Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Pas denoncimit të kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në lidhje me ndërtimin rrugës "Xhon Belushi, ku theskoi se punimet kanë nisur ende pa u shpallur fituesi i tenderit, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi vijoi me denoncimin duke akuzuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se po vjedh paratë e shqiptarëve.
Ndër të tjera, Vokshi shprehet se nesër do të ketë një kallëzim në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Deklarata e plotë e Albana Vokshit:
Jam këtu së bashku me z. Strazimiri dhe me anëtarë të kryesisë së PD të njedisë nr.4, dhe gjithashu edhe me banorë të zonës, ku Erjon Veliaj ka filluar punimet duke gdhirë data 1 janar, me premtimin që çdo ditë do të bënte një rrugë të re.
Nuk e bëmë deklaratën dot atje ku e kishim planifikuar, për shkak të ushtrisë së patronazhistëve të Erjon Velisë të cilit unë i them që t’i tërheqë urgjentisht.
Çfarë nuk donte Erjon Veliaj që të shihnin banorët e zonës, apo qyetarët e Tiranës? Vjedhjen skandaloze. Erjon Veliaj këtë herë është kapur në flagrancë, ndaj edhe drejtësia duhet të kishte reaguar që në momentin e kanditatit të opozitës në Tiranë z.Belind Këlliçi e denoncoi dy netë përpara, por gjithsesi ne sot do të japim disa informacione shtesë në lidhje me këtë tender. Në lidhje me skandalin të cilin Erjon Veliaj po përpiqet që ta fshehë.
Kemi dëgjuar rëndomë shumë herë, sesi Erjon Veliaj ka paguar shkollën me paratë që fitonte nga shitja e fiqve. Kemi dëgjuar edhe sesi dasmën luksoze e mbuloi me pensionin e mamasë. Por tani po shohim se si një magjistar ai po bln dhe rrugët. Dhe ai nuk pyet fare. Nuk pyet as për ligj, nuk pyet as për procedura, as për afate. Pra, po shkel çdo gjë.
Kush i jep Erjon Velisë sigurinë që nuk do dalë para drejtësisë për këtë shkelje flagrante, apo dosje që i kemi depozituar ndër vite, apo edhe para zgjedhjeve të 25 prillit, pikërisht për abuzim dhe në përfshirjen në krim elektoral të Erjon Velisë.
Çfarë ka ndodhur që t’ua bëjmë më të qartë qytetarëve të Tiranës?
Ky është një njoftim nga Bashkia Tiranë, publikuar në datën 19 dhjetor për ounimet në segmentin rrugor, për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi dhe degëzimin e saj rruga Thoma Filipeu. Fondi limit është 471 milionë lek të taksave të qyetarëve shqiptarë. Kohëzgjatja e kontratës është 5 muaj, por afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 9 janar. Më tej shpallja e fituesit është 22 janar. Që ta bëjmë edhe më konkrete, sot është data 8 janar, ndërkohë që punimet kanë filluar 9 ditë para afatit të dorëzimit të dokumentave, dhe 22 ditë para afatit të shpalljes së fituesit të kontratës.
Pse ky nxitim i Erjon Velisë? Pse shkelet ligji? Pse shkelen procedurat? Pse shkelen afatet? Sigurish logjika të çon që nuk është thjesht një mashtrim i Erjon Velisë si ato që bën ai çdo ditë, por është një vjedhje është korrupsion, është abuzim me me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të Tiranës.
Gjithashtu logjika të çon në faktin që megjithëse ai po mundohet ta mbulojë me ushtrinë e patrinazhistëve, të çon në logjikën që aty është më tej se mashtrimi. Mund të jetë një kompani e paracaktuar, siç ndodh rëndomë në çdo tender të bashkisë. 471 milionë lek që shkojnë në xhepat e një komoanie që është paracaktuar më parë nga Erjon Veliaj, një klient i tij.
Por fakti që atje ka makineri të bashkisë, ka punëtorë të Bashkisë Tiranë, atëherë punimet Erjon Veliaj po i kryen.
Pra, 471 milionë lek ku shkojnë? Nuk shkojnë gjëkundi tjetër, veçse në xhepat e Erjon Velisë, për të kaluar më tej në xhepat e atyre patronazhistëve që ishin sot për të penguar pikërisht këtë denoncim, por edhe për të penguar mediat oër të filmuat atë ç’ka po ndodhte në rrugën Xhon Belushi.
Pra, nuk është veçse një vjedhje e Erjon Velisë. Është abuzim. Është vjedhje e taksave tona.
Nuk është PD kundër zhvillimit, përkundrazi ne jemi partia e cila ndërtoi 11 mijë kilometra rrugë brenda dy mandateve qeverisëse të saj. Po, ne jemi për zhvillimin, por jemi kundër abuzimit. Jemi kundër shkeljes së ligjut dhe do vazhdojmë, pavarësisht përpjekjeve të Erjon Velisë i cili tashmë duket shumë i trembur nga rivali i tij, Belind Këlliçi, nga kandidati i opozitës për kryetar bashkie. Është i trembur nga denoncimet.
Ne nuk do të reshtim. Ne do vazhdojmë të denoncojmë çdo ditë vjedhjen, mashtrimin, abuzimin e Erjon Velisë.
Ashtu sikurse e përmenda SPAK-u duhet të kishte reaguar që në momentin që Belind Këlliçi e denoncoi dy netë më parë. SPAK-u duhet të kishte shkuar, të kishte sekuestruar gjithë dokemuntacionin, bashkë me makineri dhe të kishte stopuar punimet, sepse aty po kryhet një krim elektoral. Pra nuk është thjesht mashtrim, nuk është thjesht vjedhje, ësjtë krim elektoral, i cili duhet ndëshkuar.
PD do ta zyrtarizojë denoncimin. Nesër do të depozitojmë një tjetër kallëzim penal për Erjon Velinë në SPAK. Pavarësisht se me kallëzimet e tjera mund të ndodhi i njëjti fenomen i ngjashëm me to. Një dosje tjetër, një kallëzim tjetër penal për Erjon Velinë që myket në sirtaret e SPAK-ut. Ne jemi të vendosur që t’i dalim për zot qytetarëve të Tiranës.
Qytetarët e Tiranës, familjet dhe fëmijët e Tiranës, nuk meritojnë oër kryetar bashkie një mashtrues. Nuk meritojnë për kryetar bashkie një hajdut. Qytetarët e Tiranës meritojnë që person që të punojë për ta, të mendojë për ta dhe t’i shërbejë atyre. Ndaj ata e kanë vetë në dorë. Le ta refuzojnë modelin e Erjon Velisë. Ta refuzojnë modelin e vjedhjes dhe abuzimit me votën e tyre, dhe kanë rastin që për pak javë të votojnë modelin e njeriut që punon për ta, që mendon për ta dhe iu shërben atyre. Faleminderit./ CNA.al
Alda Klosi është zyrtarja e tenderëve, së cilës në dhj...
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka kujtuar protestën e 8 j...
Sot, një vit më parë, Lulzim Basha, në atë kohë kryeta...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në konferencën për...
Holanda i ka kërkuar Shqipërisë që të përmbahet nga zb...
Teksa ka folur për arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë një konferen...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar protesta...
Afro 3 muaj para fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 ...
Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se problemi më...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për...
Ambasada britanike në Tiranë u ka bërë apel shqiptarëv...
Inxhinierja gjermani Sina Kaufmann ka komentuar lëshim...
SPAK-u ka urdhëruar të bëhen kontrolle të imtësishme në ba...
Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije në rrj...
Akademiku Artan Fuga është shprehur se SPAK ende është...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka pu...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar "Pakon e Madhe" të q...
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...