Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka komentuar raportin e fundit të KLSH-së, duke denoncuar se gjatë periudhës maj-gusht 2021, KESH, në kundërshtim me rregulloren, ka zbrazur të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Duke u bazuar në raport, në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
Raporti saktëson se në muajt maj-tetor të vitit 2021, rezerva energjetike e Kaskadës së Drinit u zvogëlua me mbi 3 herë, nga 1400 GWh në 440 GWh.
Gjatë kësaj periudhe, KESH furnizoi OSHEE-në me 30% të të gjithë sasisë së kontraktuar për vitin 2021. Çmimet e energjisë në bursë në këtë periudhë nuk e kalonin nivelin e 60 euro për MWh.
Por në tetor, pasi nuk ishim me asnjë pikë uji në rezervuaret e HEC-eve, çmimet në tregun botëror ishin thuajse trefishuar.
Pra, për ta thjeshtuar, shitën të gjithë energjinë me 10 lekë, dhe u detyruam ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkut kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë.
Kjo situatë katastrofike solli që në 3 tetor 2021, Edi Rama, në një dalje solemne të tij, të deklaronte krizën energjetike në vend:
Siç e ndoqët, faji, sipas Ramës është i yjeve, por aspak i qeverisë. Edi Rama i ftoi shqiptarët të kenë solidaritet me qeverinë e tij, por ai nuk u tha atyre se qeveria e tij boshatisi pa asnjë shkak rezervuaret e HEC-eve në Drin. Ai nuk u tha shqiptarëve se në qoftë se kjo nuk do të kishte ndodhur, rezerva jonë energjetike do të ishte në maksimum, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar energji me çmime të larta jashtë vendit.
Në vend të kësaj, fajin ia vuri luftës, pandemisë dhe kujtdo tjetër.
Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona. Ndërkaq Rama u kujdes që ata, të cilët shkaktuan këtë katastrofë financiare, të ruanin pozicionet drejtuese në KESH. Solidariteti mes hajdutëve funksionon gjithmonë.
Pavarësisht kësaj, KESH doli me humbje prej 230 milionë eurosh edhe në vitin 2022. Në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.
Ndërkaq, dy anijet 'shpëtimtare' që do të ndotin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dyvjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.
Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK-u nuk e sheh.
Cikli 'pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin' do të marrë fund. Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa 'çunat e mirë' të krimit, të mposhtësh Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar!”, është shprehur Eno Bozdo./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar foto të avionit m...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, pas takimit të një dite m...
3 skuadrat shqiptare që morën pjesë në operacionet e kërki...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë sot ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe Artan Lame kanë n...
Plotësohet gama e ekzaminimeve imazherike në Spitalin Rajo...
"Kufizimi i hapësirave për marrjen e informacionit vijon t...
Kreu i Kadastrës, Artan Lame, i është kundërpërgjigjur kre...
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se do të bëhen investim...
“Lufta sapo ka filluar”. Lulzim Basha është zgjuar nga gj...
Sistemin TIMS në aeroportin e Rinasit është janë funksioni...
Në Tiranë, mediat hasin të njëjtat vështirësi, presione po...
Alex Soros, djali i miliarderit George Soros është takuar ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një videomesazh me gazetare...
Sipas sondazhit të Barometrit, 63.7 % e kryeqytetasve,...
Sa i përket sondazhit që Barometri ka kryer për pyetjen si...
Kryeqytetasit janë pyetur se sa të kënaqur janë me jetesën...
“Bright Sky”, platforma e krijuar dhe e lançuar një vit më...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Lulzim Basha, i cili prej kohësh i shmanget debatit po...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...