Paralajmëron BERZH: Rritja e niveleve të emigracionit të të rinjve do të thellojë krizën demografike
Pas një ecurie të ngadalësuar në 2023-shin, për shkak ...

Qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një "boom" turistësh vitet e fundit. Ky zhvillim turistik ka bërë që qytetit t'i shtohen ambiente akomoduese të reja, e një ndër to është Bujtina Pere.
CNA TV sjell për shikuesit një vend fantastik ku mund të qëndrohet jo vetëm për pushimet verore, por edhe në ditë të tjera të çdo stine.
Bujtina Pere është bujtina më e re që është ndërtuar në qytetin liqenor, me një ndërtesë 5-katëshe, me një arredim mjaft të veçantë, që plotëson kushtet dhe kërkesat e klientëve që zgjedhin Pogradecin për të kaluar disa ditë pushimi apo edhe në raste festash.
Pas një jete në emigrim në Greqi, Nesim Pere vendosi që të rikthehej në qytetin e tij për të investuar në hoteleri turizëm. Krahas sakrificave të mëdha të familjes, ata ia dolën të ndërtonin bujtinën Pere e cila ngjan në fakt me një hotel luksoz. Nesimi tregon se si i lindi ideja për të investuar në ndërtimin e kësaj bujtine në Pogradec.
"Ideja e bujtinës ka lindur nga kurbeti, nga sakrificat që kam bërë në Greqi, e mbylla jetën atje dhe më pas u nisa në Itali. Kam bërë sakrificë duke lënë gruan me fëmijë të vogël në Pogradec, dhe nga lodhjet në emigrim, më lindi ideja të bëja një bujtinë në Pogradec. Kam filluar me 2-3 kate e më pas mendova të bëja 5 kate. Pas kësaj zgjodha ta bëja me dru, si gjë antike që turistët të njohin një zhvillim tjetër. Turistët e huaj po afroheshin dhe mendova të vendosja edhe një ashensor që pensionistë, të moshuar e fëmijë të ngjiten në katet e bujtinës", u shpreh Pere.
Në çdo kat të ndërtesës gjejmë një numër dhomash të ndara në bazë të veçantisë së çdo dhome, duke filluar nga dhomat teke, standarde me krevate dopio, e duke përfunduar tek suitat. Ajo çka tërheq vëmendjen, krahas elementëve të gurit dhe drurit, është kuzhina që ndodhet në pjesën më të madhe të dhomave në mënyrë që klientët të ndihen si në shtëpinë e tyre, e po ashtu për të qenë të lirë të gatuajnë brenda bujtinës.
"Momentalisht këtu jemi në suitë, me dy tualete, ambiente të ngrohura dhe me kuzhinë. Në krahun tjetër është suita tjetër. Një kat më poshtë kemi 9 dhoma dhe tualete. Në kat të tretë janë 4 dhoma me kuzhina dhe oxhak druri që do t'ju pëlqejë shumë njerëzve. Në total bëhen 20 dhoma, ambienti është shumë i këndshëm", tha ai.
Turistët zakonisht e zgjedhin Pogradecin për gatimet tradicionale që kjo zonë ofron. Një shumëllojshmëri produktesh duke nisur nga reçeli, e po ashtu lakrori me dy petë, si edhe tavat e peshkut të freskët që mund t'i gjejmë vetëm në Pogradec nëse zgjedhim qarkun juglindor.
"Në Bujtinën Pere është përcaktuar që në pagesën e dhomës të ketë edhe mëngjesin. Aty gjejnë reçel qershie e fiku, gatimet tradicionale si petulla, pite, që i gatuan zonja ime. Ka tava me porosi, tavë peshku me qepë, lakror me dy petë, petanik me fasule, lakror me spinaq. Dreka dhe darka mund të konsumohet sipas kërkesave të klientëve. Çdo gjë ua plotësojmë kërkesave, po vendosim dhe furrë për pica për ata që i pëlqejnë", u shpreh ai.
Të shumtë kanë qenë turistët vendas, por duket se më të mëdhenj në numër janë ata të huaj. Vizitorët nga shtetet evropiane zënë vendin më të madh të klientëve, të cilët vijnë më së shumti në stinën e verës për të kaluar pushimet në qytetin e bukur të Pogradecit. Edhe vizitorët shqiptarë nuk ngelen pas, e arsyeja kryesore është pikërisht qyteti, liqeni, e gatimet tradicionale të zonës. Krahas stinës së verës, edhe në dimër për festat e fundvitit ka pasur një fluks turistësh që zgjodhën akomodimin në Pogradec, e më konkretisht në Bujtinën Pere.
Përshtypjet s'mund t'i them vetë pasi janë të shkruara në booking. Kërkojnë gjërat tradicionale, zhvillim do bëjë furra e picave që do të montojmë së shpejti. Fluksi ka qenë në kohën e beharit për qytetin e luleve që e quajnë Pogradecin, për liqenin, pamjen fantastike. Për vitin e ri kemi pasur kërkesa të shumta të grupeve familjare, çifte që kalojnë muajin e mjaltit. Kërkesat janë të mëdha e ne do t'i plotësojmë këto kërkesa."
Një tjetër arsye që ia vlen të prenotohet kjo bujtinë është çmimi i favorshëm që Nesimi me familjen e tij kanë vendosur për akomodim. Një çmim që përfshin edhe mëngjesin, por ndryshe nga bujtinat e tjera, mund të ofrojnë edhe dreken e darkën.
Familja Pere pas shumë vitesh në emigrim ka vendosur të rikthehet në qytetin e Pogradecit duke menduar investimin në vendin e tyre. Jashtë kamerës, Nesimi ka treguar se e do shumë vendin e tij, dhe në shenjë vlerësimi ka dhuruar për spitalin e Pogradecit një mjet ambulancë të cilin e bleu në Itali dhe qëllimi ishte ndihma për të sëmurët. Për të gjithë të interesuarit, Bujtina Pere ndodhet në lagjen Kalaja, nr. 4, në unazën e qytetit. Numër kontakti +355 69 314 3607./CNA
Pas një ecurie të ngadalësuar në 2023-shin, për shkak ...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me zjarrin në Burr...
Policia ka dhënë informacione të reja mbi zjarrin masiv në...
Pas kualifikimit në Europian ankthi i tifozëve është kalim...
Barometri në Euronews Albania për herë të parë sjell mendi...
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e grupit parlame...
Një zjarr masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në Burr...
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi...
Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publ...
Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar me fokus ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka deklar...
Isuf Berberi, njeriut të cilit ne i kemi raportuar një...
Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për çës...
Prokuroria e Posaçme kërkon katër vite e 6 muaj burg për S...
Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës në Sarandë, Aida Demi. ...
Policia e Korçës, në 48 orët e fundit ka vendosur 50 m...
Gazetarja Lise Josefsen Herman, në një intervistë për ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për biznesmeni...
Ermal Mamaqi, aktori i njohur i humorit shqiptar, ka r...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...