web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bota, ndërprerje masive të sistemeve kompjuterike/ Aeroporti i Rinasit: Të paprekur nga kriza globale

19 Korrik 2024, 11:56, Aktualitet CNA
Bota, ndërprerje masive të sistemeve kompjuterike/ Aeroporti i
Aeroporti i Rinasit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë me dije se nuk është prekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike.  

Konfirmohet se sistemet kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

Njoftohet se për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

"Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) i paprekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën", njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës./ CNA





Lajmet e fundit nga