speciale metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje, monedha lira turke, napolona francezë dhe dollarë amerikane, 11 arka ishin krejtësisht të zbrazura.
Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnjë gram argjend.
Nga 24000 napolona ari grabitësit morën vetem 3999 napolona, duke lënë pas 20001 napolona.
“Kjo tregon se këta grabitës kishin pasur një informacion zyrtar, që mund ta dispononin vetëm funksionarë të lartë të asaj kohe, sikurse ishte shefi i tyre, ish-Kryeministri Ilir Meta”, thuhet më tej në padi./CNA.al
Avokati Sajmir Vishaj u shpreh në një intervistë në "Euron...
Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit kur dyshohet të jetë zhd...
Pas fjalimit në konferencën e “Global Fund”, Presidenti i ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka ma...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, me anë të një deklarate për ...
Policia e Tiranës ka liruar nga burgu mjeken dhe infer...
Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktua...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka denoncuar media ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dhënë një inte...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u është kundërpë...
Kryeministri Edi Rama, përtej politikës, ka folur për marr...
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të p...
Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),...
Eksperti i Çështjeve të Rajonit, Janusz Bugajski, në n...
Eksperti i çështjeve të rajonit, Janusz Bugajski, i ftuar ...
Gazetari Arian Çani ka hedhur dyshime mbi deklaratat e...
Gazetari Arian Çani ka komentuar sulmet kibernetike në...
Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar me tone të ashpra për ...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për arrestimin me zhu...
Profesori dhe mjeku Gëzim Xhepa ka reaguar pas arresti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...