Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas ukrainas, qysh nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës 6 muaj më parë.
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodimir Shkurov, thotë që pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur për t’u kthyer në Ukrainë dhe për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.
Diplomati ukrainas vlerësoi edhe ndihmën që populli i Kosovës ka dhënë këtë periudhë për Ukrainën.
Afro 6 muaj më parë pakkush e kishte përfytyruar se sulmi rus kundër Ukrainës do të zgjaste kaq shumë, aq më pak ishte menduar se rezistenca ukrainase do të ishte kaq e fortë.
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodimir Shkurov, shprehu krenarinë për rezistencën e popullit dhe ushtrisë ukrainase ndaj sulmit rus, si edhe trishtimin e tij për faktin se lufta po vazhdon për një periudhë kaq të gjatë, dhe se në fund të saj, mund të rindërtohen pallate dhe infrastruktura, por nuk mund të zëvendësohen një numër i madh viktimash civile, që po humbin jetën.
Shqipëria po strehon mbi 3 mijë ukrainas të larguar nga lufta, por shumica e tyre, thotë ambasadori Shkurov, janë të vendosur që të kthehen në Ukrainë për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.
“Një falenderim të veçantë kemi për popullin e Shqipërisë, i cili ka mbledhur ndihma të ndryshme, në fonde, në ilaçe, ushqime dhe produkte të tjerë” - thotë ambasadori Shkurov.
Ai dha këto komente për "Zërin e Amerikës", pas veprimtarisë Libri Ukrainas në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.
Kjo është nisma e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, në mënyrë që ukrainasit e strehuar në Shqipëri të gjejnë libra në gjuhën e tyre.
“Kemi marrë një mbështetje shumë të fortë nga SHBA-të edhe nga shtetet e NATO-s dhe këto ndihma dhe mbështetje kanë ndikuar në ecurinë e luftës” - tha ambasadori ukrainas.
Shqipëria po i jep Ukrainës një mbështetje shumë të madhe politike, sipas tij, në të gjithë nivelet shtetërore; nga presidenti, parlamenti e kryeministri dhe deri tek kryesimi i Shqipërisë në Këshillin e OKB-së.
Bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë, thotë ai, vazhdoi edhe sa i përket dhënies së municioneve për Ukrainën, ndërkohë Shqipëria ka marrë pjesë në dy konferenca donatorësh në Lugano dhe në Varshavë.
“Nga ana tjetër, edhe pse Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën, qytetarët e Kosovës kanë ofruar shumë ndihma dhe mbështetje Ukrainës. Këtu dëshiroj të ndaj aspektin politik me atë humanitar, dhe ky i fundit ka shumë rëndësi në jetën tonë” - thotë ambasadori Shkurov.
Ukrainasit e larguar nga lufta janë mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës; kryetari i saj aktualisht ndodhet në Kiev.
Bashkia e kryeqytetit shqiptar ka marrë përsipër të ndërtojë një shkollë në qytetin e Kharkivit pasi të mbarojnë bombardimet mbi qytet.
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë kanë mbërritur librat e parë të kësaj nisme për historinë, kulturën, artin e Ukrainës, letërsi nga autorë ukrainas dhe botime për fëmijë.
Projekti synon t’u rezistojë sulmit rus edhe në aspektin kulturor, pasi Rusia po përpiqet të shkatërrojë identitetin ukrainas duke rrafshuar bibliotekat dhe objektet e trashëgimisë kulturore.
Sipas të dhënave zyrtare, rusët shkatërruan në Ukrainë disa qindra biblioteka dhe mbi 388 monumente të historisë, arkitekturës dhe arkeologjisë ukrainase.
Një djalë është dhunuar nga policia e Durrësit te stacioni...
Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç, të...
Psikologia Lenida Halilaj thotë se videoja e kryeminis...
Vetëm pak orë kanë mbetur nga nisja e "Festës së Birrë...
Gazetari Gerti Shella ironizoi sot efektiven e pezullu...
Gazetari Gerti Shella ka ironizuar efektiven e pezullu...
Punonjësit e Policisë së Burgjeve protestuan pak ditë ...
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar, pas pezullm...
Mbrëmjen e sotme është nata e tretë e magjisë së "Festës s...
Dy netë më parë startoi në Korçë "Festa e Birrës" në këtë ...
Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtori...
Gazetarja Ina Nurçe ka reaguar ashpër pas fyerjeve të ...
Më 12 shtator do të mbahet mbledhja e Posaçme e gjyqta...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë n...
Media britanike, "Daily Mail", ka publikuar një artiku...
Gazetarja Aida Topalli ka reaguar pas fyerjeve që nënk...
Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e famshme p...
Për plot 5 netë me radhë, 17-21 gusht, qyteti i Korçës do ...
Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gjithë...
“Balkan Barometer Business Opinion 2022”, realizuar ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...