“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Largimet me ritme të shpejta ndër vite të popullatës në emigracion, veçanërisht nga të rinjtë, kanë ndikuar te struktura demografike e Shqipërisë, duke rritur ndjeshëm numrin e popullsisë së moshuar.
Fenomeni pranohet edhe nga institucionet shtetërore, ku me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) kanë marrë iniciativën të përgatisin “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025–2030” që emigracionin e të rinjve e adreson si një faktor shtytës drejt plakjes së popullsisë dhe rritjes së numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ose në kushte të vështira sociale.
“Braktisja e vendit me ritme të shpejta, sidomos nga të rinjtë, përveç se ka ndryshuar ndjeshëm strukturën demografike, ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ose në varfëri, gjë e cila në ndërveprim me barriera të ndryshme (si kushte të veçanta shëndetësore ose infrastruktura e dobët), pengon pjesëmarrjen e plotë dhe efektive në shoqëri”, citohen në dokument.
Përmes këtij dokumenti “Për miratimin e dokumentit politik për moshimin dhe të planit të veprimit 2025–2030”, i botuar në Fletoren Zyrtare qeveria jo vetëm që e njeh realitetin e emigrimit të të rinjve dhe pranon pasojat e tij afatgjata për sistemet e mbrojtjes sociale dhe ekonominë, por edhe pritet të veprojë me masa konkrete përfshirë integrimin dhe përmirësimin e kushteve të të moshuarve.
“Deri më tani, politikat për mbrojtjen e të drejtave të personave të moshuar, pavarësisht arritjeve, nuk kanë mundur të trajtojnë me përparësi nevojat më kritike të moshës së tretë. Megjithatë, ndryshimet demografike të theksuara dhe kushtet e vështira ekonomike për të moshuarit, përfitues të pensioneve urbane, rurale ose sociale, kanë bërë që qeveria t’i japë një rëndësi më të madhe zhvillimit të politikave të dedikuara për këtë grup-moshë. Ky plan veprimi mbështetet në parime të tilla, si: të drejtat e barabarta, integrimi social, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, garantimi i aksesit në shërbimet sociale dhe mbështetjen institucionale”, theksohet ndër të tjera në dokument.
Në dokument gjithashtu duke iu referuar të dhënave të fundit të Censit 2023 theksohet problematika e plakjes së popullsisë dhe masat për adresimin e fenomenit.
Midis censeve 1989 dhe 2023 përqindja e njerëzve të moshës 65+ u rrit nga rreth 5.3% në 19.7%. Të dhënat e censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në censin e 2001-shit.
“Parashikimet tregojnë se kjo do të arrijë në 26.4% deri në vitin 2050.
Kjo prirje sjell implikime të rëndësishme për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor dhe sistemet e mbështetjes ekonomike, si dhe ndikon në mundësitë e nxitjes së zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Raporti i varësisë për të moshuarit është rritur, nga 16.4% në 2011 në 24.4% në 2023. Në vitin 2023, raporti i varësisë së të moshuarve tejkaloi atë të të rinjve.
Çështjet që lidhen me krijimin e një mjedisi mbrojtës për individë në nevojë, gradualisht janë përfshirë në listën e prioriteteve të qeverisë shqiptare gjatë dhjetëvjeçarit të fundit”, theksohet ndër të tjera në dokument./ Revista Monitor
Gjykata Kushtetuese ka bërë një njoftim për shtyp, ku sigu...
Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ministri i Shtetit, ...
Është caktuar data për seancën e parë të dosjes “Partizani...
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Ra...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen pë...
Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin tonë. Kreu i Ur...
Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar në emisionin "Op...
Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka folur për probl...
Ujësjellës-Kanalizime në Vlorë ka njoftuar ndërprerjen e p...
Një ditë më parë, në mënyrë kriminale u publikua në mediat...
Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria ë...
Prokuroria e Posaçme nuk arriti dot të lexonte sot konkluz...
Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e planit operacion...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga d...
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë dhe SPAK, ka dhënë s...
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka dal...
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Ditën e djeshme në media u publikua një video nga vrasja e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...