Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Në një intervistë të gjatë në Podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, David Packouz ka folur për kontratën me qeverinë për tregtimin e municioneve ku ka përmendur dhe djalin e kreut të PD-së, Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.
Packouz ka folur për kontratën 300 milionë dollarëshe me zyrtarët e lartë dhe Shkëlzen Berishën. Pas intervistës, ka reaguar Shkëlzen Berisha, i cili sqaron se si qëndron e vërteta sipas tij.
Shkëlzen Berisha thekson se është një shpifje që risillet nga gavetat mediatike të kryeministrit Edi Rama.
Ai nënvizon se në asnjë rast nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje mes tij dhe Diverolit, siç pretendojnë shpifësit.
“Ne respekt te opinionit publik me duhet te hedh poshte per te disaten here, nje shpifje qe risillet sa here, kryehajduti i rilindjes kapet me presh ne dore ne vjedhjen e radhes! E perseris qe, ne asnje rast nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje, mes meje dhe Diverolit, sic pretendojne shpifesit me pagese dhe gavetat mediatike te Rames qe, perpiqen t’i sherbejne opinionit si pjate te re, nje gjelle te prishur prej 16 vjetesh!
Kesaj here u perpoqen te sillnin si prove per gjoja perfshirjen time ne nje histori mashtrimi podcastin e David Packouz i denuar per mashtrim nga drejtesia e SHBA!
Personi ne fjale ne podcastin e tij nuk pretendon per asnje moment se eshte takuar me mua apo se ka qene deshmitar i ndonje takimi mes meje dhe Efraim Diverolit, por citon si te vetmin burim se cfare ka i thene vete Diveroli para 16 vjetesh!
Nderkohe vete Diveroli (pra burimi i Packouz), para gjykates amerikane dhe nen betim ka pranuar jo vetem qe nuk me ka takuar kurre por qe ka genjyer qellimisht per te marre mbeshtjetje dhe vemendje per biznesin e tij nga diplomate te vendit te tij ne Tirane!
Per analogji eshte njelloj sikur gavetat e Rames t’ju sjellin si fakt deklaratat e Veliajt se Griseldes ja moren vertete femijen e palindur sepse keshtu i tha Rames, ndonese kjo e fundit para drejtesise ka pranuar qe ka shpikur e mashtruar!
Bashkangjitur deklaraten e Diverolit (origjinal dhe te perkthyer ne shqip) ne gjyq ku pranon publikisht se ka genjyer dhe se nuk me ka takuar kurre!”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Intervista e David Packouz
Më poshtë e zbardhur e plotë pjesa që ai flet për marrëdhëniet e tij dhe Diverolit në Shqipëri:
Ai shkon në Shqipëri. Dhe flet me kreun e kompanisë së eksportit Ylli Pinari dhe i tregon dokumentet. Ylli i hedh një sy dokumenteve dhe i thotë “mos më trego dokumente false.”
Wow!!! Ata janë shqiptarë. Mbretër në falsifikimin e dokumeteve.
E kuptoi direkt. Ai (Ylli Pinari, asokohe drejtor i MEICO) njeh industrinë. Ai e di që ka çmimin më të ulët. Ai e di që çekët dhe ukrainasit nuk do japin çmime më të lira se ai. Sepse atyre do t’ju duhet të paguajnë për t’i çmontuar nëse nuk i shesin. Kështu që ai e dinte që kishte çmimin më të ulët. Ai e kuptoi direkt, ndaj i tha “mos më trego dokumentet e tua false”.
Efraimi vazhdoi duke e bezdisur: “Më duhet me patjetër kjo. Duhet të më japësh një ofertë më të mirë. Punojmë bashkë direkt, nuk na duhet Henri. Do të kem biznes tjetër me ty në të ardhmen. Jemi në proces të fitimit të kontratave të tjera. Të betohem!”
Në fund Ylli thotë: Do të rregulloj një takim me personin që do ta marri këtë vendim. Dhe siguron një takim me personin që quhej Delijorgji. Delijorgji, morëm vesh më vonë, ishte kreu i mafias shqiptare. Dhe në një farë mënyre është i përfshirë me këtë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim.
Kështu bëhet gjithandej, në Rusi dhe në shumë vende të lindjes.
Qeveria dhe Mafia punojnë dorë me dorë me njëra tjetrën.
Totalisht.
Delijorgji i thotë Diverolit, që e di që do çmim më të mirë për municionet dhe e di që je duke paguar dikë tjetër, Kosta Trebickën, një shqiptar tjetër, për të ripaketuar municionet. Kështu që pse nuk ma jep mua kontratën për ripaketimin. I ripaketoj unë, bëj para nga kontrata e ripaketimit dhe mund të të jap një çmim më të lirë për municionet.
Dhe Efraimi thotë po. Më duket ide shumë e mirë. Ai është i ikur, hajde të fillojmë! Dhe fillojnë për të ripaketuar municionet.
Kosta, që kishte në pronësi kompaninë e paketimit, më merr në telefon dhe më thotë: “Kam marr vesh që ju do ndryshoni furnizuesin e paketimeve. E kuptoj, është thjesht biznes, nuk më ka mbetur hatri. Por mua më kanë ngelur në dorë 20000 dollarë kuti që po planifikoja t’i përdorja në këtë kontratë. Juve do t’ju duhen këto gjithsesi, prandaj pse nuk i blini nga unë, që mos të humb 20000 dollarë me këto kutia?
Unë i thashë Efraimit, pse nuk i blejmë këto kuti nga ai?
E di si është puna?
Delijorgji s’do të ketë punë me atë. I kanë blerë kutitë. Nuk i duhen. Atëherë, pse nuk i japim 20000 dollarë, se e kemi lënë në baltë.
Diviroli thotë: pse ça do bëjë?
Efraim, ai di çdo gjë. E di për ripaketimin edhe pse ne po e bëjmë këtë. Jepi 20000 dollarë. Kemi një kontratë 300 milionë dollarë. Le të mos e dhjesim. Dhe mbi të gjitha është shqiptar. Ti je në Shqipëri. Në këtë pikë Efraimi kishte ikur nga Shqipëria dhe njerëzit me të cilët po bënim këtë marrëveshje ishin krim i organizuar dhe nuk do ta lejonin këtë njeri që të bënte gjë. Kështu që me tha: ça do bëjë? S’ka për të bërë asgjë. Mos u merr më me këtë punë.
I thashë që kjo ishte ide shumë e keqe, por janë paratë e tua. Kosta u mërzit shumë dhe mori në telefon Neë York Times, dhe i tregoi se çfarë po bënim. Dhe mori FBI dhe ju tregoi dhe atyre se çfarë po bënim. Dhe gabimi tij më i madh ishte se kontaktoi median shqiptare dhe ju tha atyre që politikanët shiptarë po merrnin pagesa nën dorë për këtë marrëveshje. Një javë më vonë, përfundoi i vdekur në një aksident të dyshimtë më makinë. Ai u gjet në një fushë bosh, në një rrugë të pashtruar ku ishte shkelur nga makina e tij. Me fytyrë nga toka. Kjo ndodh ndonjëherë. Askush nuk bëri pyetje. Askush në të vërtetë nuk besoi se ishte aksident, por e bënë të dukej si aksident. Kështu që e quajtën aksident./ CNA


Në "DigitAlb" kanë filluar pushimet masive nga puna. B...
Vijon “terrori” në autostradën Tiranë-Elbasan. Në afërsi t...
Për 5 net me radhë, në datat 14-18 gusht, Bashkia e Korçës...
Pak ditë më parë u bë publike një video e regjistruar ...
SHBA do të publikojë së shpejti një tjetër listë me pe...
Për disa nga prodhuesit vendas, një ndër alternativat e zg...
Dypunësimi i mjekëve në Shqipëri është një çështje e bërë ...
Për sipërmarrësit, rezultatet e Censit 2023 janë sinjale n...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për rastin e dhunës ...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj u shpreh se Erio...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje ndërkombët...
Opozita ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në Himarë,...
Zgjatet mandati i një ambasadori në seli diplomatike. ...
Doktor Milaim Nela përmes një statusi në rrjetet soci...
Zhurma, pluhuri po shqetësojnë banorët e zonës pas “9 katë...
Autoritetet e shërbimit veterinar në zonat kufitare të Shq...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku blo...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një skeme se si kompan...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka dalë sot nga spitali ku ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...